Frikë nga Perëndimi ka pas Byroja Politike në dhjetorin e vitit 1990 dhe opozita sot

30 Gusht 2016, 19:47Blog TEMA

Nga Pandeli Majko*

Në këtë Kuvend kanë ndodhur disa ngjarje të rëndësishme. Ndryshimet kushtetuese ishin padyshim një rast nga më të vecantit. Nuk besoj se kanë mbetur shumë për të folur për këtë ngjarje e cila ka kapërcyer kufijtë e diskutimit juridik dhe politik.

Projektligji “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Repubikën e Shqipërisë” përfaqëson një nga aktet më të rëndësishme të Reformës së Drejtësisë i cili vjen në zbatim të ndryshimeve kushtetuese të miratuara së fundi.

Ashtu si paketa ligjore e kësaj reforme diskutimi për këtë projektligj ka më shumë se një vit që vazhdon. Ai është bërë pjesë e debateve, të cilat për për arsye të kuptueshme kanë pasur tejkalimet e veta. Këto debate përgjithësisht kanë qenë të lidhura me interesat politike të ditës ku suksesi matet me dështimin e kundërshtarit.

Edhe për këtë arsye diskutimi për Reformën e Drejtësisë ka kapërcyer kufizimet e një debati normal. Ai u bë një debat revizionues për konkluzionet e shtet-formimit në 25 vitet e fundit. Ai ngriti pyetje të rëndësishme ndaj klasës politike të post-komunizmit në raportet e saj me shoqërinë shqiptare dhe pritshmëritë e saj.

Pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme lidhur me reformën në drejtësi është fakt publik se drejtësia shqiptare, jo vetëm për faj të saj, është kthyer në një varrezë morale të shoqërisë. Përvec të tjerash ajo ka varrosur mëkatet e politikës dhe garantuar institucionalizimin e korrupsionit në vend.

Projektligji “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Repubikën e Shqipërisë” është një nga momentet më të sulmuara të reformës së drejtësisë.

Procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve që punojnë në sistem ishte themeli i dallimit midis palëve në këtë diskutim. Prekja e “sovranitetit” të vendit u përdor justifikim vecanërisht në rastin e këtij procesi.

Për të kuptuar gjendjen e drejtësisë në vend dhe domosdoshmërinë e pranisë në rivlerësimin e saj të miqve tanë ndërkombëtarë mjafton të citosh një paragraf të komenteve të Komisionit të Venecias.

Në lidhje me masat e marra për procesin e rivlerësimit, Komisioni i Venecias shprehet midis të tjerash se:  “..është i mendimit që këto masa jo vetëm që janë të justifikuara, por janë të nevojshme që Shqipëria të mbrohet nga korrupsioni, i cili, nëse nuk trajtohet, mund të shkatërrojë plotësisht sistemin gjyqësor. E gjithë skema është më e qartë dhe jep garanci më të mira për individët që mund të preken nga vlerësimi.”

Në procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve vëzhguesit ndërkombëtarë do të mbikëqyrin procesin vendimmarrës. Ata do të asistojnë procesin në të gjitha shkallët dhe nivelet.

Procesi i rivlerësimit gjyqtarëve dhe prokurorëve do të përfshijë kontrollin në në tre drejtime. Do të kontrollohen pasuritë e gjyqtarëve dhe të prokurorëve. Do të vlerësohen lidhjet e mundëshme me krimin e organizuar. Do të bëhet një vlerësim i punës së kryer dhe aftësitë e tyre profesionale.

Në këtë proces Komisioni i Rivlerësimit ose Kolegji i Apelimit do të vendosin  detyrimin e subjektit që të rivlerësohet të ndjekë programin e posaçëm për riaftësim pranë Shkollës së Magjistraturës për një vit. Nëse subjekti merr vlerësim negativ, këto organe vendosin deri në largimin e tij nga detyra.

Në këtë proces gjetjet e dhëna nga vëzhguesi ndërkombëtar, do të përbëjnë një provë thelbësore, refuzimi i të cilës i detyron organet e rivlerësimit të japin një vendim me shkrim mbi shkaqet e refuzimit.

Në çdo rast, Komisioni i Rivlerësimit është i detyruar të arsyetojë vendimet e tij lidhur me shkaqet e  dhënies ose jo  të masës disiplinore. Në cdo rast kur subjekti i rivlerësimit ka ushtruar ankim ndaj vendimit të Komisionit të Rivlerësimit për shkarkim nga puna, ai pezullohet nga detyra që do të thotë se ai nuk ka të drejtë të gjykojë çështje, por mund të ketë akses në zyrën e tij përfshirë në adresën elektronike zyrtare me qëllim që të njoftohet mbi ecurinë e procesit të rivlerësimit.

Kjo që sapo lexova përbënte deri para pak kohësh për disa kolegë të së djathtës “dramën” e shkeljes së sovranitetit të Shqipërisë. Ai përbënte ndërhyrjen flagrante të “emërimit” të gjyqtarëve dhe prokurorëve nga ndërkombëtarët. Pyetja është si do “ndërhyjë” një i huaj në sovranitetin e institucioneve shqiptare në “emërimin” e gjykatesëve dhe prokurorëve? Si do ndërhyet praktikisht nga të huajt kur në procesin e rivlerësimit cdo gjykatësi dhe prokurori do ti jepet e drejta të dëgjohet lidhur me përfundimet e konstatuara ndaj tij? Si do ndërhyet kur për këtë do zhvillohen seanca dëgjimore në prani të publikut?

Dëshira për ruajtur influencën në  sistemin e ri të drejtësisë që projekton reforma e drejtësisë nga politika është realiteti i kërkesave të opozitës. Një justifikim për që filloi me akuzën se reforma po bëhet për “kontrollimin” e saj. Një fantazi që filloi si akuzë mbi mazhorancën dhe përfundoi tek akuzimi i Perëndimit. Një hipokrizi që duket si politikë por që thelbin e ka frikë. Frika nga moskontrolli nesër i drejtësisë është kriza reale që shoqëroi gjithë diskutimin e reformës së drejtësisë. Të tjerat janë fjalë.

Të nderuar kolegë

Si rrjedhojë e ndikimit të politikës në drejtësi u krijua me kalimin e kohës edhe e ndikimi i anasjelltë i njerzve të drejtësisë në politikë.

Rezistenca ndaj Reformës së Drejtësisë pati kundërveprimin sindikalist të lidhjeve të drejtësisë me politikën. Kjo rezistencë arriti në kufijtë e vënies në diskutim të procesit të integrimit europian të vendit dhe aktivizoi një energji antiperëndimore të paprecedentë pas viteve 90-të nga një pjesë e politikës.

Miqtë e Shqipërisë me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian u detyruan të ndërmernin një aksion të paprecedentë për  nxjerrjen e vendit nga udhëkryqi i krizës së vendimarrjes.

Sado e vështirë që të na duket kjo që po diskutojmë sot nuk ka brenda arsyet “teknike” të një reforme për drejtësinë. Ajo është pohimi ose jo i angazhimit tonë për të drejtuar vendin drejt Perëndimit dhe vlerave europiane.

Akuzimi i Perëndimit vjen nga frika karshi tij. Të kesh frikë nga arsyeja dhe vlerat për të cilat filluam rrugëtimin 25 vjet më parë është dramë. Frika për tu përballur me veten është dramë personale.

Frika nga Perëndimi po na con drejt takimit me fatin e Byrosë Politike në dhjetorin e vitit 1990-ët. Përballë sot nuk kemi publikun por edhe veten.

Sot duket sikur debatojmë për fatin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që do të verifikohen. Kjo nuk është arsyeja kryesore e mosmarrëveshjes sonë.

Kjo mosmarrëveshje lidhet me qëllimet e ndryshuara nga ato për të cilat shumë nga ne hymë në politikë. Koha ka bërë të vetën.

Dëshiroj tu ftoj që të ripohojmë veten dhe arsyen pse jemi në këtë sallë.

Ju ftoj ta votojmë Projektiligjin e kthimit të moralitet në sistemin e drejtësisë. Koha e të “paprekëshmëve” mbaroi.

*Fjala e mbajtur sot në Kuvend

10 komente në “Frikë nga Perëndimi ka pas Byroja Politike në dhjetorin e vitit 1990 dhe opozita sot”

  1. i nderuar si gjithmone , zoti Majko .
    Fjalet e tua plot realitet dhe kulture .
    Te uroj nji jete te gjate ne politike sepse nuk te eshte degjuar zeri per me te voglin dyshim , per obuzim me detyren. ,sot e 25 vjete

    1. tir says:

      jete te gjate po ,,,,,,,,po mjaft ka hyre qe ne gjimnaz ne parlament,,,,,,,,,,cfare te dali ne pension ne parlament kerkon ti?27 vjec e berem kryeminister,,,eshte i zgjuar i bute por nuk e shoh shum aktiv kete e ben blushin i ka nxjerr rama ne pension………….

  2. Qazim Mulleti says:

    Shko ushtari Zhvejk, se je me katran se cna trumbeton.

    1. deputet ke rreshti fundit says:

      qazim fiks e ke gjet…….Ketij i ka ngel ora ne 1944 ka 25 vjet qe paguhet kot dhe ai vet nuk e merr vesh se cfare pune ka bere qe te marri rrogen…
      l
      keta parazite skane ca bejne dhe gdhendin inicialet e tyre neper stola dhe tavolina parlamenti dhe shyqyr qe erdhen imperjalisto borgjezet nga jashte qe po krrujne bythet nga kallot….ky i paafte klasik ka kaq kohe qe derrderrit neper kafene dhe korridore pa asnje rendimenti ne pune ……cfare ka bere ky njeri per shqiperine qofte dhe nje gje te vetme qe te mbahet mend ne keto 25 vjet ….asgje si te gjithe 140 bazhibozuket qe mblidhen ne ate ndertese ketij akoma i pjerdh mendja se do ta ndertoje albanistanin me forcat e veta dhe harron se ky vend u ndihmua dhe ndertua nga te huajt ne dac quaji pushtues ne dac popull vella apo motra e madhe …..pa keta te huaj ketu do kendonte hoxha ne minare dhe do ngriheshin bythet e palara perpjet 24/7 si ne kohen e babes…..
      Pndi je aq leshko sa do te akuzojne per korrupsion a derzi ……..dhe do te kalbin brenda …….

  3. Briklona says:

    Pandi, i rralle, si asnje tjeter!
    Respekt, respekt dhe …… RESPEKT !!!

  4. Kuq e zi says:

    A mundet me pd te perdore parrullen drejt europes??
    Kur europa e gjitha po e bojkoton
    Nqs jo ne europe ku mendon pd te na çoje?

  5. Sul Pumi says:

    Z Pandei , politikan i lindur , qe si ke thene deri me sot , punes , puna mbare . Akoma vazhdoni , fain e ka opozita e socme .Eshte turp..Me me dinjitet . Me thoni nje ndryshim qe keni ju si PS nga PD , jo tani , por gjate ketyre 25 viteve tranzicion . E di , ske per tu pergjigjur,., Po mblidhni leket e korentit , eshte e vetmja gje qe lavderoheni ,sot e 3 vite. Vazhdon korrupsioni si ne qor bela. Keto 25 vitesh nuk eshte menduar per popullin ,por jeni ndeshur me kunfershtaret e juaj ( gjoja ) per te shtuar monopolet , e qe e keni rrembyer prej fyti ne menyren me brutale. . Vazdhdon shkaterimi e natyres , sidomos bregdeti,, nga ju pashallaret e kuq , duke vjedhur dhunshem e pa frena . Cdo te beni me ligjin 181 per pronat . Me qe po na kujton ligjin e ri te drejtesise , a do vazdhdoje te perdhoset, , si eshte perdhosur kushtetuta shqiptare deri me sot . Si nuk dole nje burre nga ju ne parlament e te trumpetoje Mjaft me , zbatoni kushtetuten se per kete na kane votuar ,e jane me mbi 400 dosje qe jane pa dale ne strasborg pa dale ,por vetem me dy vendime do shkermoqet shqiperia pernjeheresh . , dhe ai lamja i juaj i bllokut te enverit , po ndan letra higjenike me mijera ne jave.Mbi toke e te tjereve Po shkel lamushi i juaj , e deri lart , qe te gjithe pa perjashtim, plus edhe ti bashke me to , je ne ate gjeriz ,kushtetuten. . Prap do pagojme ne, per breza me radhe , nga taksat tona ,per pronaret ne gjykata nderkombetare. e Pse se doni ju te kuqte . Apo doni te perfitoni per veheten tuaj vjedhjet ne zonat me te begata.. Pame ne gazeta me foto para ca ditesh , investime ne gjirin e LALZIT Ta leme shkaterimin e natyres me brutalitetin me cnjerezor , Por ishte nje investion si fillestare 200 mil EURO dhe vitin tjeter shkonte ne 1 miliarde . Ka mundesi t na sqrosh ,duam transparence , a eshte paguar toka nga keta bandille anonime , dhe sa per m2 , kush jane keta ,kush eshte ai burre ne shqiperi qe ka 1 milard EURO . Per kto dil e fol e bej transparence o Pandi.: Beni propogande kopshti , se do krijohen vende pune. nga vilat e Frangajve me shoket tuaj.. Nuk te kuptoj more djale , qe propogandon per drejtesine ,aq budallenj na beni ju ,ne shqiptareve . Keni 25 vite qe luani teater majmunash me kete popull , dhe liken ne rast reziku e keni lojtar rezerve. Edhe vertet, po te behet drejtesia , sic eshte ne europe , ju te gjithe do dilni vete nga politika dhe dihet cfare ju pret .Ne populli i jemi mirenjohes per jete , Amerikes dhe Europes , se te ishte per ju banditet hajdute te cdo gjeje, kurre nuk do u bente.., Me me dinjitet kur te dalesh e te besh komente …

    1. Banda LSi + Banda Shullaz + Banda Hajdari says:

      Shume bukur, Sul.
      Ky Pandeli qe ben gam gam si Bucja Brace do mbetet komunist si dhe Likja apo Gramoz Ruci.

      Qazim mullet Dora vete

  6. kris 1 says:

    Se kishin frike nga perendimi shkonin e kuroheshin ne France dhe krijuan partine demokratike

  7. Artur Baxhija says:

    Respekte respelt vetem respelt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje