Per paratë e fituara duke i hedh ujë qumështit!

28 Gusht 2016, 16:56Blog TEMA
Per paratë e fituara duke i hedh ujë qumështit!

            

 EVDAL   NURI

Në vitet 30- të shekullit të kaluar një shqiptar pas një emigrimi 10 vjeçar kthehej për në Atdhe. Udhëtimi bëhej me vapor e zgjaste muaj . Një ditë së bashku me shokët loznin letra në verandën e vaporit. Pranë kishte një trastë me dollarë që e mbante me vete , mbase kishte frikë   se mos ja vidhnin . Ç’ndodhi? Një majmun( që në atë kohë mbaheshin në vapore ) ia mori trastën e u ngjit në shtyllat e vaporit .Hapi trastën e filloi t’i hedh dollarët në ajër . Shumica ra në kuvertën e voporit , nje pjesë në oqean. I shqetësuar e i mërzitur mblodhi dollarët që ishin në vapor. Shoku që po lozte e pyeti .Ç’punë kë berë në Amerikë? Shisja qumësht . Do t’më tregosh të drejtën. A i ke hedhur ujë qumshtit ? Po , por pak !  Dogjo miku im ! Dollarët që të ranë në det janë ato që i ke fituar nga uji që i ke hedhur qumshtit . Ato kanë qënë haram. Të tjerat i ke hallall .Çoja kalamajve .                                                                                                                                  1- Harami është haram !                                                                                                

Para disa ditëve isha në Petrelë . Jo në vilat që janë pranë Tegut , ( edhe ato janë shumë të bukura ),por më lartë .Ç’të shikoje ! Me dhjetra vila ” përallore “. Shumë hektarë tokë të zëna . Pashë një botë tjetër . Shoqëruesi ( banor i zonës) më tregonte vilat që vetëm imagjinata mund t’i prek ! Ai më thoshte me emra e mbiemra . Kjo është e filanit , kurse ajo e fistëkut . Ajo atje e x , kurse kjo e y. Të gjithë emra të dëgjuar të politikës, biznesit e mediave . E di sa kushtojnë ? Çmimet shkojnë nga 700 – 1 milion euro . Mendova , ç’aftësi të veçantë kanë këta njërëz ?   I kemi dëgjuar s’i flasin e ç’nivel diskutimi bëjnë . Janë mjeshtra për të abuzuar me këtë shtet më sqaroi shoqëruesi . E ” rropën” këtë vend . Shtetin e drejtësinë e kanë të tyre . Ca ata e ca këta . Kur i pyet për këtë vilë apo atë pasuri , të thonë : “Kam marr kredi “! “Kredia” është rruga më “bindëse” dhe e sofistikuar për të mbuluar korrupsionin ! Tek ne, kur i varfëri merr diçka që s’i takon , quhet hajdut e futet në burg. Të pasurit kur i zbulohen miliona euro abuzime ,quhen të korruptuar e kaq ! I varfëri kurcen gjithë jetën që të mos vdes i varfër, e përsëri i varfër vdes. I pasuri harzhon gjithë jetën e përsër i pasur mbetet. Pra,e keqia ne nuk na vjenë nga të varfërit që s’kanë të hanë, por nga të pasurit që s’kanë ngopur .                                                                                            Kur u ktheva në Tiranë takova një pensionist të nderuar , ish oficer. Për t’u liruar nga ç’ kisha parë ia tregova. E dini s’i mu përgjigj . Edhe në Boston s’i gjenë ato vila ! Kam vajzën atje e s’kam parë vila kaq lluksoze ! Sa të pasur një grup njërëzish ! Sa të varfër shumica !

Është e çuditëshme se politikanët tanë japin mendime dhe flasin në televizion, jo vetëm për politikën, por dhe për sportin, guzhinën, kulturën , modën, mjedisin e gjithëçka , kurse për “zanatin “ që kanë e paguhen ” ngelen në klasë “ ! Mirë që nga shteti s’kanë frikë , por s’pyesin as nga Zot ! Ata s’besojnë në Zot , se po të besonin do t’na kishin bashkuar e jo ndarë m’u përgjigj miku im . Të kuptohemi , unë vura në dukje ç’pash. Nuk dua të akuzoj asnjë, prandaj s’përdora emra . Kush e ka vënë   me djersë e ndershmëri, hallall e pastë.Të tjerët që kanë shfrytëzuar postin e në rrugë korruptive   janë pasuruar, harram ta kenë !

Edhe Zoti thotë :” Hallalli është hallall e Harami është haram “ .                                

Nëse kjo histori që tregova në fillim të shkrimit, do të praktikohej tek pasanikët tanë , qumshti i tyre do të kishte shumë ujë. E s’i rjedhoi në det do kishte përfunduar shumica e vilave e dollarëve , mbase ato janë haram .                                                                                                                            

2-Intelektualët më të varfërit .                                                                                                            

Një ditë pinim kafe me Pr. Dr Hysen Kordha. 40 vjet profesor në U.T . Kuadër me përvojë në Akademinë e Shkencave . Më fliste për ish nxënësit e tij . Sot politikanë apo bizesmen . Asnjë s’përgojoi, por as lavdëroi. Ka natyrë të qetë e i mat mirë fjalët. Bisedonim, pse jemi kaq të varfër ne intelektualët, që s’u morrëm me politikë…. ? Politika është arti i të drejtuarit   dhe jo arti të pasuruarit si ndodh tek ne . Por ja që politikanët tanë janë kthyer në mjeshtra për t’u pasuruar e përfituar.                                                              

Në filozofi thuhet :” Qënia shoqërore përcakton ndërgjegjen shoqërore “ . Njeriu jeton ,flet diskuton me njërëzit në përputhje me kushtet ekonomiko-sociale . Diskutimet e të pasurve zhvillohen në përputhje me qënien e tyre. Fjala vjen, ata diskutojnë   se në cilin shtet do shkojnë në fund- javë ? Ku   do të kalojnë pushimet? Me ç’avion do të udhëtojnë ? Unë me profesorin bisedonim, kur e marrim pensionin.Unë e marr në 14 , ai në 18. Sot pagoj unë , nesër ai . Kjo është qënia , ky është mendimi e diskutimi i dy intelektualëve, që dekada të tëra i kanë dhënë mënd edhe atyreve që sot “ po na japin mënd“ . Të kuptohemi jo se s’kanë mënd , këta e shumë të tjerë , por varfëria i ka ulur kokën . Në fakt gjumin e bëjmë të qetë , por na ka mbetur vetëm emri, megjithatë edhe kjo s’është pak .                                                                                                                           3-Gjynahet të zënë vonë  ! Një djalë ” mëkatarë” , i friksuar nga gjynahet që kishtë bërë, pyeti priftin : “ O Patër ? Gjynahet, të zënë shpejtë apo vonë “ ? Jo bir gjynahi të zë vonë. Djali “ u gëzua “ se mëkatet që kishte bërë do ta zinin vonë , por e pësoi nga gjynahet që kishtë bërë më parë.                                                                                                                                Mëkatet janë nga më të ndryshmet. Ndaj Zotit, shtetit , familjes ,popullit , ndaj personit e tjerë . S’ka njeri që të mos gaboi . Zoti falë ata që bëjnë gjynahe pa dashje . S’ka si të fali Zoti, përdhunuesit ,vrasësit, vjedhësit, terroristët që vrasin në emër të Zotit . Zoti kurrë nuk thotë vrit , vidh , mashtro, përdhuno .Për këtë njerëz s’ka falje , por dënimi do të jetë ndofta vonë ashtu si tha prifti.                        Por sa vonë pyesin njërëzit ? A do të mund të shohim të gjithë” bëmat “e tyre ? U ” lodhën ata” së foluri , por dhe ne së dëgjuari . Na u merzit televizori, mbase kudo shonim të njëjtat fytyra e po ato fjalë. Tani s’i do vejë puna……… ?                                                                             E vërtetë, ndërkohë kur partitë, të gjitha e quajnë veten “fitimtarët” për reformën në drejtësi ! Njerëzit e zakonshëm atë që kanë   hequr mbi shpinë padrejtësitë e drejtësisë , ende janë të rrudhur, për të besuar një mbarësi. Peshorja e drejtësisë është anuar kaq keq e kaq njëanshëm, sa që vetëm mendimi se mund të fillojë nivelimi i saj, është i pakapshëm. A do të zbatohen ç’ka u aprovua dhe u votua ? Kjo është kryesorja. Porosia nga B.E. është sa më shpejt të krijohen institucionet e reja . 25 –vjet në ka gryerë korrupsioni . Por këto institucione , do të mund t’i rrezistojnë presioneve që s’do të jenë të vogla !? Të shohi , këto t’ia lem kohës …… !                                                                                        Duket se po afrohet   dita për larjen e “mëkateve”.Kam frikë se s’po i zë gjumi, pasi erdhi dita e ndëshkimit?                                        

Por drejtë thonë: “Kush bënë shtëmbën bënë dhe vegjen “. Mos kanë menduar dhe për “vegjen “ ! Kjo të shpëtoi shtëmbën të mos thyhet , mbase është mbushur plotë me “ mëkate”.                                                                                              Nejse ,ky është një problem tjetër , që i përket të ardhmes                                              .

 

 

3 komente në “Per paratë e fituara duke i hedh ujë qumështit!”

  1. guri shabani says:

    Megjithate shtama sa do qe ti vene vegjen po shkoj ne burim per tu mbush me uje njehere do thyhet ,por kur thyhet behet therrime.Zoti i denofte sa me shpejt mekataret.

  2. Ermir says:

    Ti ke te drejte mor zoteri por ne si popull nuk shquhemi per zgjuarsi prandaj dhe ata politikanet bejne qejf dhe lundrojne ne para.Ke pare te cohet populli ne kembe se ska buk se ska pune? JO.Populli brekgrisur shqiptare cohet vetem per politike dhe per hater te politikes djeg edhe vendin e tije sic ka bere disa here.Pra me pak fjale mor lum zotnija eshte e kote te merresh me kte popull se nuk te kupton perkundrazi po ti flasesh keq per ata hajdute qe i kane rrjepur lekuren ketije populli te ofendon bile mund te dale dhe ndonje te te jape dhe dru.Jemi i vetmi vend ne bote qe sindakatat jane pjese e partive poltike ku kreret e ketyre sindakatave jetojne mes lluksit me parate e korrupsionit dhe kurre se kane cuar zerin per hallet e ketije populli mjeran.

  3. Haaaaa says:

    Ke harxhuar kohen tende dhe tonen aq kot sa u pendova qe e lexova!
    Keto qe thua ti ne i shohim perdite dhe nuk habitemi!
    I shohin edhe nderkombetaret dhe nuk habiten!
    Dhe ja na erdhe ti dhe u habite!
    Jallah more amerikon!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje