Më në fund sipari i shfaqjeve verore u ul. Ligji i vetingut, i kontrollit të figurave, që sot bëjnë drejtësi në këtë vend u miratua.
Bashkë me të, kaloi dhe ligji i ILDKP, ku pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve, e bashkë me ta edhe ato të Ramës, Metës, Berishës, Bashës dhe gjithë pushtetarëve të dyshuar e të akuzuar, do të kalojnë nën sitën e BKH-së.
Mirëpo, zoti Berisha deklaroi, se qeveria sot grabiti drejtësinë, duke i’ua dhënë kompetencat e kontrollit drejtorëve të saj.
Pra, sipas zotit Berisha, tashmë do filloi hakmarrja e Ramës kundër kundërshtarëve të tij opozitarë.
S’di tani të qesh a të qaj?! Nuk u kuptova se përse u mërzit Berisha?! Sot ai duhet të ishte njeriu më i gëzuar në këtë vend.
Sipas garancisë që u dha shqiptarëve nga foltorja e parlamentit, ky ishte shtatori i fundit i qeverisë së hajdutëve, drogmenëve, kriminelëve dhe të gjithë sojit të Rilindjes.
Pra, ligji ishte për tu zbatuar nga qeveria e re, qeveria Basha. Bile për këtë, ai ishte një qind për qind i sigurt, sepse Ramës i’a kishte thyer dhëmbët, e do t’i a thyente përsëri, e përsëri…
Për këtë nuk gënjeu, por vetëm se pranoi krimin e urdhëruar, për tentativën e vrasjes së Edi Ramës me leva hekuri, në mes të Tiranës, shume vite më përpara, një krim i pazbuluar, i cili edhe sot ka mbetur pa autor.
Tani Berisha ka mundësi që “kriminelin budalla”, Edi Rama, ta groposi sepse është vetë Rama që po i’a bënë këtë nder.
Tani Rama dhe “bandat” e tij nuk munden, që për 6 muaj të bëjnë reformë. Ishte vetë Rama që tha, se duhet kohë që reforma të përfundojë dhe Berisha këtë e di mirë.
Rama nuk ka kohë, sepse tashmë u tha dhe u bë, ky është shtatori i fundit i qeverisjes së tij.
Qeveria e re e Bashës po vjen! Çfarë janë 8 muaj, një hiç, asgjë, një “vrap pele”. Për këtë arsye, mendoj se deputetët demokratë vepruan gabim.
Ata kishin mundësinë që të dilnin të nderuar dhe të fituar, duke e votuar ligjin, për veten e tyre, për qeverinë e tyre të qershorit 2017.
Me veprimin që bën, i’a futën “pak” vetes , i ranë të mirës me shqelm, u diskretituan para shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve, si frikacakë dhe gënjeshtarë.
Gabim i madh që dëgjuan Lulin. Ai frikacak e ka kthyer opozitën, si një turmë të pashpresë, për të marrë pushtetin.
Zoti Berisha duhet ta falenderonte Ramën dhe ndërkombëtarët, që bënë një ligj për atë, Bashën, Mediun, për qeverinë e vërtetë të shqiptarëve, me duar të pastra që po vjen!
Po edhe sikur t’i ketë pak të pista nga e kaluara, pak rëndësi ka. A do i kontrolloi qeveria e tij prokurorët, gjyqtarët, pushtetarët, pasunarët?!
Kur një qeveri ikën, të gjitha të drejtat i merrë qeveria që vjen. Atëhere, mjerë Rama, është ai që duhet të tmerrohet për atë që e pret, sepse erdhi tetori i revolucionit.
Zoti Berisha po të më dëgjosh mua, si një mik që t’a do të mirën, falendero Zotin, që ke përballë një kryeministër “budalla” që nuk di çfarë bën dhe bën dhurata aty ku nuk duhet.
Një kryeministër që bën ligje për opozitën, kur ajo është në prag të derës së pushtetit. Një kryeministër që nuk di të numëroi ditët në pushtet, por vetëm të pikturoi. Ju sot duhet të festoni, gëzoni, të thërrisni e të ulurisni, se më në fund ata e hëngrën.
Kur them ata e kam fjalën për ndërkombëtarët, që sipas jush, që thoni gjithmonë të vërtetën, ja paskan varë bolet e dashit qeverisë në qafë. Këto bole do t’i hani ju, sepse qeveria nuk ka kohë t’i hajë.
Ti vetë e the në Tetor “kriminelat” e rilindjes dorëzohen. Ndaj unë që të besoj, nuk dua të shikoj të mërzitur. Si i vjetër që je mos harro proverbin: “Për një gjë që do të bëhet, s’ke pse mërzitesh. Për një gjë që nuk bëhet, përsëri nuk ke pse mërzitesh, sepse nuk bëhet se ti mërzitesh”!
Por nëse nuk beson as vetë në ato që thua, atëherë, mërzitu: Ditë të vështira i presin të gjithë ata që ndjehen fajtor, pa dallim feje, krahine, ideje. Uroj, që ju për moshën që keni, të mos jeni mes tyre, sepse nuk do mundeni t’a përballoni!/Zathur
E sakte se luan as topi,2 B-te te partise demokratike duhen te lumturohen me kalimin e ligjeve pasi jane ata qe pas 3 vitesh ne opozite neper ekranet e televizioneve kane “cjerrur masken” qeverise me denoncime te ndryshme,ku Rama eshte kryekrimineli,kryebanditi,kryemafiozi,krye -organizatori i droges,i parave te pista,kryehajduti i pronave,gjobevensi i shqiptarve,pra me te drejte artikullshkruesi ka komplimentuar dyshen BB qe keta te fundit pra Berisha dhe Basha te kene mundesi me byrone e hetimit ti cojne prapa hekurave qeveritaret!Por sic po sillen dyshja dy B duket sikur ata vete jane me teper bandite dhe hajdute se sa ata qe keta akuzojne,perndryshe nuk kishin pse mos e votonin te marten ligjin per Vetingun,dicka po ndijene minjte nen themele,nje termet i madh po i kanoset atyre qe kane vrare per te qeverisur…
i kemi te fresketa bemat e super kriminelit dhe langove te tije !natyrisht qe habitet se si po e trajtojne simbas rregullave qe
kryekrimineli i njeh mire.(gjuha e dajakut) natyrisht .DITA E PAGESES VONON POR NUK HARRON.
Nga politika nuk ia them shume, por ve re qe ne te gjithe artikujt qe shkruhen ka gabime te shumta gjuhesore. Nuk flas per lapsus. Mjere gjuha shqipe ku do katandiset mbas disa vitesh. Nuk shkruhet: Te numeroi, apo te pikturoi…por te numeroje, te pikturoje (ai). Flm per mirekuptimin.
Nuk shkruhet Flm por Faleminderit!
Faleminderit! ?
I nderuar gazetar! Jeni i sakte…me shkrime mrekulli…ju lutem me shpesh na ndriconi mendjen…lexoj cdo germe tuajen.Respekt!
I nderuar gazetar! Jeni i sakte…me shkrime mrekulli…ju lutem me shpesh na ndriconi mendjen…lexoj cdo germe tuajen.Respekt!