Jeni për turp, mjafton t’i rregulloni pllakën Nënë Terezës!

29 Gusht 2016, 20:35Blog TEMA
Jeni për turp, mjafton t’i rregulloni pllakën Nënë

Nga Ben Andoni


Erdhi Edi Rama, si kryetar bashkie, e pas tre mandatesh iku. Erdhi Lulëzim Basha dhe iku pa asnjë lloj gjurme. Ka ardhur prej një viti Erion Velia, sërish asgjë. Nëse do të rreshtosh Ministrat e Kulturës janë të paktën trefishi i kryetarëve, që kanë kaluar pa e rregulluar dot një pllakëz përkujtimore ose të vetmin vend real të kryeqytetit pranë Rrugës së Kavajës, në një rrugicës aty, ku kanë qëndruar njerëzit më të afërt të Nënë Terezës.

Është një pllakë e thjeshtë që shkruhet në dy gjuhë, shqip dhe anglisht dhe që bën me dije se aty kanë banuar njerëzit e Nënë Terezës. Paçka formulimit të keq në shqip, formulimi në anglisht është krejt i gabuar. Apeli për këtë pllakë bëhet vazhdimisht dhe pothuaj çdo vit nga artikullshkruesi, por më së shumti me heshtje, më rëndom me ndonjë shfajësim tinzak, të gjithë janë shmangur.

Nënë Tereza ka ‘marrë’ gjithçka sa i përket nderimeve që mundet nga Shqipëria. Aeroporti kryesor dhe i vetëm i vendit me status ndërkombëtar ka emrin e saj, spitali kryesor në vend ka emrin e saj dhe një sërë objektesh të tjera mbajnë po emrin e saj.

Kuptohet se kemi një shesh të saj, por që statueta e saj mungon, sepse pasi u hoq prej aty, aq e harruar dhe e nëpërkëmbur sa ishte, u vendos në aeroportin e Rinasit, kurse statueta e aeroportit u transferua për fat në rrethrrotullimin në Qafë Thanë.

S’duhet të jenë të shumta rastet, kur sheshe kryesore në metropole, që mbartin emra të njohur të mos kenë të paktën një pllakat, monument, statuetë, bazoreliev apo kushedi se çfarë, ë personazhit apo ngjarjes me të cilën janë pagëzuar. Por paradoksi shqiptar është se sheshi nuk e ka këtë, megjithë premtimet e vazhdueshme dhe planet e pafund, ashtu si Shqipëria ndryshe nga Maqedonia nuk ka një muze kushtuar asaj! Qoftë edhe fare modest.

Dhe, mund të hahemi t’gjithë kohën me Maqedoninë për përkatësinë e saj, që për fat e ka zgjidhur vetë Nënë Tereza me kumtimin e saj se ishte shqiptare nga gjaku, por jemi shumë më inferior me përpjekjet e tyre për ta përjetësuar këtë grua të veçantë, që i qesëndis të gjithë ballkanasit në marrëzinë e tyre.

Ndërkohë, po afron dita e Shenjtërimit të saj dhe në Tiranë e Durrës janë llogaritur disa aktivitete, ku më i madhi syresh bëhet mu në Vatikan, por t’gjitha janë krejtësisht fallco sa i përket angazhimit tonë, kur ne nuk i rregullojmë një pllakat të vockël dhe nuk i promovojmë shtëpinë ku qëndruan njerëzit e saj, t’vetmen dëshmi të gjallë të racës së saj.

Mbase kryetari i ri i Bashkisë Erion Velija në kujdesin për të mos i rrëshqitur gjëra të tilla do mundohet të bëjë diçka në ditët e mbetura. I kujtojmë pushtetarët shqiptarë se nuk kushton asgjë përveçse pak kujdes dhe vëmendje. Kaq ia kemi borxh njerëzve të Nënë Terezës që vdiqën në Shqipëri larg syve të të gjithëve në varfërinë e tyre modeste.

Nënë Tereza u lumturua më 19 tetor të vitit 2003 nga Papa Gjon Pali II dhe ishte fituese e Çmimit Nobel për Paqen. Më ditët e para të shtatorit pritet Shenjtërimit i saj përmes një ceremoniali të zgjedhur nga protokolli i Vatikanit. (Javanews)

 

8 komente në “Jeni për turp, mjafton t’i rregulloni pllakën Nënë Terezës!”

  1. Pal Totri says:

    ky eshte fallsiteti i neveritshem i politikes shqiptate.ngrihen ne pjedestal kriminele e tradhetar e lihen ne harrese te plote atdhetaret e medhenj si gjergj Fishta apo Fan Noli e shume te tjere apo nobelistja e madhe nena Tereze. bustin e saj e kane degdisur maje malit a thua po rregullon trafikun ne qafthane paradokse pa fund.

    1. bureto says:

      Shikoni piedestalin e Ismail Qemalit, kryetarit te pare te shtetit shqiptar ne Bulevardin “Deshmoret e Kombit” dhe te kuptoni seriozitetin e institucioneve shqiptare per keto figura. Para nje viti (ekzaktesisht me 9 shtator 2015) i kam bere nje leter te protokolluar, Erion Velise, qe del tre here ne dite ne Tv per ‘inagurim’ lyerje kopshtesh, etj pune komunale, por asnje reagim. Po per kete qellim kam biseduar gojarisht ne Ministrine e Kultures me drejtoreshen respektive. Rezultati: e tregon shtatorja mu ne mes te bulevardit. Dhe kjo shtatore fotografohet nga qindra turiste qe ndalojne aty kur ciceronia u tregon atyre se ai ka qene Xhorxh Uashingtoni shqiptar , dhe keto imazhe bejne xhiron e botes. A ka me keq se kaq, nese behet fjale per nje shtet serioz?!

  2. Arber Iliri says:

    Tregon vetem primitivizem dhe trashesi te mendjes te personave dhe organeve pergjegjese.Nuk don shume mend dhe kalem.Si mund te presesh te bejne gjera te medha nga njerez me mendje kaq te vogel dhe me shpirt te thare apo le qe s’kane shpirt fare. Keta jane si lope,t por nuk pertypin bar por duan te prekin para te cilat ja u thom une nuk dine ti perdorin vetem ju jep nje fare sigurie si puna e kafsheve te mbrojtura.Turp e faqe e zeze.

  3. durim says:

    O Nene Tereze e paharruar. Sa gjera behen ne emrin tend.Aeroporti yne i vetem mban emrin tend, por biletat jane me te shtrenjtat ne Europe.
    Qendra me e madhe spitalore e vendit mban emrin tend por vetem humanizem nuk gjen aty.
    A na ka hije ne Shqiptareve te mburremi me Ty ?.

  4. Arberi says:

    ne vazhdojme te jemi nje shtet otoman,, i vetmi vend ku sheshi qe mban nje emer kaq te madh nuk ka nje bust ,, jo vetem kaq por ne Durres po kerkohet te ngrihet nje muze per Nene Terezen dhe u ngrit komuniteti mysliman atje dhe doli kundra se ishte afer xhamise,, dhe pastaj flasin per tolerance fetare

  5. paradoxal says:

    obobo…kush ishte ai analfabet qe e ka shkruajtur ate pllakate. Turp te mos dine as gramatiken fillore te anglishtes “these house ???” S’po permend fare mungesen e shkronjes “ë” ne tekstin shqip. Hiqeni fare se u beme gazi i botes. E lexon ai kryetari i bashkise kete, se ka kryer edhe shkollen ne Amerike.

  6. A says:

    O ED k.ri, me date 3 shtator behet shenjeterimi i NENES TEREZE nga VATIKANI. Ne Sheshin Nene Tereza perpara kolonatave duhet te ishte monumenti i saj, sepse sheshi ka emrin e saj. Ne aeroportin “NENE TEREZA” duhet te ishte monumenti qe ishte me perpara dhe jo te vendosej ne kryqezimin e Qafe Thanes. Sepse, pretendon se je artist dhe piktor, si eshte ambjenti rrethues behet edhe skulptura. Ne kete rast perseri del qe je nje barbon dhe piktor shgarravinash.
    Kuptohet ka element shqip foles qe nuk e duan GJERGJ KASTRIOTIN – SKENDERBEUN dhe NENE TEREZEN, sepse akoma duan BABA SULLTANIN. EDO je i dhjere gjithe andej, sepse gjithe naten je lutur qe REXHEP TAIP ERDOGANIT te mos ndodhi gje nga grushti i shtetit, e ke thene vete. Prandaj per ty nuk ka asnje kuptim NENE TEREZA, sepse je spurdhjak.

  7. Tungjatjeta says:

    Pse nuk e fillon nga vetja ti Ben Andoni??? Hap një llogari bankare ku njerëzit të derdhin lekë dhe me to të ribëhet pllaka! Mos prisni vetëm nga shteti sepse këtij shteti Shqiptarët nuk i japin gati asnjë taksë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje