Optimizëm te shqiptarët për fjalën e sotme të ambasadorit amerikan

7 Shtator 2016, 16:13Blog TEMA

Nga Spartak Ngjela

Optimizëm kishte sot në Tiranë pas asaj që dëgjuan nga ambasadori Donald Lu, kur ai tha: “ndëshkimi i korrupsionit të lartë politik në Shqipëri, dhe reforma në drejtësi, janë përparësi të politikës amerikane në favor të interesit të popullit shqiptar”.

Në fakt ato janë edhe përparësi e politikës aktuale amerikane në Ballkan.

Tani të gjithë shqiptarët kanë besim. Kurse të inkriminuarit e politikës së lartë dhe gjyqtarët e korruptuar, e kanë hedhur shpresën te mundësia e bllokimit të ligjit të vetingut nga presidenti Nishani.

A ka mundësi ky president t’i kundërvihet opinionit publik shqiptar dhe politikës amerikane?
Vetëm nëse frika e ndëshkimit të mundshëm të tij, i ka hequr arsyen normale, për ta futur në një “telash politik edhe me të madh”.

Në fakt Donald Lu sot ka paralajmëruar në mënyrë diplomatike Presidentin shqiptar që ky të mos e zvarrisë firmosjen e ligjit të vetingut, se ndëshkimi i korrupsionit në Shqipëri është përparësi e politikës amerikane.

Por me e rëndësishmja është që shqiptarët sot ndienë realitetin e ndëshkimit të korrupsionit shqiptar. Ata tani janë të bindur se politika amerikane do ta çojë deri në fund çeshtjen e nisur të pastrimit të politikës shqiptare, të gjyqësorit shqiptar dhe të krimit të organizuar në Shqipëri.

Shqiptarët po presin të shohin konkretisht shpëtimin e të ardhmes së tyre shqiptare, dhe ambadadori amerikan ua përforcoi sot ndjenjën optimiste të shpëtimit.

Historia e Shqipërisë në këta dy muaj që vijnë, do të prekë fatin real të shqiptarëve.

Këtë po ndiejnë së brendshmi shqiptarët që janë optimistë dhe me shpresën e shpëtimit nga kjo gjëmë që ka dy dekada që iu ka bllokuar jetën e tyre kombëtare.

9 komente në “Optimizëm te shqiptarët për fjalën e sotme të ambasadorit amerikan”

  1. andromeda says:

    Po s’u rrasën brënda Saliu, Luli, Meta etj. nuk ka drejtësi dhe reforma do të mbetet vetëm në letër. Por gjasat janë që të tre ato të vazhdojnë të udhëheqin politikën shqiptare. Lu-ja dhe emisarët nga Washingtoni vazhdojnë t’i përkëdhelin e t’i bëjnë temenara. Ndaj Taku mos u dhjas e mos u bëj gazi i botës. Dhe sidomos mos na e mbaj Amerikën si shpëtimtaren tonë, ajo që e ka mbajtur Saliun në krye të politikës për 20 e ca vite me rradhë, Saliun që e ka shpartalluar këtë vend si mos o zot.

  2. populli arian pellasg shqiptar says:

    o,po nuk e pam salen para litarit si sedam hyseinin me lak n qaf,nuk besojm ne shtet ligjor demokratik ne!

  3. biometri says:

    O Avokat. E di ate shprehjen Qeni qe leh nuk te ha?
    Boll me llafe, kaloni ne veprime
    Te shofim a do sekuestrohen parate e Argites dhe Shkerdhenit

  4. Rroku says:

    Ah more Taku, je bere si tellalli Nezir Doci (njehere e nje kohe i ziu ai, shetitste rrugeve te qyteteve te zones veri lindore me autoparlant nje gryke gjymi te prere) duke recituar te njejtat fjale.
    Si nje “ekspert” qe hiqesh te jeni, thuaj dicka lidhur me aspektet juridike profesionale te kesaj reforme dhe ketij “vettingu”
    Psh: thuaj nje argument qe amendamentet e PD nuk qendrojne juridikisht opo dicka te tille.
    Po pse o derebardhe llomotit gjithe kohen te njejten gje, pa thene asgje te re. VERY BORING
    Nga lexuesi po behet gjithnje e me qarte perse jeni UNLIKABLE PERSONA per cdo krah politik.
    Nje keshille, duke u pozicionuar tejskajshem ne njerin krah (ne krah te Rilindjes, padyshim) po humbisni cdo shans per te kapur nje cope ne kete proces reformimi te drejtesise, pasi jeni ekspozuar tashme si “Biased”.

  5. Rroku says:

    Taku Taku Rrumbullaku qe je kthyer ne bythe bardaku
    Ah more Taku, je bere si tellalli Nezir Doci (njehere e nje kohe i ziu ai, shetitste rrugeve te qyteteve te zones veri lindore me autoparlant nje gryke gjymi te prere) duke recituar te njejtat fjale.
    Si nje “ekspert” qe hiqesh te jeni, thuaj dicka lidhur me aspektet juridike profesionale te kesaj reforme dhe ketij “vettingu”
    Psh: thuaj nje argument qe amendamentet e PD nuk qendrojne juridikisht opo dicka te tille.
    Po pse o derebardhe llomotit gjithe kohen te njejten gje, pa thene asgje te re. VERY BORING
    Nga lexuesi po behet gjithnje e me qarte perse jeni UNLIKABLE PERSONA per cdo krah politik.
    Nje keshille, duke u pozicionuar tejskajshem ne njerin krah (ne krah te Rilindjes, padyshim) po humbisni cdo shans per te kapur nje cope ne kete proces reformimi te drejtesise, pasi jeni ekspozuar tashme si “Biased”.

  6. Dhëmbi says:

    i nderuar Spartak, nga dëshira e madhe për drejtësi si ti dhe të gjithë, akoma kemi shpresa në ktë vënd që nga ta zëshë të bën pis.
    Do ngrihen rrogat e gjyqtarëve, kur miku dhe farefisi do transformojnë ligjin, si gjithmonë. Gjyqtarit i vijnë provat të përgatitura me pagesë, dhe ja ku jemi në të njëjtën pikë. U lodhën të parët tanë për të vendosur rregull dhe kufizimin e vjedhjeve dhe rezultati shteti u shpërbë. Mendimi im është të ndërrohen të gjithë. Një parlament i ri me element të rinj, do e duartrokisnja .

  7. alphade says:

    Dua t’i besoj optimizmit te zotit Ngjela ,por i nderuari ambasador i vendit mik SHBA-s
    Z.Lu, mori si shembull vetem nje “cironke ” , Shullazin qe me siguri e ka degjuar ne
    parlament nga bariu i dhive te Vicidolit ! Ky emer per mendimin tim eshte thjeshte
    nje “koke turku” ! Tash une pyes zoti avokat ku jane emrat e “peshkaqeneve ” qe jane
    ulur kembekryq ne parlamentin shqiptar sidomos e kam fjalen te deputeti i rreshtit
    te trete,karrikja nr.4, e shume gjyqtare e qeveritare qe gogesine ne makinat me air-
    condition ….! Duke qene si person skeptik,kam shume frike nga euforia juaj zoteri !!

  8. mmoisiu says:

    Te nderuar komentues !

    Mos ka ardhur koha dhe mos eshte vone ,te zgjidhet nje Kr/Minister i nivelit te Filipines qe ti masakroje te korruptuarit ?
    Mendoj qe vetem kjo eshte e domozdoshme ne kete vend ku po ben masaker korrupsjoni ,nuk ka nevoje per gjygje ,te behet sic behet atje dhe te vihet shperblim per cdo zbulim te korrupsjonit ,te mari dhe ai perqindje per rastin qe zbulon !
    Mos humbni kohe me zgjidhje te tjera ,mendoni vetem si te realizohet ajo ! Do te isha dhe per nje person edhe te nivelit Izet Haxhia,njeri me personalitet, vetem te zgjidhte kete problem te madh kombetar dhe i lante te gjithe gabimet e tij !

  9. vaso says:

    POintervista,ku thoshte se do keshillohem gjithmone me z.LIDER.Si tu duk?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje