Populli e toleron “bullshitin” më lehtë, sepse nuk e konsideron, siç ndodh me gënjeshtrën, ofendim personal
Nga Veton Surroi
Një barsoletë e vjetër polake, e kohës së luftës së ftohtë, thoshte se faza e ndërmjetme në kalimin prej kapitalizmit në komunizëm nuk është, si na kanë mësuar, socializmi. Është alkoolizmi. Sepse vetëm i dehur mund të duash të kalosh prej kapitalizmit në komunizëm.
Në kontekstin e barsoletës polake, “Klani Pronto” kaloi prej një ideologjie në tjetrën, por në një formë, si çdo gjë tjetër në Kosovë, sui generis. Fillimisht, u iku rreziqeve të alkoolit, dhe në fjalët e përgjuara të prijësit të tyre, Hashim Thaçi, i hyri zbërthimit të proceseve me “hajde ulum dhe e pijmë ka i gjygym çaj”. Pastaj, e zgjidhi një sfidë konceptuale në formë po aq origjinale.
Sfida ishte se si të kalohet prej marksizëm-leninizmit (gjegjësisht enverizmit) në një ideologji a sistem tjetër mendor? Posaçërisht si të bëhet në kontekstin e dy shembjeve. Shembja e madhe, ajo e Murit të Berlinit, do ta ekspozonte marksizëm-leninizmin e “Klanit Pronto” si historikisht të pambështetje. Shembja e dytë, ajo e socializmit jugosllav (bashkë me shtetin e Jugosllavisë) e vuri marksizëm-leninizmin kosovar në një situatë absurde: me vite të tëra kritikuan komunistët kosovarë (shqiptarë) për shkarje nga interesat kombëtare, por në fund, u deshën edhe ata të ngrihen për të mbrojtur disi ajo që po u merrej me dhunë nga Serbia, institucionet e shtetit të Kosovës të integruara në emrin beninj të Krahinës Autonome.
Dhe, si të bëhen të gjitha këto, kur tashmë Kosova u çlirua falë ndërhyrjes ushtarake të NATO-s, një aleance që u ndërtua (edhe) si digë ndaj marksizëm-leninizmit?
Sfida e përcaktimit të ardhshëm ideologjik të marksistëve-leninistë kosovarë u zgjidh me lehtësi, dhe origjinalitet. “Klani Pronto” nuk do të merrej me çfarëdo çështjeje që kërkon zgjidhje konceptuale. Çdo gjë që kërkon zgjidhje formale do të jetë jorelevante. Pra, çfarë do të jetë Kushtetuta, çfarë do të jetë natyra e pronës publike dhe çfarë liritë e asaj private, çfarë do të jetë sistemi shëndetësor e pensional, çfarë do të jetë ai arsimor – që të gjitha këto që kërkojnë përgjigje (edhe) doktrinare, nuk do të gjejnë nga “Klani Pronto”. Klani qe dhe është i interesuar që në cilëndo çështje të jenë jo idetë e veta, por njerëzit e vet. Nuk është me rëndësi se çka shkruan Kushtetuta, por si e interpretojnë njerëzit e tij. Nuk është me rëndësi natyra e pronës publike, me rëndësi është që njerëzit e PDK-së ta kontrollojnë atë. Nuk është me rëndësi të saksionohen liritë e ekonomisë private, me rëndësi është që këto liri të jenë të mundshme vetëm nëse kalojnë nëpër sportelin e Klanit. Dhe sistemi shëndetësor e arsimor janë relevantë vetëm si hapësira zhvatjeje – prej organizimit të rrjetit korruptues të barnave deri tek ulja e përgjithshme e standardeve të arsimit me punësimin dhe avancimin e militantëve të saj.
Sfida e përcaktimit ideologjik u zgjidh me lehtësinë më të madhe: ish-marksistë -leninistët nuk do të kenë besim, doktrinë a ideologji.
Por, si është e mundur që një grup i këtillë njerëzish, me nivel kaq të ulët arsimor, intelektual, politik, kulturor – dhe siç po dëgjohet në përgjime, moral – të angazhohen për kaq gjatë në Kosovë, duke u marrë me sukses me shkatërrimin e shtetit që është ende në fazë ndërtimi, duke i kapur institucionet e saj?
A nuk do të duhej që një gjë e tillë të zgjonte neveri te popullata?
Deri më tani jo. Dhe arsyeja është se kjo kastë politike, kur e ka braktisur ideologjinë, ka kuptuar se “bullshiti” (në versionin e Thaçit, “loja koqesh”) është forma më efikase e veprimit politik. Shembulli i Marrëveshjes së Brukselit ishte treguesi më i freskët i “bullshitit”, kur qytetarëve të Kosovës u flitej se kjo Marrëveshje, me përkrahje të “miqve ndërkombëtarë” e bën më në fund Kosovën shtet të njohur edhe nga Serbia. Një formulim i këtillë nuk mund të cilësohet si gënjeshtër, për arsye të thjeshtë se në besimin e qytetarëve, miqtë ndërkombëtarë nuk mund të na gënjejnë. Atyre u besojmë, sepse, fundja, edhe na kanë çliruar e edhe na kanë shpënë deri te shpallja e Pavarësisë. Për më tepër, edhe Marrëveshja e Brukselit qe shkruar për interpretim ambivalent- ideale për bullshit.
“Bullshiti” është ushtruar me sukses edhe në ekonomi. Kur rriteshin rrogat e sektorit publik, qytetarëve u thuhej se qeveritë tjera nuk donin t’i rrisnin me qëllim (e jo për faktin se nuk kishte rritje të mjaftueshme ekonomike që do të arsyetonte rritjen e rrogave). Manipulimi me të vërtetën, apo “bullshiti”, ishte evident: rrogat rriteshin në Kosovë duke e rritur borxhin e brendshëm, por këtë nuk e kishte parë kush, apo nuk e ka parë ende. Rrogat e rritura atëherë do t’i paguajmë që të gjithë qytetarët në vitet që vijnë, së bashku me çdo kilometër autostrade të çmimeve të tejfryra.
Qytetarët, deri më tani, e kanë pranuar “bullshitin” si model të “Klanit Pronto”, madje, edhe në kontinuitetin e Qeverisë së tanishme. Sipas Harry. G. Frankfurt, profesorit të filozofisë së Princetonit, ekziston një arsye për këtë.
“Njerëzit kanë tendencë të jenë më tolerantë ndaj bullshitit sesa ndaj gënjeshtrave, ndoshta, sepse jemi më pak të disponuar që ta konsiderojmë atë (bullshitin) si ofendim personal”.
Përgjimet “Pronto” ndoshta do të rezultojnë me ndonjë procedurë gjyqësore. Por vlera më e madhe e tyre do të jetë nëse mbërrin të depërtojë impakti i pikës që e bashkon diskursin e brendshëm të Klanit (atë të përgjuar) me diskursin publik të tij. Është ai momenti kur Grabovci qesh në bisedë telefonike me fjalët e veta, ato që i përsërit me tërë seriozitet në paraqitjet publike, se po angazhohet në ndërtimin e institucioneve të shtetit demokratik të Kosovës.
Vlera më e madhe do të jetë nëse kuptohet se “bullshiti” që tashmë është ideologji e “Klanit”, quhet “bullshitizëm” dhe ka treguar sukses të paparë ndonjëherë në sistemet tjera politike të popujve evropianë. Në asnjë vend një nivel më i ulët njerëzish nuk kanë mundur të sundojnë për aq gjatë dhe me këso force shtetshkatërrimi. Andaj, thotë Frankfurt, “bullshiti është armiku më i madh i së vërtetës se sa janë gënjeshtrat”
Qe edhe dy fjale per ty si vijon:
Ti me 1989-1990 e themelove nje parti dege te UJDI, per Kosove..pra Inicijativa per Demokraci Ne Jugosllavi!!!,!,! Dmth ketu ishe Jugosllav bullshit apo shqipe Mutisllav. Pastaj ne vitet 1995-1999 themelove njefar partie liberale pa kurfar koncepti qe i bjen Palidhjizëm apo bullshitliberalizem. Pastaj e themelove njefar partie ORA, qe punonte sikur ora e njohur nenZvicer e viteve 1890-1899 me emrin Rroskopf….dmth nje parti Rroskopbullshitizem. Pastaj kur AMERIKA e ekzekutoi Pavresine (pas ekzekutimit te LIRISE nenvitin1999)……..ti nje zibdibullshitist konfirmove se qe 9 Muaj pra ne vitin 2007 dhe nje pjese te vitit 2008…… Ti lobove , sipas teje per pranimin e Kosoves aty ku nuk e kamvendin kurrrrrr, ……ne Konferencen e bendeve Islamike!,!,!,!,!,!!,!,!,!,! Pra nje muslimbullshitist i maskuar si Shqiptar………ose shqip BAGLOLLOGISLAMIK…… Pastaj ne vitet 2009-2016 je transformue ne nje ANTIAMERIKAN( ne esence antishqiptar)…….sepse pasi qe ti ishe nje bothlepires i Dellit, por bothlepizmi i juaj nuk dha rezultate ne berjen tende Minister i Puneve te Jashtme ( shqip per ty jashtqitjes)………ti fillove te sulmosh DELLIN dhe AMERIKEN per humbjet tuaja politike. Ti nuk u votove nga elektorati sepse ti shitshe bullshitizem…..shitja i bullshitizmit nuk u shpagua….dhe fajtor eshte DELLI DHE AMERIKA.
Prandaj i nderuari Veton Al Surroi, ti je BAGLOLLOGU kryesor i Bagliz mit Komntemporar. Ti e emerove djalin tend NURI, ne vitin 2014….. Ndersa babi i juaj i nderuar te emroi ty engjuhen SHQIPE nenvitin 1961………. Pra babai i juaj SHQIP, E JU arabisht….ose bullshitisht.
Dhe per fund te informoj se padyshim je njeri nder bullshitistologët memte njohur me Kosove, dhe jeri nder katunart apo fshataret respektivisht ruralistët me te bullshitizuar qe rastesisht ka lind dhe jeton ne ne qytet…….ku ka plot bullshtistologa sikur ti.
Respekte Superthiu !
Eshte nga komentet me inteligjente qe kam lexuar nder blogjet shqiptare gjithe keto vite.
Urime per analizen e thelle.
Bullshitizimi eshte bere mode kryesore ne boten e sotme. Fatkeqesisht nder kombet e vegjel dhe te varfer efekti negativ i bullshitizmit ndihet tej mase.
Veton, je bashkautor i ” bullshit”-it ne Kosove, po aq sa edhe “Klani Pronto”qe po e perflet ne kete shkrim.
Pervec kesaj, Veton, ose per me keq akoma, ti je bashkautor dhe kurator njeherazi, i gjysmes tjeter te Ketij “bullshit”-i dmth I kesaj bajge, por qe e ndeshim dhe e shkelim kesaj ane, dmth ne Shqiperi, ku duart e fshehta te padroneve te tu, te kane siguruar dhe bere goxha vend per eklektizmin tend ideologjik oportunist dhe reaksionar.
Ti Veton, nuk je brenda “Klanit Pronto” dhe, per pasoje, as perfitues prej tij, sepse padronet e tu nuk te lejuan qe te ishe.
Dhe nuk eshte e prere me thike se kush eshte me perverse, te kalosh nga marksizem-leninizmi ne bullshitizem sic na thua ti per Thacin dhe Klanin e tij, apo te kercesh nga nje bullshitizem ne tjetrin duke mbledhje honorare, sic thone per ty gojet e liga te Kosoves, ato goja qe te njohin ty me se miri, me dhembe e dhemballe, me eshtra dhe kokalle.
Z. Surroi ne shkrimin e vet e thot nje te vertete te kulluar si loti. Armiqte e shqiptareve deshirojne deshtimin e Kosoves si shtet i pavarur.Ujin ne ;mullirin’ e tyre e qouan dhe ende jane ka e qojne pikerisht keta te shkrimit te Surroit. Z. Veton nuk eshte pjese e atij Klani dhe nuk eshte ne pyetje ceshtja personale por e Kosoves. Komentuesit e gazetes ‘Tema’ kane pase rastin te lexojne profesorin Aidan i cili me argumente te forta tregon se kush jane akteret qe deshirojne deshtimin e Kosoves si shtet. Kam bindjem se Surroi nuk eshte.
Opinionisti Aidan, e ka shkruar nje genjeshter te madhe antikosovare, sepse ai jeton ne nje kabinet ne Universitetin e Westminsterit, ndersa une jetoj ne Kosove mjaft gjate qe te jeme me real se ai ne kabinet apo nenzyre…. , pa jetuar as dy ore ne Kosove. Prandaj ky Aidan ka shkruar pallavra per Kosoven si shtet i deshtuar …….. Jo Kosova eshte supershtet fenomenal fantastik, mirepo, ka qeveri te ndryshme qe nga 12 Qershori, te cilat kane mund te jene me te mira. Por ne Kosove ne 600 vitet e fundit kuuuuuuuuurrrrrrrrr ska qene me mire. Ndersa ne memorien time personale qe zgjate ……. 1968-2016 absolutisht kurrrrrr nuk ka qene me mire….ndersa Surrojat edhe Aidanat kane probleme personale , veqanerisht personi Surroi, si nje humbes jugoslavomuslimano-bullshitist… qe kritikon pa lidhje dhe pa argumente…njesoj sikur Aidan.
Qe edhe dy fjale per ty si vijon:
Ti me 1989-1990 e themelove nje parti dege te UJDI, per Kosove..pra Inicijativa per Demokraci Ne Jugosllavi!!!,!,! Dmth ketu ishe Jugosllav bullshit apo shqipe Mutisllav. Pastaj ne vitet 1995-1999 themelove njefar partie liberale pa kurfar koncepti qe i bjen Palidhjizëm apo bullshitliberalizem. Pastaj e themelove njefar partie ORA, qe punonte sikur ora e njohur ne Zvicer e viteve 1890-1899 me emrin Rroskopf….dmth nje parti Rroskopbullshitizem. Pastaj kur AMERIKA e ekzekutoi Pavaresine (pas ekzekutimit te LIRISE ne vitin 1999)……..ti nje zibdibullshitist konfirmove se qe 9 Muaj pra ne vitin 2007 dhe nje pjese te vitit 2008…… Ti lobove , sipas teje per pranimin e Kosoves aty ku nuk e ka vendin kurrrrrr, ……ne Konferencen e vendeve Islamike!,!,!,!,!,!!,!,!,!,! Pra nje muslimbullshitist i maskuar si Shqiptar………ose shqip BAGLOLLOG-ISLAMIK…… Pastaj ne vitet 2009-2016 je transformue ne nje ANTIAMERIKAN( ne esence antishqiptar)…….sepse pasi qe ti ishe nje bothlepires i Dellit, por bothlepizmi i juaj nuk dha rezultate ne berjen tende Minister i Puneve te Jashtme ( shqip per ty jashtqitjes)………ti fillove te sulmosh DELLIN dhe AMERIKEN per humbjet tuaja politike. Ti nuk u votove nga elektorati sepse ti shitshe bullshitizem…..shitja i bullshitizmit nuk u shpagua….dhe fajtor eshte DELLI DHE AMERIKA.
Prandaj i nderuari Veton Al Surroi, ti je BAGLOLLOGU kryesor i Baglizmit Komntemporar. Ti e emerove djalin tend NURI, ne vitin 2014….. Ndersa babi i juaj i nderuar te emroi ty ne gjuhën SHQIPE ne vitin 1961………. Pra babai i juaj SHQIP, e ti arabisht….ose bullshitisht.
Dhe per fund te informoj se padyshim je njeri nder bullshitistologët me te njohur me Kosove, dhe njeri nder katunart apo fshataret respektivisht ruralistët me te bullshitizuar qe rastesisht ka lind dhe jeton ne ne qytet…….ku ka plot bullshtistologa sikur ti.