Jo më para për xhepat e oligarkëve të sigurimeve

29 Gusht 2016, 14:20Blog TEMA

Nga Mentor Kikia

Norma e fitimit të kompanive të sigurimnit për vitin e kaluar ka qenë vetëm 3%.

Rritja natyrale e konsumit është e vogël. Demografët thonë se tendenca do të vazhdojë në rënie.

Pjesa vitale e shoqërië po tkurret, si pasojë e uljes së lindshmërisë dhe largimit të rinisë, e po rritet numri i atyre që kërkojnë më pak ushqim e rroba dhe më shumë ilaçe.

Por oligarkët e sigurimeve nuk pranojnë të fitojnë më pak.

Ata kanë krijuar trustin, për të mos lejuar askënd të falimentojë.

Për këtë arsye qeveria dhe parlamenti i mbështet të rrisin çmimin çdo vit për shërbime që as ofrohen fare.

Tashmë një ligj i ri po përgatitet ti detyrojë shqiptarët të paguajnë edhe sigurimin e banesës kundër fatkeqësive natyrore.

Një çmim unik për të gjithë(50 Euro bëhet e ditur paraprakisht), si ata që ka ndërtuar në shtratin e lumit edhe atë që ka ndërtuar në zonë normale.

Shtresa më e varfër e popullsisë, do të dëtyrohet të paguajë çdo vit pagën e dy muajve të ndihmës ekonomike për të siguruar shtëpinë.

Sa siguri do të ofrojë kjo?

Ky është një muhabet krejt tjetër, pasi në cdo vend janë qeveritë që shkunden në raste tërmetesh e përmbytjesh masive.

Unë personalisht do ta paguajë me qejf, edhe pesëfish atë cmim nëse paratë do ti shkonin shtetit dhe të kisha më shumë siguri.

Por jo për të rritur fitimet e oligarkëve që jetojnë në lagjet më të pasura të Vjenës dhe këtu kanë stallat e magazinat ku vjelin fitimet.

5 komente në “Jo më para për xhepat e oligarkëve të sigurimeve”

  1. Vladimir says:

    Tamam, Mentor.
    Qeveri dhe parlamenti marrin mbi vete nje vule turpi me kete mbeshtetje qe i bejne Monopolit te Hajduteve te Sigurimeve.

  2. Petro says:

    S mjafton konstatimi gazetar.Cila eshte zgjidhja???

  3. artiles says:

    Pershendetje Mentor!
    Ke kapur nje teme qe ka fillur te tregoje efektet e saj shume keto kohet e fundit. Qe kur ka ardhur kjo mazhorance ne pushtet jane shtuar shume zerat e sigurimeve ne sektorin shteteror dhe per individet. E gjitha kjo per shkak te nje politike klienteliste. Jemi tamam ne fazen kur oligarkia financiare eshte konsoliduar aq shume sa perdor pushtetin per te bere ligje ne favor te saj.

  4. A says:

    Konstatimi i sakte dhe i qarte. Kompanite e Sigurimit si oligarke qe kane ne krye po rrisin nga viti ne vit sigurimin e automjeteve me cmime marramendese per xhepat e shoqerise shqiptare nen bekimin e qeverive shqiptare, kuptohet dhe kesaj aktuale me nje pervers politikan mafioz rrugac si EDI RAMA. Gjithashtu duan ne menyre mafioze me forcen e ligjit edhe sigurimin e banesave. Te gjitha keto behen nen frymen e standarteve evropiane.
    Vetem nje gje, kemi 26-te vjet, nuk ndigjojme te ardhurat mujore te familjeve shqiptare dhe pagezat, rrogezat dhe pensionet shqiptareve kur do te behen sipas standarteve dhe kritereve evropiane.
    Me keto politikan te tipit SALI BERISHA, FATOS NANO, ILIR META, LULEZIM BASHA dhe EDI RAMA, kurre dhe asnje here nuk do te arrijme te prekim te ardhurat financiare si te Bashkimit Evropian. Ptuh, rrace pisash ordiner keto politikanet tane pervers. Populli, masa e gjere dhe shoqeria civile e ndergjegjeshme ka ardhur koha te ngrihen dhe ti veme me shpatulla prej muri kete jashteqitje te jonen qe e kemi mbi koke.

  5. Sul Pumi says:

    Me gjithe se jemi akoma, kandidat per ne EU .qeveria shqiptare do tja kaloje KE .(EU) .Me sigurine me te madhe , ju them, se ne te gjithe shtetet ne EU , sigurimi i shtepiave ,banesave behet me deshire dhe jo me force . Kjo keshtu ka qene , keshtu eshte , edhe keshtu do ngeli .Kjo eshte vraja o zot, sic e perdor populli . Aresyeje eshte , se vjedhjet, abuzimet ne rrangje te larta te politikes, me tendera etj ,korrupsioni nga ana tjeter e kane shporten e buxhetit te shtetit bosh , nuk kane para, as per ato pensione qesharake, qe tallen me pensionistat , prandaj behet muhabeti , Bandillet hajdute te socem , duan me dhune , te mbushin arken e shtetit . . Por cduhet te beje, dhe ku do ti gjeje parate shteti , kur te hapet qesja lume, e dosjeve kondra shtetit shqiptar nga gjykata e STRASBOURGUT: Jane me mbi 400 dosjet ,por vetem me dy dosje te vetme, do shkermoqet shteti shqiptar e do tme kujtoni dhe do me ipni te drejte. . Skeni para as edhe nje gje akoma.Qe te vendosi shteti me force , sigurimin e shtepise , kjo ja kalon komunizmit ,me falni se e permenda diktaturen , por me mire te thuhej vjedhje me force popullit fukara shqiptar, . ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje