Përpara disa ditësh ndoqa në një ekran televizori, një opinion të Adrian Civicit, i cili përkrahte idenë e një rritjeje drastike të përfolur në rreth 3 mijë euro në sektorin e drejtësisë, duke u mbështetur në dy argumente. I pari se borxhi publik është tashmë i kontrolluar, i dyti se sa më mirë, pra me paga sa më të larta të jenë shpërblyer nëpunësit (ai shpresonte një rritje edhe në të gjihë sektorin publik), aq më mirë e bëjnë ata punën.
E rimorra këtë çështje sepse vërtet pagesat e nëpunësve publikë, por edhe i gjithë sistemi i pagave, për të gjithë, jo vetëm për nëpunësit, por edhe për mjekët, profesorët, policët, etj., është në gjendje që i bën këto shpërblime qesharake, jo vetëm në sektorin publik, por në të gjithë sektorët, pra edhe te privati (me ndonjë përjashtim si trajtim privilegjesh), dhe jo vetëm për kuadrot, por për të gjithë ata që punojnë, nisur nga pagat minimale, pensionet, asistencën, etj.
Pagesa prej skllavi.
Mirëpo, tjetër është të argumentosh një rritje mëse të domosdoshme dhe urgjente të të gjithë kapitalit që shkon për pagat në shoqëri, dhe tjetër është të përkrahësh meqë rasti e solli për të qenë politikisht korrekt një rritje marramendëse në krahasim me pagat e tjera, të pagave të sektorit të drejtësisë, ose vetëm një rritje pagash të nëpunësve të sektorit publik, me argumentin se pagat e larta shoqërohen me cilësi më të lartë pune!!!
Kush e ka provuar se pagat marramendëse në krahasim me të tjerët sjellin një cilësi të lartë pune ?
Për ta vërtetuar këtë duhen studime dhe jo opinione fluturake nëpër ekrane televizionesh duke artikuluar evidenca që në fakt janë iluzione. Nuk është gjithmonë e vërtetë se cdo rritje page, ose një sistem pagash me shpërpjestime të rënda sjell një cilësi pune më të mirë nga punonjësit, sidomos nëse kjo nuk shoqërohet me masa të tjera administrative, organizative, kontrolluese, motivuese, etj.
A ka bërë ndonjeri ndonjë studim, nga këta që flasin qesim nëpër televizione sesa është raporti mes pagave në nivel mesatar ose pagave më të vogla dhe pagave më të larta në sistemin e drejtësisë ose gjetiu në vendet perëndimore që duam të marrim si shembuj? Se nëse disa nëpunës do të paguheshin me 3 mijë ose 5 mijë dollarë ose euro në muaj, po hajde po themi me 4 milionë lekë të vjetra, a e dini sesa do të ishin raportet e këtyre pagave me pagat mesatare në Shqipëri palé me pagat minimale?
Nëse një pagë mesatare do të merrej nja 300 mijë lekë të vjetra diferencat do të ishin me 10 ose 15 herë, kurse me pagat reale minimale do të ishim rreth 20 herë.
Keni parë ndonjë vend perëndimor ose nga këta rreth e qark, ku ky diznivel në hierarkinë e sistemit të pagave të ishte në këto përmasa sikurse supozohet të bëhej te ne?
Sepse parimi i parë i ndërtimit të hierarkisë të piramidës të pagave është drejtësia, një pagë e ndershme dhe e drejtë në krahasim me shpërblimin e të tjerëve dhe jo krijim sistem privilegjesh, që nga njera anë nuk motivon aspak ata që përfitojnë për të bërë një performancë më të mirë profesionale, dhe nga ana tjetër krijon pakënaqësi dhe ndjenjën e padrejtësive në të gjithë pjesën tjetër të punonjësve, pra sjell demotivim total.
Edhe në drejtësi, por edhe në përgjithësi këto disproporcione do të krijonin dy realitete, dy botë, dy universe shoqërore, ku ata të superpaguarit jetojnë në një Qiell tjetër, në krahasim me baltën e atyre që paguhen si skllevër.
Në këtë rast, si do të kishin këto dy botë të njejtat sisteme vlerash, gjykimesh, mbi nderin dhe pandershmërinë, për krimin dhe drejtësinë e ligjshme, mbi motivet dhe çmotivet e sjelljes njerëzore?
Ne do të ecnim edhe më në shumë në një çarje totale mes atyre që kanë të ardhura marramendëse në muaj dhe atyre që paguhen si skllevër apo bëjnë punën dhe nuk paguhen fare, ose paguhen kur vjen periudha e të korrurave si në Mesjetë.
Kush tha se një pagesë super e lartë në krahasim me pagat e të tjerëve, pra në raportin e pagave : nëpunës (punonjës publik) – popull që robtohet dhe merr paga qesharake, do të motivonte një kastë konfuciane që do të krijonte administratorë, magjistratë, nëpunës, administratorë që do të bënin punë me cilësi?
Këtu nuk mund t’ja fusësh kot “si kau lopës” sikurse thuhet nga populli ose nga folklori në bagëti e bujqësi, por duhen studime të mirëfillta dhe konkrete nga fusha e administratës publike, nga sociologjia dhe psikologjia e burokracisë, nga financat publike, nga morali dhe etika mbi të drejtën dhe të padrejtën, nga shkencat politike, etj.
Një sistem shpërpjestimor pagash sjell pasoja shumë të rënda pikërisht në performancën profesionale të punonjësit, nëpunësit, drejtuesit. Dhe këtë nuk e them unë, por mjafton të lexojmë nobelistët e sotëm në fushën e financave dhe sociologjistë të burokracisë, të sistemit bankar, për t’u bindur, hapur sytë, dhe mos u marrë me deklarime evidencash që nuk janë veçse iluzione të përhapura në konflikt interesi. Faj ka gazetari që nuk pyet edhe ata që mezi nxjerrin muajin duke marrë borxh lidhur me këtë.
Cfarë thonë studimet e sotme? Që këtë shpërpjestime në paga sjellin një dëshirë për të bërë karrierë me cdo mjet dhe sa më shpejt, duke ja varur punës, se performancën e paqënë kërkohet ta mbulojnë me llafe dhe strategji marketingu pa bukë, se ata që kapin postet e paguara padrejtësisht krijojnë kasta mes tyre në dëm të gjithë sistemit ku janë integruar, se pasi mbledhin shumë kapitale nga rrogat e majme mbi kurriz të atyre që paguhen poshtërsisht keq, nuk kanë motive më, dhe nuk pyesin as për masa administrative kundër tyre në rast gabimesh dhe paaftësie meqë xhepin dhe llogaritë bankare i kanë plot, hidhen në investime kapitalesh në fusha të tjera duke e konsideruar shërbimin në administratë si dytësor, blejnë me fuqinë e tyre financiare të gjithë ata që kanë rrotull, blejnë gazetarë, apo vartës poqese duan.
Paga e padrejtë dhe stratosferike për një pjesë të lidershipit, mos ta harrojmë, sjell inflancion, rritje çmimesh në treg, dhe këtë e paguan shtresa e mesme dhe shtresat me të ardhura të ulta të shoqërisë, të cilat duhet të përballojnë ngritjen e çmimeve pa pasur ngritje rrogash ose të ardhurash, duke i demotivuar edhe më shumë për të krijuar dhe punuar.
Incentivat shpërpjestimore sjellin devianca sistemike dhe zëvendësojnë në mënyrë katastrofike “logjikën e agjencisë”, me “logjikën e lidershipit”, duke e shndërruar institucionin në vegël që konsumohet dhe hidhen tej në plehra për hir të interesave të lidershipit.
Pra, ka shumë faktorë negativë, rrisqe, sistemi i incentivave të padrejta dhe me shpërpjestime të mëdha sikurse edhe studjuesi më i dobët i sistemit të sotëm bankar e di se nga kriza bankare është dalë me përfundimin se nga shkaqet e saj ështê edhe sistemi i primave dhe i incentivave të padrejta dhe shpërpjestimore i pagave ose shpërblimeve të menaxherëve.
Prandaj duhen studime, prandaj duhen krahasime, prandaj duhen dije nderdisiplinore, prandaj duhen sisteme të dhënash dhe eksperimentime të gjata përpara sesa të flitet për reforma administrative, sepse me opinione fluturake, të pambështetura në prova, në ajër, nëpër media, thjesht në sisteme propagande të tejngopur dhe bajate, kemi arritur në këtë derexhe.
Na duhet një reformë e drejtë, e studjuar, globale e sistemit të shpërblimit në Shqipëri, kundër pikërisht asaj që qejallarët që vërtisin në ajër kamxhikun, e gjoja mbajnë bajrakun e klanit, e u duket vetja të pazëvendësueshëm, si me legjitimitet të ardhur nga lart, nga Zoti, të marrin rroga të padrejta stratosferike si sistem privilegjesh, kurse pjesa tjetër, populli, intelektualët, punonjësit në përgjithësi kudo e në cdo sektor, pensionistët, etj., të marrin rrogat e turpit, skllavit, poshtërimit.
Prit gomar të mbijë bar (nga ai i forti fare).
Shqetësimi është i drejtë ndërsa argumentimi,si të gjithë argumentimet e këtij “filozofi”, dhe të “gjithëdituri”, kodra pas bregut. E si mund të jetë ndryshe kur do të kundërshtosh z. Civici, si anëtar i komisionit të reformës arsimore, por nuk e ke haberin nga ekonomia?
Si në çdo “analizë” të këtij palo profesori edhe në këtë rast kërkon analiza shkencore sociologjike për të cilat ai është kompetent sepse nuk ka më nevojë për njohuri të metodave matematike të llogaritjeve statistikore për sa kohë ka mësuar të përdorë sistemin e gatshëm SPSS.
Sipas zotërisë në fjalë, z.Civici ja ka futur si kau lopës. Kaq mjafton për të kuptuar se “filozofi” Fuga nuk analizon dot as kuptimin e një shprehje të rëndomtë popullore.
Ja ke futur si kau pelës profesor!!
Zoti Fuga ka te drejte, paga te tilla ne gjyqesor natyrisht jane te papranueshme, duhet te kete raporte te drejta duke ju referuar pages minimale.Nje gjyqtar apo prekuror nuk e bene te ndershem paga por ligji,te beje detyren dhe ne se nuk e bene ate te shkoje pas hekurave, por duhen ligje te sakta ne kete fushe ne lidhje me gjyqtaret e prekuroret, ata natyrisht jane te pavarur ne punen e tyre por ata jane teresisht te varur nga ligjet ne gjykimet qe bejne,duke patur saksione e sekuestrim prone ne se bejne korrupsione,te jene nen vezhgimin e sherbimit informative shteteror dhe te publikut ne te njejten kohe duke patur portale ne internet,ku te japin mendimet e tyre,te cilat me tej duhet te verifikohen. Korrupsioni ne drejtesi u perhap per faje te politikes, sepse ashtu i bene ligjet per ti hapur rruge korrupsionit, por sidoqofte nje gjyqrtar nuk mund te kete pagen me te larte se sa kryebashkiaku i qytetit ku ndodhet gjykata.Ndersa zoti Civici natyrisht flete kote, apsolutisht jo si ekonomiste por as si nje qytetar i dores se fundit, ai mund te jete antar i reformes arsimore por kjo nuk do te thote asgje, nuk eshte me i miri, kur ne e dime se si jane marre vendet e punes -ato jane marre jo nga aftesit por nga rryshfetet. Boll te deshogje Z.Civici se si e argumenton pagen ne gjyqesor qe te dalesh ne konkluzionin qe vetem ekonomiste nuk mund te jete. Dhe vendi eshte ketu ku eshte sepse njerzit e duhur nuk jane ne vendin e duhur, por e kunderta, njerzit ordiner kane pushtuar administraten e shtetit, ate private dhe deri ne parlament
I ke rene rrotull e rrotull ,pa qullosur as edhe nje gje. z Fuga……. Fain per keta lapanjose te drejtesise e ka pase dhe e ka politika . Kjo nuk ka lidhje fare me rrogat e larta , apo te vogla. Po ta jap skemen me te thjeshte . Drejtesine do ta rregulloje politika ne qofte se ka predispozit , ku une jam pesimist , deri kur ti vihet ne ngarkim ketyre rrugaceve, punonjes te drejtesise, kur nje individ fiton ne gjykat e STRASBOURGUT , kunder shtetit shqiptar ,pra keto shuma , si nga personi i demtuar nga keta bandille, qe mer leket nga vendimi i strasbourgut ,por edhe sa kushton haku i punes per GJUKATEN e STRASBOURGUT ,e ti vihet ne ngarkim gjygjtarit ,ose gjygjtareve ti paguajne keta , bile po nuk i paten keto shuma per ti paguar, te cojne edhe gruan ,e pse jo te punoje prostitute neper semafore ,per te shlyer detyrimet ,per fain e tyre.Kjo eshte menyra me e mire dhe jo rrogat , bile politika te nxjere ligjin e hekurt per afatet kohore , ku eshte nxitesi kryesor. Shikoni cfare ndodh , kah hallexhi, qe kane mbi 8 vite dhe jane akoma ne gjykaten e shkalles pare ., mbasi nje dite kur ta hapi thesin mire Strasbourgu ,jo me mbi 400 dosje ,por vetem me dy dosje falimenton shteti shqiptar. Keta juristet tane te ketyre 25 viteve te fundit , nuk jane direkt fajtore , por jane me te pa skrupullit me te ndyre ne te gjithe rruzullin tokesor.Por mos harrojne se nje dite do japin llogari, si ligjit, por mos harrojne privatn qe e kane terequr zvare .si nje qen i ngordhur ,karakterin ,dinjitetin e deri te shpenzimet poshte e larte.. .Dakort per rogat z Fuga.
Kjo rritje galopante e pagave te gjyqtareve, behet per shkak te punes se veshtire, me qe lodhen shume, apo per te rritur ndergjegjen gjate ushtrimit te profesionit?
Po behet per te rritur ndergjegjen.
Me nje fjale, shteti demokratik, eshte dorezuar ne kete rast; ka rene, perderisa detyrohet te rrit pagat ne sektorin e drejtesise, shume me teper normales.
Nje gjyqtare, nuk ka nje ngarkese me te madhe ne pune se sa nje veteriner apo kirurg.
E dyta eshte, kjo rritje pagash, nuk ka per te ndikuar aspak ne cilesine e punes se tyre!!!!!!!!!!!
Vetem ligji dhe zbatimi i tij, sic shprehet Sul Pumi. vendos drejtesi, ne sistemin e jodrejtesise shqiptare.
Per mua, reforma ne drejtesi, nuk eshte e plote, po nuk u ndeshkuan me te njenjten monedhe vete gjyqtaret, per cdo vendim ne kundershtim me ligjin.