Afër Nënës Terezë prej gjakut, larg prej mëshirës

4 Shtator 2016, 20:04Blog TEMA

Nga Enkel Demi

 

“Do na duhet kohë që të mësohemi t’i themi Shën Tereza. Ajo për ne do të mbetet Nënë, ndaj sërish do i themi Nënë Tereza.”

Kështu tha Papa Françesku, teksa mbante omelinë në meshën për shpalljen e Nënë Terezës shenjte.

Sot, Sheshi “Shën Pjetër” ishte mbuluar me flamuj kuq’ e zi. Sapo u bë shpallja e Nënës Terezë shenjte, ngjyrat e kombit të saj fluturuan lart.

Kishte shumë shqiptarë që patën ardhur nga çdo kënd i rruzullit. Për herë të parë duhej sikur shqiptarët ishin shumë sa indianët dhe këta të fundit pak sa shqiptarët.

Megjithatë, gjatë meshës së shenjtë Papa kërkoi që mëshira të udhëheqë jetët tona, dëshira për të ndihmuar tjetrin pa patur nevojë të marrim shpërblimin, ashtu si bëri Nënë Tereza në jetën e saj, të gjatë, të lodhshme, të mundimshme, e cila preferoi ta njohë Zotin tek vuajtja e skamnorit.

A janë shqiptarët aq të zotë të udhëhiqen nga mëshira?

Ata që sot ishin në bash të vendit si burra shteti, nuk e njohin mëshirën, nuk e demonstrojnë atë askurrë.

Ata që ishin poshtë tek pelegrinët, sot kanë marrë një kumt; Krenarë që jemi një me Nënë Terezën prej gjakut, por larg shumë prej mëshirës, aq larg sa India, ku ajo ndihmoi të vobektët.

3 komente në “Afër Nënës Terezë prej gjakut, larg prej mëshirës”

  1. xhemi says:

    Titulli shume i goditur!!!! Hera pare, qe po m’pelqe ky.
    Tamom, ishin kapardis me luks ne rreshtin e pare, ato mostra, qe kane vjedhur dhe vjedhin bashkombesit e shenjtores Teresa.
    Nene Tereza, simbol i thjeshtesise, keto shkojne e perkujtojne te veshur me luks. O injorantet, kafshet!!!!
    Nene Tereza, simbol i bamiresise ne bote, kurse keto zhvasin popullin e tyre. Mortja j’u hengert, mos arrifshi me u kthy n’Shqiperi!!!!! Kishit surrat ju me shku aty?! Pjesmarrja e ketyre mostrave, e perdhosi Figuren e Shenjtores!!!!!!

  2. komandanti i grupit te dorogise says:

    a pati ndonji vrasje midis shqiptarve atje a?
    kjo duhet te jet meraku I policis.
    se ku ka grumbullime shqiptare ka edhe vrasje macabre.
    m kujtohet ne vitet ’96-98 kur beheshin tubimet e kosovarve ne zvicerr per te perkrah UCKne.
    njiher kur u mblodhen ne Bazel ke sheshi siper ke kisha mbi Barfyzerplaz,rretheqark sheshit kishte polic civil nga ata te antidroges.
    I njofta se pash policing qe me kishte arrestu mu per drog. ishte me nji grup te tjer dhe rrinin si zagar duke surveju turmen e kosovarve.
    dihet pse.kuptohet.
    po ne vatikan ,dje,a kishte polici antidrog a?

  3. roje ne vatikan says:

    fakti qe ALBANISTANI u perfaqesua nga like floriri ,nga sal ram berisha, dallkauku e drama, sakati bujar mehmeti te ben qe ti besh shurren mu ne goje atij prifti qe i ka bo ftesen ktyre albakve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje