Para disa ditësh shpreha bindjen se shqiptarët tanë që luajnë me Zvicrrën nuk do të veshin fanellën e përfaqësueses së Kosovës. Sipas meje, (dhe kjo bindje më është forcuar) djemtë e shqipes nuk e bëjnë se nuk e duan tokën e tyre, por interesat ekonomike janë më të mëdha se sa hovi që të jep kënga e Ilir Shaqirit: “Kosovë oj nana ime” (me ndërhyrje në vargjet e Naim Frashërit).
Si djemtë e Zvicrrës u sollën edhe djemtë e Shqipërisë, Kukeli, Abrashi, Lenjani e plot të tjerë që mbetën kuq e zi. Thua edhe këta e tradhëtuan Kosovën? Po të hënën, kur të vijnë në Shkodër Plisat e Prishtinës, edhe ata do i quajmë të shitur?
I gjithë ky ajër i bërë ding me ndjenja kaq të mbrapshta ka shkaktuar inat të madh edhe tek Bekim Haxhiu, nënkryetari i Federatës së Kosovës, i cili nuk la gjë pa thënë për Ragip Xhakën, babën e Granitit. Zyrtari nga Prishtina, madje doli në përfundimin se shqiptarët e Zvicrrës nuk duan. Për pak sa nuk i shpalli tradhëtarë. Marrì e madhe e kjo.
Futbolli si çdo sport popullor është prej kohësh sipërmarrje dhe ndërmjetësit (menaxherët), sponsorët kanë një rol të dorës së parë. Shqiptarët e Zvicrrës nuk janë më pak patriotë nëse nuk luajnë për Shqipërinë e Kosovën, sepse në fund të ditës edhe Shaqiri, edhe Haxhiu, edhe Ragipi bëjnë hesapet e çatisë së tyre. Aty ku ke pranuar të futet parja, vështirë e ke të presësh triumfin e idealizmës.
Pos kësaj, as Kosova e as Shqipëria nuk kanë ndonjë meritë që këta lojtarë u formuan. Zvicrra ka dhënë për ta shumë më tepër se vendlindja e tyre. Atje ata mundën të çajnë, të bëjnë karrierë, të fitojnë para, ndaj sot do të ishte një farë pabesie për shtetin a kombin që të formoi, qoftë edhe si futbollist. Nëse ata nuk do kishin bërë asnjë ndeshje me Zvicrrën, ndoshta edhe mëria e Bekim Haxhiut mund të gjente një farë shpjegimi, por derisa atje kanë zhvilluar prej shumë vitesh këtë aktivitet, djemtë duhen kuptuar.
Mesazhet, bisedat private dhe dëshirat personale në këtë rast janë krejt tjetër gjë. Askush nuk ka pse ta fshehë që mund t’i pëlqejë të luajë për Kosovën, por janë një sërë faktorësh që e bëjnë këtë të pamundur, ndaj në këtë rast futbollistët nuk kanë përse të fshihen pas lejeve të munguara nga FIFA, sepse në të vërtetë janë lejet e munguara nga sipërmarrja që ata përfaqësojnë. Bekim Haxhiu gabon fort, kur mendon se Shaqiri është figurë që prodhon atdhetari nëpërmjet sportit. Shaqiri është figurë që prodhon para nëpërmjet marketingut, ndaj duhet mirëkuptuar me kaq.
Po kështu, Berisha i Norvegjisë, Hetemaj i Finlandës e kështu me rradhë. Nuk kishte shumë arsye të idhnoheshe me Januzajn që hodhi poshtë ftesën e De Biazit, nuk ke pse idhnohesh, kur refuzojnë ftesën e Bunjakit. Nuk të ndihmon në këtë fushë as Ali Podrimja, as Naim Frashëri, as Halil Matoshi me dasht’. Kjo, sepse kapitalizmi patriotin, renegatin, tradhëtarin apo patetikun i vesh me të njëjtën fanellë, atë të marketingut.
Ndaj, shqiptarët e Zvicrrës duhen lënë të qetë. Ata mund t’i vlerësojmë si atdhetarë në ditë të tjera. Fjala vjen, çfarë mendojnë për demarkacionin me Malin e Zi dhe jo për skemat taktike të Bunjakit.
se shqiptari ka ba be
me maraz qyshkur pa le
ka zanatin ne pazar
ka talentin tradhetar!
I ka kto
me hymn kombtar.
per pare bythqimat shesin bythen
shkerdhatat shesin shok mik komb vlla e non e bab
kta jan shqiptart.
Shqiptari është i famshëm që në lashtësi si mercenar i mrekullueshëm. Kjo Ka ardhur edhe pse atdheu është kurvë,dhe bijtë e kurvave nuk mund të ndjehem krenarë për nënën e tyre. Ata bëjnë mirë që zgjidhin problemin e jetës së vet. sepse ndyshe do katandiseshin të bëheshin sahanlëpirësat e mdonjë derr maloku pseudo-politikant dhe do jetonin në mjerim dhe padinjitet.. Rrofshin kombet që i japin dinjitet dhe krenari qytetarëve të vet. në këto kombe nuk bën pjesë me siguri shqipëria.
Mire kane bere qe lozin me Zvicren. Aty u zbuluan, aty u formuan. Dhe e ndjejne veten si qytetare te atij vendi. Ku eshte problemi ketu?! Perse Kosova dhe Shqiperia nuk pergatisin dot talente si Jonuzaj apo Shaqiri, por i duan gati nga bota duke tundur flamurin e nacionalizmit?! “Ubi bene, ibi patria”. Ja psh kemi politikanet tane patriote dhe nacionaliste. A i keni pare sa e duan ata Atdheun?! Sa duhet lopa per ta mjele. Ne fund te fundit futbollistet shqiptare neper bote edhe kur luajne me “te huajin” i bejne nder kombit te tyre. Ne votojme politikanet hajdute, vrases, te korruptuar etj etj dhe shajme “tradhtare” disa futbolliste qe nuk i kane bere asgje te keqe Atdheut. Kjo tregon se sa kollaj mund te manipulosh mendjet e idioteve. Sidomos kur u flet per patriotizem!!!
atdheun e bejne njerzit e tij.
kur ata jan njerez burrakurva dhe kurvagra atehere atdheu I tyre rezulton nje atdhekurv.
dhe si rrjedhoj ata I bejn atij ate qe ai meriton dhe qe ata dijn me mir te bejn:. ata,popullkurva pra,pallojn kurvatdheun e tyre.
cfar qelbsinlliku biblik!
parja ta ben atdhe zvicren
parja,edhe ta ben shpell bythen!
Cfare ke me atdheun qe e shan mor bythqire K . Secilio njeri ka shume zgjidhje ne jeten e tij dhe nuk eshte faji i atdheut qe shume zgjedhin rehatine e sumes se tyre para sakrifices per atdheun.
Pse qeverite e kombit shqiptar si ajo e Shqiperise dhe ajo e Kosoves nuk investojne per sportet ne pergjithesi dhe per futbollin ne vecanti eshte faji i tyre.
Nuk ka kohe njeri i cili triumfon ne disa fusha jashte territorit te kombit shqiptar si ne sport, art, kulture, shkence dhe ne profesione te ndryeshme me te ardhura marramendese te vije te mbyllet ne Shqiperi, me te ardhura qesharake. Ne nje kohe kur politika dhe politikanet shqiptar tallin bithen me perversitetet e tyre negative si gangstera dhe mafioza.
Politika shqiptare pagat e larta i ka per vehte, ku Governatori i Bankes se Shtetit Shqiptar merr 7 mijelion e 150 mije lek te vjetra page mujore dhe shperblime cdo muaj dhe perseri vjedh banken. Ku deputetit shqiptar i shkojne te ardhurat bruto mbi 4000 Evro ne muaj.
Tani, ngrihet me te madhe qe paga e gjykatesve dhe prokuroreve te behet deri 5 mijelion lek te vjetra ne muaj dhe pensioni deri 2 mijelion e 700 mije lek te vjetra ne muaj. Kurse te rinjeve socialiste EDI RAMA i thote kur te mbarojne shkollat e larta mos kujtoni se do keni pagat duke filluar nga 800 Evro ne muaj. Nje pjese e ketyre te rinjeve ky fare lanjozi i iken nga salla.
Pra, me keto qeveri te ketyre 26-te vjeteve qe nuk duan zhvillim ekonomik, financiar, arsimor, kulturor, shkencor, sportiv etj, larg dhe sa me larg tyre. Prandaj 300 mjek te rinj sa po kane mbaruar Fakultetin e Mjekesise ne Tirane duan te ikin ne Gjermani per kushte me te mira profesionale dhe te ardhurash.
Jeta NJE HERE JETOHET dhe nuk kane te drejte qe disa zgjebarake te tallin mundin dhe djersen e tjetrit. Kush eshte i zoti ti japi vehtes atje ku eshte me mire.
Edhe GJERGJ KASTRIOTI – SKENDERBEU beri per mbare kombin dhe popullin shqiptar dhe per krishterimin Evropian, por kemi disa korrak injorant, smirezes qe thone nuk ka bere asgje se “TRADHETOJ BABA SULLTANIN e PJERDH”. Njerezit e famshem dhe me emer shqiptar nje pjese injorante e shoqerise shqiptare i ka inate, sepse nuk i arrijne dot dhe bejne si DHELPRA qe shikon vilen e rrushit dhe nuk e kap dot dhe thote kot po e shikoj se nuk qenka gje.
Kujdo shqiptari qe jep ne fusha te caktuara te jetes i uroj suksese, begati dhe mireqenie kudo qe ndodhet dhe shkon.
edhe ratikic o kroacise eshte rritur e bere futbollist ne zvicer zvicra i beri presion edhe u tha jo flam po une jam kroat…..4 lojatre te portugalise kane lindur ne France i kerkoi franca dhe nuk pranun i thane jo flm frances per gjithcka po zgjedhim vendin e zemres……lereni pordhet edhe arsyet ata nuk ikin dot nga zvicra se u nxjerr probleme per pashpaorat e njerzit e familjes atje plus edhe lket qe fshehin ne bankat atje
Edhe Skënderbeu mund të bënte karrierë në Anadolli por erdhi në Shqipëri.