Është një fakt i pamohueshëm që këtë vit Shqipëria është paraqitur në mediat botërore me imazh të pëlqyeshëm. Ato italiane, angleze por edhe të tjera kanë shkruar me nota të ngrohta dhe mjaft pozitive. Është vlerësuar bukuria e vendit, plazhet e bukura, ushqimi i mirë dhe me çmime të arsyeshme. Shkurt, është hera e parë që Shqipëria paraqitet ashtu siç do të dëshironim të gjithë. Ky është një moment i rëndësishëm në zhvillimin tonë dhe nëse tregohemi të zgjuar e të përgjegjshëm, kemi rastin e artë që të bëjmë një hap të madh në të mirë të vendit.
Pasuria më e madhe që ne kemi, pra bukuria e vendit, plazhet dhe malet, turizmi në det dhe turizmi malor të mbështetur edhe nga gastronomia e pëlqyeshme e hoteleria me standarde të larta, mund ta bëjnë vendin tonë një destinacion tërheqës për turistët e shumtë që jetojnë gjatë gjithë jetës me anë të udhëtimit. Mirëpo, në semiologjinë urbane, kjo është vetëm njëra anë e shenjës, sepse i shenjuari, në këtë rast, ka dhe një anë tjetër që është brendia e këtij vendi. Dhe enigmën më të madhe që kanë të huajt, nuk po e zgjidhin dot. Të gjithë ata që vijnë në këtë vend dhe magjepsen me bukurinë e vendit, që çuditen me lirinë dhe sjelljen europiane të vendasve, mungesën relative të burkave, të gjithë ata, pra, pyesin : Ore çfarë jini ju shqiptarët ? Pyesin sepse, për shumicën e vendeve perëndimore, ne shqiptarët jemi ata të fillimit të shekullit XX. Për europianët ne jemi një vend musliman dhe që ka kaluar një diktaturë të egër. Vetëm kaq.
Siç e kam treguar edhe në një rast tjetër, edhe këtë vit, një çift mësuesish francezë nga Parisi që vinin për herë të parë në Shqipëri, kishin qenë ndërdyshas, sepse kur kishin zbuluar vendin tonë, ishin përballuar me një realitet tjetër. Ata kishin biseduar me zyrat përgjegjëse në Ministrinë e Jashtme franceze për sigurinë në Shqipëri dhe përgjigjja ishte se siguria në vendin tonë është portokalli. Në vlerësimin e gjendjes së sigurisë përdoren tri ngjyra, e kuqja që është më e keqja, portokallia që është në mes dhe tregon një vend të pastabilizuar politikisht dhe jeshilja një vend normal. U kthyem në shtëpi, tregonte çifti francez dhe u futëm në internet. Në blogjet e ndryshme, francezët që kishin vizituar Shqipërinë na paraqitnin një pamje krejt tjetër. Aty vizatohej pikërisht kjo Shqipëri që ne gjetëm, vend i gëzuar, i bukur, e plazhe të bukura me ujë kristalin, ushqim shumë i mirë dhe me çmime të lira, njerëz të mrekullueshëm dhe shumë miqësorë. U kthyem përsëri në Ministrinë e Jashtme dhe u treguam atyre nëpunësve këtë realitet. Ata heshtnin dhe na tregonin shenjën portokallli pa na thënë asnjë fjalë. E çuditshme ! Në një çast menduam të shkonim në Iran sepse për Ministrinë e jashtme franceze, atje, megjithë terrorizmin akut dhe tensionet e brendshme, ngjyra portokalli ishte më e zbehtë. Por, ne, vijoi çifti francez, zgjodhëm të « rrezikonim » dhe nuk u zhgënjyem. Mirëpo, tani që kemi vizituar Shkodrën, Beratin dhe po pushojmë në Himarë, nuk e marrim vesh, çfarë jini ju shqiptarët ? Natyrisht e njohim Kadarenë, po kini ndonjë gjë tjetër që mund të na rekomandoni që ta njohim këtë vend ? Është tjetër gjë ajo që mund t’u tregoja unë në aq pak kohë dhe është një gjë e dhimbshme ajo që ndodh realisht në këtë vend.
Edhe pse kanë kaluar njëzetë e ca vjet pas rënies së diktaturës, pra pas mbylljes së hekurt të vendit, ne nuk njihemi ende, por kemi ndërtuar porta të hekurta dhe e kemi mbyllur përsëri veten tonë në harresën mediokre dhe historinë apo biografinë tonë jo vetëm që nuk dimë ta tregojmë, por e injorojmë atë sepse jemi mendjelehtë të pandreqshëm. Psh., është e paimagjinueshme që askush në Europë nuk e njeh historinë e Skënderbeut tonë të madh. Ne identifikohemi me turqit dhe muslimanët, ndërkohë që ne shpëtuam Europën nga otomanët. Kjo pjesë e historisë është fshirë dhe nuk rrëfehet. Imazhi i një vendi të bukur dhe me histori të madhe siç është historia jonë në qoftë se do të ndërtoheshin me kujdes do të shërbenin si një urë e lakmueshme për të kaluar një vështrim tjetër mbi vendin tonë. Është e vërtetë që këto vitet e fundit ne po tregojmë dinamizëm ekonomik të lakmueshëm dhe duhet të ndjehemi mirë sepse ritmet tona të zhvillimit po i lënë pas vendet e tjera në rajon dhe Shqipëria dhe shqiptarët janë një realitet tjetër tani. Dhe këtu meritat nuk dihet se cili do t’i marrë nesër, sepse për fat të keq në ligjërimin publik historia e qeverive të këtij vendi është e mbushur me ngjarje të errëta më shumë sesa me realizëm pozitiv.
Qeveritë që kanë kaluar në këtë vend do të kujtohen veçnarisht për punët që nuk kanë bërë dhe për të zezat që kanë lënë pas. Kështu ndodh në demokraci. Dhe kjo është relative. Bilancet bëhen ndryshe tani. Mirëpo, nëse do të ketë një të zezë që do të shenjojë si njollë të madhe e të dallueshme që larg të gjitha qeveritë e tranzicionit shqiptar, ajo do të jetë mediokriteti kulturor dhe paaftësia kriminale për të ndërtuar identitetin historik. Tallja me institucionet e mendimit dhe të kulturës, mungesa e vizionit për të ndërtuar imazhin e një vendi të drobitur, po me histori të madhe, do t’i bëjë këto qeveri që të duken nesër në sytë e shqiptarëve si qeveritë që rrodhën nga llumi i vetëdijes haxhiqamiliste, esadiste e hoxhiste, që kishte si ideal paranë dhe dukjen në oborret e kancelarive, që drejtuan vendin duke u mbështetur mbi kurrizin e drobitur të sejmenëve të ngratë dhe duke ndarë toka e poste me besnikët e tredhur. Këto qeveri do të zhduken një ditë e do të kujtohen vetëm për historitë me hajdutë e vrasje, por jo se i vunë një gur rindërtimit të imazhit tonë përmes rindërtimit të historisë dhe stërmundimit për ta treguar atë në botë.
Ka hikur Diktatura por kane ngelur prallat e ‘Skender-beu tone” dhe pa e lexuar asnje rjesht per historine e viteve 1911-1920 fillon dhe vlerson sipas librave te kuq te partise kush ishte tradhtar dhe kush ishte atdhetar.
Eshte qesharake Yllka qe mendon se me ato librat propagandistike te partise do leshe gjurme ne inteligjencen tone dhe kerkon te behesh me oksidental se atyre qe po i tregon prallat.
Cfare shkruan o hajvan me boje qe te ngeli mendja tek skenderbeu ,,,hahahahahahaha ,,,ti je deshmia qe ky vend u dhje nga filo-turqit .Mos u be si i ditur ,behu modern sa te duash ti ,,por kulturen e hallves dhe ashures ate nuk e heq dot edhe per 500 vjet te tjera
SHQIPERINE PAS KOMUNIZMIT, E LA MBRAPA ANTISHQIPETARI ,SALI QEN BERISHA . KY POPULL KA SAKRIFIKUAR PER TE TJERET.
te lumte pena Ilir, por nga ana tjeter ti bejme gjerat per veten tone se pastaj te huajt te bejne cte duan. Francezi e kushdo tjeter ndoshta na pandeh me bisht, le te vazhdojne te mendojne keshtu, rendesi ka te nxjerrim veten ne selamet se pastaj injoranca ne perendim eshte problemi i tyre. Per identitetin e ke mire, mbetet sfide, duke filluar nga emertimi i vendit se fjala vjen Greku e Maqedoni perdorin emrat e mitologjise, te mbytin me vepra arti kushtuar historise se vjeter, ne hic, nxjerrim e mbushim sheshe me kolaboracioniste apo ata qe shiten troje per pushtet… nuk quhet gadishull ballkanik por ilirik, plehrat e grekut edhe polifonin duan ta tjetersojne etj etj avaze pafund. Prandaj, te hapim mire kartat nacionaliste, te shtrohet mire karta shqiptare ne greqi se aty eshte thembra e akilit, te marre vesh bota mbare se greqia eshte gjysem shqiperi se shume nga ato vlerat “helenike” jane pelazgjike, se perendite flisnin shqip, se herojte e Homerit jane paraardhesit tane etj etj kauza te arkivuara gjate. Mbi te gjitha nje reforme reale ne drejtesi dhe te mbushen burgjet me halete qe e vodhen, vrane dhe shiten sovranitet cerekshekulli me preteksin e luftes kunder komunizmit (nuk kishin hallin se ishim komunist si vend por se u vume kufirin tek thana grekut dhe serbit dhe hakmarrja e tyre keto 25 vjet ka qene e tmerrshme sepse vendi u dogj si rrallehere kaq shpesh sa dhe pushtuesi nuk ta ben kete gjeme. E kjo me ndihmen e renegateve “demokrat” qe tani u ka hyre data sepse kane frike cfare po ndodh me reformen ne prag.
Shqiperaret jane e keqja e vetes dhe nuk kane asnje lidhje me Gjergj Kastriotin as Naim Frasherin as Petro Ninin persa kohe vazhdon tallavaja kulturore , politike dhe ekonomike! Nje popull qe ka idhull Doktor Mortjen, Bujar Qamilin, Jozefinen, Ilir Meten, Lek Plepin eshte nje popull qe punon kunder te ardhmes se vet! Duhen shume libra , shume libra shqip dhe per shqiptare qe te dalim nga llumi! Kur te kthehemi e te lexojme rilindasit, te degjojme polifonine, kabane e lahuten, Vace Zelen e Frederik Ndocin, atehere Shqiperia do kete shprese! Gjithmone kenaqesi me lexu z. Yzeiri!
lal prenga po me lek plepin cpate,, qe e ke rreshtu me sali berishen dhe ilir meten jozefinen,, ai shkreti si ka ba keq kujt pervec vetes vet ,, ai ska vjedh popullin , por megjithate nder per leken te rreshtohet me figura politike,, bujari kendon tani e 35 vjet mor shok e pelqejn njerezit ka ze te bukur muzika shkodrane te kenaq shpirtin ,,,, nje keng qe nuk ka as nje kuptim me tekst kot ,, te ka lali shpirt ka 210 milion klikime. prishtina tirana rrepi vazhdon ,, bobo ,, mire se nuk e kuptojne ato arabet dhe bulgaret e turqit e rumunet se keta jan fansat me te medhenj te kesaj kenge,,,,,,,,,,
I fut Hollivudi nja dy filma me shqipo mafioze dhe na rroft imazhi i mire qe gjoja na ka dale kete vit….. U be vite qe sistematikisht shqiptaret poshterohen nga mediat globale si te shkruara dhe vizive, dhe perfundisht ato krijojne nje opinon ne mbare boten, jo vetem ne Evrope, qe direkt pengon zhvillimin dhe marredheniet tona me boten perreth. Shoqeria, dhe qeveria shqiptare vazhdon dhe ben sehir ndaj kesaj fushate denigruese te mireorganizuar, mgjs te tilla ngjarje kane ndikim direkt ne te ardhurat tona per fryme, qe nga turizmi, tregtia, apo dhe aftesia e diaspores per te bere te ardhura dhe per te rritur remitancat. Ka ardhur koha ta shikojme te verteten ne sy!
edhe duhani shkruan te demton shendetin dhe cancer demton frymarrjen por prap e pijne , rreklamimi me i mire eshte kur te bejne rreklamim te keq se sa mos te bejne fare..
Zoti Yzeiri e keni qullosur kete shkrim . Po te sqaroj nja dy gjera te vogla .Mjaft na u mburre me bukurite ,ndertimet e deri ushqimin ne bregdeten tona te pakontrolluar se shteti nuk egziston fare ne menyren me absolute.. I dashur, natyra eshte dhurate e zotit ,por politikanet ose e zbukurojne me shume, ose e djallosin dhe e shurrosin si tek ne . Beja nje here muhabet me nje intelektual te huaj ,ku i thonja lumsi ju , me keto mbrekullira qe keni bere dhe duhet te keni rrespekt te madh per kryemin e min (POLITIKANET). Z Yzeiri ,,, ai mu pergjegj menjehere , ne nuk kemi rrespekt per politikanet, se, se kane bere ata personalisht ,por vetem ne nje gje kemi rrespekt per politikanet ,me zgjuaresi e nacionalista,, ata kane ditur te zgjedhin specialistet me te mire ,dhe merita eshte e ketyre specialisteve ,por fatkeqesisht populli nuk i njeh.Por ketu tek ne zoteri ,cdo dite sidomos bregdeti po merr fund , ketu nuk pyeten arkitektet, i ka zene barku. Bile jo per te qeshur , para dy javeve , po degjoja nje cift te huaj rreth te 60 ve ku diskutonin me njeri tjetrin ,gjynah kjo natyre e bukur pse eshte shkaterruar, ska arkitekte shqiperia ,por te pakten as spango nuk kane shqiptaret. …. . Ketu pyeten e veprojne cubat rrugace (bandat ) ku mbrapa jane politikane e deputete . Nuk jam xheloze per keta rrugace te pa pergjegjshem fare , por jam kondra ketyreve ndertimeve pa kriter , duke hyre brenda ne det , EURO …para. dhe duke hedhur gure brenda ne det ne dimer dhe bejne hesap sa tavolina do na shtohen . Me hapa vigane keto 25 viteve , bregdeti po del jashte perdorimit , keto lloj investimesh nuk do i rrezistojne kohes . Do te jap nje shembell ,mbi 200 vite perpara ligji ne AMERIKE , cdo person duhet te kete 5 m2 vend ne rere,e mbi kete mase , duhet pronari i tokes te kete numer shtretesh. Nuk jam xheloze ,por dhimbjen e kam te madhe ,. Ku brezat e ardhshem do na mallkojne.E zgjata ,dhe jam i rrevoltuar , se dje tek gazetat shqiptare me figure e me koment , pashe prerjen e pyllit te gjiri i LALZIT , pamvaresisht qe jane rrugacet me pare te pista qe po investojne . Por me dhimbset ,pse jane shefat e tyre politikane ne ilegalitet aq injorante , te ndertonin mbrapa pyllit ,dhe e them me sigurine me te plote , do ishte , nje nga plazhet me te bukura ne Europe dhe pa dyshim do i rrezistonte kohes. .,ku nuk komunikohet sa u shit m2 , a kane paguar keta bandille token, nuk ka transparence, mos ndoshta jane tokat e te ndjerit GJYGJ KONOMI. Me gjithe se ka dosja mbi 4 vite qe fle ne gjykaten e larte , Zoti na ruajte mente , Vetem ky gjygj ne STRASBOURG do bllokoje shtetin shqiptare nga miliardat e eurove, pa marre ne konsiderate edhe mbi 400 dosje jane ne pritje .Me fal se e zgjata , por, nuk jam arkitekt ,por nje njeri i thjeshte, qe me dhimbset shqiperia dhe natyra e saj, qe po perdhunohet nga keta politikane te 25 viteve ,ku cunat e ENVERIT ,me bene ta lavderoje diktatorin, se te pakten, na i la natyren emrekullueshme te zotit te virgjer, eshte realitet i pa kundershtueshem. Ku per te luajtur menc eshte se ja vene fain njeri tjetrit . Tragjedi e komedi se bashku.. Gjynah , me te drejte , niperit tane , do na lene pa varr, per cfare po i bejme natyres, e qe te gjithe kemi faj , duke filluar me mua te parin.
Prit albani se ne 2017 eshte ne dalje nje film tjeter me titull LAZARAT BURNING ,me aktore ruse dhe shqiptare ja dhe linku http://www.imdb.com/title/tt5524630/