Të shtunën, ndërsa Rita Ora këndonte “What child is this”, me orkestrimin e Shpëtim Saraçit dhe violinën e Shkëlzen Dollit, pashë mrekullinë. Atë që bëri bashkë në një koncert Ritën dhe Invën, Shkëlzenin dhe Ermonelën, Lorikun dhe Bujarin. E shumë e shumë portrete të famshme, të dashura, të pamosha, nga ato që kanë e janë vetëm artistët. Mrekullia ndodhi një natë para shenjtërimit, shqiptarët e famshëm ishin bashkë, ata që dinë të bëjnë drithmën të lëkundet në ajër dhe të të hyjë në trup, duke të ndezur një llambë, që kushedi ku e kur hedh dritë.
Ajo është magjia. Kur më e mira jote, ajo që të përfaqëson, të përqafon. Kur artistët e tingujve dhe topit, bëhen bashkë.
E kemi pasur gabim, kur mendonim që do na bashkojë politika. Ata nuk munden, janë të zakonshëm, madje më pak se të zakonshëm. I vutë re në rreshtin e parë? I krahasuat me sallën plot shqiptarë? Po pastaj me skenën e më të mirës së shqiptarëve? Nuk e vutë re, sa para janë shqiptarët dhe sa pas politika që na drejton?
Është arti, është sporti, është shenjtërimi i gjakut tonë, që na bëri bashkë në Vatikan. Jo politikanët. Ata na kanë përçarë, për të na sunduar.
Të shikoje të dielën, gjatë shenjtërimit, ato portrete të panjohura pelegrinësh, që kishin udhëtuar nga gjithë bota, të vinin në atë shesh, Ditën e Shenjtërimit të Nënës Terezë, qe një tjetër mrekulli. Kishte në atë shesh plot flamuj, aq Shqipëri të shpërndarë në botë, që punon përditë duke mbajtur me vete, Shqipëritë tona. Se jemi një. Nëse na ndan Kosova e Shqipëria, na bashkon shqipja.
Kur i shikon të gjithë, aq të artikuluar, aq mirë të veshur, aq krenarë, aq shqiptarë, të vjen të pyesësh Shën Terezën: What people is this?
Është populli i atij vendi që nuk të la të varrosje nënën e motrën dhe t’u bekoje varrin, se ti ishe ndryshe, është populli i vendit qe mori flakë në ‘97 dhe ti u lute për të, ta shpëtoje nga qoftëlargu.
Veç t’i shikoje tek luteshin në Shenjtërimin Tënd, kaq të bukur, kaq ndryshe! Ka kaluar pak kohë dhe këta njerëz janë shembull frymëzimi, sesi arritën të ndryshojnë veten.
Dita e djeshme ishte një ditë për të kthyer kokën pas dhe për të shikuar e shijuar, sa rrugë kemi ecur në kaq pak kohë. Është e lehtë të psherëtish se të lehtëson, të mallkosh se të ndihmon, të ulërish se të shpëton, por do sy të shohësh pas dhe zemër të ndjesh ç’do vijë.
Këta njerëz që tani janë si të gjithë, kanë ikur nga shembja e iluzioneve, nga djegia e piramidave dhe kanë çarë dete me skafe, kanë kaluar male në këmbë, kanë vuajtur, sa nuk tregohet, kanë çuar Shqipërinë deri ku nuk ta pret mendja. Kanë luftuar, kanë vdekur, kanë vrarë, kanë studiuar, kanë punuar, janë burgosur, janë tallur, janë shtyrë, janë pranuar, kanë vazhduar, janë bërë burra dhe gra, janë bërë punëtorë, shkencëtarë, mjekë, pianistë, janë bërë profesionistë të shkëlqyer, në vendet ku kanë marrë nënshtetësinë, por ëndrrat i shohin shqip. Janë faqja jonë e bardhë dhe e zezë, janë fytyra jonë në botë, janë ata që çojnë përpara Shqipërinë e padukshme, atë për të cilën luten në pavetëdije, t’i mbledhë një ditë, si kjo ditë e madhe e Shenjtërimit të Nënës.
Shqiptarët e kanë zhvilluar aq shumë veten këto vite, sa është e pamundur të mos mburresh me fuqinë e brendshme që kemi. Atë fuqi që nuk njeh kufij. Ajo që i bashkon ata që janë larg, është kjo përplasje me çdo pamundësi dhe koka pas. Të kthehen, po ku?
Mbase ka ardhur koha ta ndryshojmë edhe këtë pyetje. Jo ku, po si?
Shenjat kanë nisur, sepse shenjat janë të parat. Kampionati Evropian ishte një shenjë bashkimi dhe shkëlqimi në Evropë. Dje ishte një shenjë tjetër. Shenja që dërgoi Shenjtërimi. Na bëri prapë bashkë dhe e gjallëruam atë kishe dhe zbukuruam atë shesh, ku i dhamë botës një Shenjtore.
Mbase ka ardhur koha që të mblidhemi kështu në sheshet tona, të bëjmë të tilla sheshet tona, të bashkojmë Shqipëritë tona. Bashkë me frymëzimin e më të mirëve, me bekimin e Shën Terezës.
Frika që ju mban larg, që na mban larg, është politika. E dimë, duket, është prapë demode, siç e keni lënë, po ai rresht i parë, më pak hyrje të reja, prej një jete, që kanë bërë të vetmen gjë që dinë të bëjnë, jua kanë bërë atdheun të padurueshëm dhe ju kanë shtyrë te zbuloni botë.
Por mbase po vjen koha. Kemi lajme të mira edhe ne nga politika. Jo që iku Haxhinasto. Ky është lajm i vjetër, i atyre që nuk lodhen më as të gënjejnë ndryshe. Lajm i mirë është që Nard Ndoka i është kthyer spektaklit. Kujtohuni pak, dikur ka qenë ministër shëndetësie dhe ne e merrnim seriozisht. Tani mbase do u bëjë rrugë kolegëve, dhe kush aktor, e kush gaztor, kush fermer, e kush doktor, do shkojnë të bëjnë atë që dinë të bëjnë më mirë.
Ndërsa me ata të cilët, e vetmja punë që dinë të bëjnë mirë, është të grabisin paratë, shtëpitë, gratë, jetët e të tjerëve, me ata do kemi punë. Ata janë shumë dhe janë shtuar, gjatë kohës që ju ikët, por sa më shumë të ktheheni, më lehtë do i përzëmë dhe ndëshkojmë. Pas Shenjtërimit të Nënë Terezës, nis një erë tjetër besimi. Te gjërat e vogla, me dashuri të madhe. Këto e bënë Nënën Terezë shenjt, ne do të na bëjnë njerëz. Dhe njeriu e do shtëpinë e tij.
Unë besoj. Qofsha naivja e fundit, por këtë atdhe kam, ku të besoj tjetër?/ Dritare.net
Hartim i shkelqyer Bravo Rudi, ke nje dhjete per sot
Ky cift, bure e grua, sa me shume shkruajne aq me ne pah del mediokriteti i tyre.
Naivet gjithmone e kane humbur atdheun. Nuk e mban nje shtet apo nje popull iluzioni i dashurise se krishtere. (Provo te martohesh ne kishe apo te besh nje pagezim a funeral sa para te kerkojne kur duhet te ishte falas). Kjo ceremoni dukej si ato dasmat e jevgut.
Po shqiptaret e artikuluar cfare jane? Ndonje specie e re kembenyjetuarish? Si t ia bej dhe une qe te jem e artikuluar? Mbi te gjitha : cfare do me thene – aq te artikuluar?
Përshëndetje Rudina,
Ke bërë një shkrim të mirë në kohë të keqe.
Gjithë të mirat e mundshme.
Pesimisti nga Berati.
Simon Vrusho
Bukur shume Rudina, vetem se po ndodh qe pervec “kthimeve” shpresedhenese po kemi edhe “largime” keqndjellese, fjala vjen iku virtuozi Ilir Kerni, dhe erdhi prape…Zana Cela ….
megjithate, si ty, edhe une jam me shpresen.
Kjo eshte mire ta lexosh kur jenkaps se eshte dore me nje! Shkruan shume bukur!
Koncerti ishte me nivel. Por publiku nuk i pergjigjej atij niveli. Po ashtu edhe fonia. Nuk degjohej mire. Kishte zhurme. Pa spiker qe te tregonte se cila ishte pjesa qe ekzekutohej, e cilit kompozitor, cilet ishin kengetaret e instrumentistet soliste, cili ishte dirigjenti etj. Nuk ishim te detyruar t’i njihnim te gjithe. Aq me teper qe kishte edhe mungesa si e tenorit S. Pirgu qe e kishte emrin ne program dhe nuk u paraqit. Diçka duhej t’i thuhej publikut. Pra, organizimi linte per te deshiruar.
Patetik, po pastaj ta hash. Po ju hengert mortja nuk u kenaqet njehere. Te shani dini. PO lexoni e mesoni se nuk behet ky vend me inat me me inatcinj si ti. Kete thote Rudina. Po ti shkruaj o vajze se ka edhe njerez qe ta dine vleren. Shkruaj per ne
Shkruaj per kete Shpresen se eshte vajze me shprese! O pika shpresa! ( ne mos je vet autorija apo burri i saj) ika se me kapi prape barku! Shpresa ma sill pak letren higjenike e ke tek siratari i kuzhines ngjitur me buken ku e mban gjithmone se e ngateron me letren e kuzhines! Pizge ketej nga ne! Ufff cfrare lirimi nuk te cohet nga banjo!! Ooohhh
francesko proklamon te shenjte te krishteren qe nuk gjente **zotin**.
Rudin perveç respektit si bashkeshortesh ku degjojme dhe lexojme realitetin e vertete shqiptar me lejo te te komplimentoje dhe per kete artikull shume emocionues ,shume realist por me pak shprese per momentin dhe shume per te ardhmen, pasi politika (ne vendin tim dhe tendin dhe te te gjithe atyre qe mendojne si ju) eshte “k…..va me e pa shpirt .me e pa moralshmja se punonjesia e prostitcionit pasi ka parametra me te pranushem. jame nje admirues i familjes tuaj si opinionistesh dhe gazetaresh ku gjej vetveten. urrej masken, e konsideroj te dobishme kohen kur lexoj dhe degjoj prej jush. me respekt Fadili nga Gjirokastra
Bravo
Edhe koncerti duhet te kete qene qesharak i tipit komunist te shtirur keshtu eshte kur vendin e besimtareve e zene Shqiptaret kisha ka rregulla tjera te gjithe ata qe kane marre pjese ne nje koncert ne ate Bazilikate jane njerez si te thirrur me zor ne nje dasem dhe hengxhi te paguar qe perpos entuzjazmit dhe ngazellimit qe Shen Tereza eshte Shqiptare dhe kjo vetem per mburrje krejt ne kundershtim me ate qe perfaqeson Shen Tereza dhe Krushterimi.Ne si te pa fe krenohemi dhe lartesojme Shen Terezen duke zbehur Krishtin ku edhe Shen Tereza ka thene qe une jam si gjith te tjeret por i sherbej Krishtit jo njerezve sepse eshte naivitet te besohet se Shen Tereza ju tek nje dite dhe nisi udhen e bamirsise sepse ashtu pati deshire , jo nuk eshte kjo Shen Tereza u martua me dhendrin qe e lakmojne te ghithe Jezu Krishtin ketij dhendrri i eshte kushtuar dhe e ka lene jeten e saje Shen Tereza .Ne sheshe duhet te dilet çdo jave dhe te thirret Zoti sepse nuk mungojne as njerezit as eksperjenca ne Shqiperi sepse marrin pjese per çdo pelegrinazh qe pejne Papa neper bote ashtu si ishte ne Poloni kete vit ne vere .Duhet te jepet nje meshe ne jave nga katedralet Shkider Lezhe Turane dhe ne ndonje tjeter ky eshte i vetmi televizjon shteteror qe nuk jep nje meshe ne jave , ndryshe nga ato te Evropes .Ne njeren ane bejne me katolik se Papa ne anen tjeter diskriminojne fene dhe i lene njerezit dhe kane futur si kulture qe sduhet gje feja , atehere kur nuk duhet gje pse shkuat ne Vatikan te gjithe injorantet dhe shtypesit e fese .
What people is this?
Krijo nje 1991 tjeter, dhe do ta njohesh ate.
Krijo nje lufte, dhe do ta njohesh ate.
Krijo nje demokraci te rreme, dhe do te kuptosh se demokracia e vertete eshte nje utopi.
Zonja Rudina! Eshe shume e vertete,se politikanet na kane perçare per te na sunduar.Shen Tereza na bashkon.
Une do te thosha what fucking people is this?popull hipokrit qe nuk di cben,qe nuk di te ndaj te keqen nga e mira ,qe ha sapunin per djath,qe eshte krenar se eshte shqiptar me fjale kurse me vepra vjedh dhe vret vetveten,qe brohoret per kriminelin qoftelargun e tij qe eshte ulur ne radhen e pare ne vatikan.
Popull qe eshte krenar per shen Terezen dhe mendjen e ka tek erdogani apo guleni dhe gjithe arabet qe kthejne sumen perpjet.
Popull qe urren komuniste dhe perkrah salikomunist islamikun qe eshte me komunist se enveri.
popull qe nuk i pelqen ligji por rrumpalla ,popull qe pretendon se e ka origjinen nga iliret por me emra turkoshakesh e sa e sa te tjera.
Ka dy gjera qe e karakterizojne ne menyre negative kete popull. Nuk punon … dhe nuk ka respekt per me te dobtin. Atehere duam te vetekenaqemi me lugen bosh ?
Shqiperia ka mbijetuar prej idealisteve.Edhe pse rrace ne zhdukje ata (idealistet) ia kane dale te cojne perpara shpresen.SHQIPERIA DO TE BEHET! Diellin askush s’ka mundur ta pengoje te rilinde cdo dite,edhe pse kukuvajkat pernate ndjellin erresiren.
E dashur Rudina, une te them po me lexon, shkruaj se nuk shkruan njeri si ti, fol se nuk flet njeri si ti. kaq njerezore e trime sa je. Une kam qene ne cdo vend ke treguar ti ne emisionet e tua te turizmit. Dhe rri e pres cdo te hene cdo thuash ti. Faleminderit vajze! Mos na ler ne balte ne qe i kemi syte nga ti.Me kupton? Ti nuk je e zakonshme. Nuk do ulesha te shkruaj nje koment anonim ketu ku shkruan here deshperimi, here llumi, e here nevoja per te na degjuar dikush.