Bregdeti shqiptar, ose Golem për fukarenjtë, ose Bllok për të pasurit

6 Shtator 2016, 21:23Blog TEMA

Nga Mentor Kikia

Golemi dhe bregdeti i Durrësit në tërësi është shembulli më tipik i shkatërrimit duke ndërtuar.

Ai nuk rregullohet më, pasi është prishur rregullsia e parë urbane. U bënë pallatet para rrugëve dhe kanalizimeve.

Tashmë ai është laboratori ku studentet e arkitekturës nga e gjithë bota të vijnë të mësojnë se si nuk duhet ndërtuar një qytet.

Eshtë shembulli më tipik në botë se si degradon një vend kur qeveriset nga hajdutë dhe maskarenj.

Tashmë Golemi dhe të tjera zona që janë ndërtuar sipas atij modeli, janë zonat turistike të njerëzve më të varfër të Europës që mund të vijë të pushojë në Shqipëri.

Por, vec golemizimit ka edhe një fenomen tjetër në Shqipëri, ky është Bllokzimi.

Këtu nuk ndërtohet rrumpallë dhe për fukarenjtë, por ndërtohet në luks dhe për të pasurit.

Ndërtohen vila, mes pishave dhe me pamje të qartë nga deti. Me vetrata që të shijohet mjedisi në cdo sekondë. Ja, psh, në zonën mes Gjirit të Lalëzit dhe Hamallajt, po ndërtohet një lagje e re pasanikësh.

Vila, mu në breg të detit. Vetëm 5% e popullisë ka mundësi të bjelë këtu. Edhe atje në Palasë, në perlën e paprekur deri tani, vila për shtresën e milionerëve(në eur).

Bllokizmi detar nisi me fshatra të tipit Laguna Blu, por ajo është demode tani.

Bllokmenët e rinj duan vila në qytet, vila në fshat, pranë qyteteve, dhe vila në bregdet.

Nuk jam proletar që urrej të pasurit, edhe pse shumica paratë i kanë vënë duke na zhvatur neve. Por më dhëm dika tjetër.

Shkatërrimi i Shqipërisë. Zonat ende të parekura nga Golemizimi, a nuk mund të vihen në shërbim të ndërtimit të resorteve të mëdha, për të pritur turizmin masiv dhe me komoditet normal?

Përse u duhet vënë në dispozicion fshatrave turistike, që nuk i shërbëjne fare turizmit por vetëm egos dhe pangopshmërisë së oligarkisë politike dhe ekonomike të këtij vendi. Ata që vënë mure edhe brenda në det, që populli të mos ia prekë as rërën as ujin e tyre.

Po turizmi o të babëzitur, o të pangour, a do të bëhet në këtë vend?

Po ata që do të lindin në këtë vend pas nesh, çdreqin do të bëjnë këtu, keni pyetur ndonjëherë?

19 komente në “Bregdeti shqiptar, ose Golem për fukarenjtë, ose Bllok për të pasurit”

  1. Pleshti says:

    Mentor, shiko se eshte bere nje germadhe ne Drymadhe, nje hotel Morina Palace , 150 euro nata dhoma, e nje mjeshtri qe merret me miell e qe riciklon parate ne ndertim e tani i eshte fut dhe turizmit. Emrin e ka Lul Morina, nje tip si ai Kajolli i fierit, me histori shume te ngjashme.
    Ka fillu me e marre fera uraten dhe ne jug.
    Jam shume kurioz kush ja ka dhene lejen.
    Rilindja e ka pare ate ngrehine apo kane problemet me stadiumin nje here per nje here.

  2. Kush e ka fajin per gjithe keto shkatrrime?a do pergjigjet kush per gjithe kete rrumpallhane ne kete vend?apo vetem me konstatime dhe hartime amatoreske;se na ishte njehere Golemi ,se na ishte njeher Lura,se na ishte njeher nje pyll apo liqen e lum i paster apo apo……..
    A do japi ndonjehere llogari ndonje apo do vazhdohet se ky apo ai udheheqes apo kryetar bashkie qe shkaterroi do shpallet hero kombetar si Skenderbeu nga trushplaret e vet.
    A ka tru dhe sy ky moot populli te shikoj dhe gjykoj se cfare i ka ndodhe ketij vendi apo do vazhdohet kush mund te vjedh dhe te shkoj kunder ligjit dhe te mbroj hajdutin e vet.
    Mjaft me me konstatime se jemi ngopur dhe po i shikojme dhe po i vuajme injorimet qe i behen ketij populli dhe ketij vendi fatkeq.

  3. Lal Prenga says:

    Ketu tek ne ka lind katastrofe qe me ardhjen ne pushtet te Doktor Mortjes, ardhje e shoqeruar me shkaterrim e djegje te pasurise se vendit. Mendoni vetem cfare i beri bujqesise, shkaterrim nga themelet! Te njejten gje qyteteve, shkaterrim qe duhen shekuj, plan, pa asgje. Sot ne pushtet eshte pala tjeter, fajtore po aq sa dhe tjetra! Vazhdojne dhe keta e vjedhin, akuzat qe bejne kunder njeri tjetrit nuk jane akuza per zhvillimin industrial, bujqesor apo turistik por bazohen vetem tek canabis dhe licensat, praktikisht akuzojne njeri tjetrin kush po vjedh me shume. Nder kohe qe mijera lejohen te ndertojne pallate mbi rere, ne lulishte , mbi burimet e ujit te pijshem(ne qytetin tim dikush ka ndertu shpi private mbi catine e pallatit pese katesh) kurse ne autostrade pronari I nje restoranti ka blloku hyrjen ne qytet nga autostrada. Automobilistet detyrohen te bejne nje rruge qe I kryqezon me nje rruge kryesore! Me dhjetera aksidente kane ndodhur ne kete pike, dhe te gjithe heshtin! Kurse une kam token time ne nje vend te humbur, pa rruge, pa energji, pa uje dhe me sakrifica te panumerta po perpiqem te kujdesem per token dhe vetem po humb nga ana ekonomike, kam vendimin e gjyqit per kthimin e tokes por Agjensia per kthimin e prones nuk me jep certifikaten! Ketu tek ne vetem prostitutat dhe politikanet kane jete, megjithese nuk kupton robi kush eshte njera e kush tjetra! Jane politikanet tane prostituta apo prostitutat jane be politikane!

  4. Damian says:

    Ehhhh mor Kikirik, s’u bere kurre Fare Kungulli!
    Po ose ore mikro-xheloz klasik te plas buza per çdo gje qe sheh qe bejne te theret e ku s’je pjese torte???
    Dakord me smiren se njeri je edhe ti, katundar po njeri. Po me ligesine more derdimen si nuk arrite te divorcohesh??? E kupton more gjynahq(k)ar qe Mero ben sevap me ty e te jep hapesire??? Po ne ç’hale do te pellasesh neser kur Mero te ndergjegjesohet se çfare e cil’ legen mban afer???
    Nje keshille Ment’horr: Kruaj zgjeben tende e lere ate te te tjereve, se ne mos e kruajne vete, kane kush t’jua kruaje.

  5. Francis says:

    Po si te kemi ate kokeloqe KM qe eshte shartim i skenaristit me bojaxhiun, te cilit ti i lepin b*thën, per çfare turizmi flet zot-rrote???
    Po te vetmin turizem keto iniciativa do ta bejne, se shtet nuk ka, investitore te huaj nuk ka (veç call center dhe fasonistet e Likes), sr edhe ata pak investitore qe ishin po ia mbathin…
    Po ti na fol pak per MORATORIUMIN E KANABISIT, qe na gjelberoi cep me cep! Na e thuaj nje fjale po deshe edhe ketch-up-in e ca karlliqe te tjera qe bejne mu, diku nga e pasnesermja na thuaj pastaj edhe per vizionin tend turizmatiko-kikist!!

  6. Pune me Dru &Metal says:

    M3ntori si biçim gazeyaruci ka kapur nje teme interesante, ashtu si pa dashje.
    Ka disa konstatime te drejta:
    = deshtimin e te gjitha pallavrave qeveritare ne strategjine e zhvillimit te turizmit;
    = ndalimin e iniciativave te lira;
    = ndalimin me ligj te zhvillimit te prones private;
    = ndalimin dhe pengimin me ligj te çfaredolloj investimi qe nuk vjen direkt me bekimin e amshuat nga faqja e mega-psikopatit Ed-Drama;
    = komunistizimin e pronave private qe nuk kane vulen PS ose te pakten nje nenshkrim;
    Shkurt, thjeshte e paster, ka harruar te merret me Kokodhine ne jug dhe te chateaux te tij 15-20 metra larg bregut pa i hyre gjemb… Pttuuufffffff

  7. Van Dami says:

    O Mente me Borzilok!
    Po ik o pall e merru me kodrat e Ishmit se vajten per lesh nga hashashi!
    Shktuaj edhe ti ndonje llaf kur mbillet “gjelberim” vetem 2 km nga Rinasi!
    Pyet o hajvan se si Edvin Shullazi ka zaptuar me 305 te gjitha malesite e Krujes e ndjehet njeri!

  8. Sul Pumi says:

    Z Kikia , Falemindrit per shkrimin . Natyra eshte dhurate e zotit ,por njeriu ose e ben me te bukur ,ose e shkateron . Fytyrat me te urryera dhe me brutale ,jane keta politikanet e 25 viteve te fundit . U shkaterua perfundimisht , nga keta fshatare te pangopur natyra, e konkretisht bregdeti . Ku ishte nje shanc i mire per turizem dhe me te paralelisht mireqenia e popullit te varfer shqiptar ..Me betonizimin e bregdetit ,u shua pefundimisht shpresa e nje mireqenie per shqiptaret. Kjo nuk do i rrezistoje kohes ,por ka vdekur qe ne lindje. . Nuk jane pyetur specialistet , e arkitektet, Nuk zbatohen parametrat teknike e ligjore , per ti rrezistuar kohes mbi turizmin. por vendos paria politike. e me emra te rugaceve te trete . (keqeardhje) .Ky lloj shkaterimi i bregdetit me hapa te raketes kozmike ,, eshte puna me e ndyre e ketyre politikaneve te pangopur,anti shqiptare dhe mbi te gjitha drite shkurter .Populli shqiptar, cdo mekat qe kane bere ,keta zabita politikane te mbrapshte mund tja falte , por shkaterimin e natyres, kurre nuk do ja fali. Zoti Mentor mbaje mend prej meje , brezat e ardheshem neve nuk do na i falin shkaterimin e natyres ,por nje gje eshte e sigurte ,kto do i lene pa vare. E skane per ti gezuar ,,jo se jam xhelos ,por e meritojne te hapen letrat e per kete jam me se i sigurte e optimist . Kta zabite te trashe e te pa ngopur , na bene, qe ti kthehemi diktatorit, e te themi faleminderit, qe na i le natyren te virgjer . Qe te gjithe ne , si popull kemi faje , qe i leme keta hajduter injorante tna grabisin, , e mbi te gjitha ,me alarmantja , shkaterimin e bregdetit , e mbi te gjitha ekonomine e popullit . Po behen jo gabime , por faje te pa riparueshme nder shekuj. . Por turp te kene keta , specialiste , keta arkitekte e shume te tjere intelektuale, e te vinin kembanen e alarmit. Turp e jazeku i qofte .Ju faleminderit zoti Mentor.

  9. Artikulli ngre probleme qe qendrojne, gazetari nuk eshte as polic e as gjykates ! Duket se dikush ka shkrujt 4 komente me 4 emra te ndryshem ! Shkruani per tematiken qe trajton shkrimi jo nxirrni inatet apo xhelozite qe keni me gazetarin!

    1. kleptofagos says:

      Komentet qe i kundervihen artikullit dallojne qarte kater kategori negative qe asfiksojne Shqiperine.
      1. Mafiozi qe kercenon hapur gazetarin per te mos hapur letrat e krimit.
      2. Mercenari partiak qe mbron punedhenesin e tij.
      3. Tifozi budalla qe brohoret pa e kuptuar te keqen e vetes se tij.
      4. Mentaliteti i ngushte shqiptar qe nuk sheh me larg se pragu i deres se tij.

      Kam frike se sa me siper bejne shumicen dhe pakica nuk ben dot pa nderhyrje nga jasht.

  10. alb says:

    Me ka mar shum malli per ate udhetimin poktoresk me tren qe pershkonte gjith bregdetin e Durresit.
    Ndersa sot ? Ne asnje imagjinate njerezore nuk mund te pershkruhet barbaria dhe percudnimi qe i eshte bere atij sot.
    Dhe me e dhimbshme eshte qe do te jete perjetsisht keshtu.

  11. funerali says:

    mendoj se do te ishte e aresyeshme te publikohej nje studim shteteror me harta, per titujt e pronesise ne bregdet. sa perqind jane prone shteterore, sa perqind jane prone komuniteti dhe perqindja e prones private; kjo e fundit natyrisht pa emra. po ashtu te cilesohet edhe kategoria e pronave, sipas distances nga bregu dhe cilesise.
    ne vazhdim ky studim duhet ti paraqesi publikut shqiptar, planet zhvillimore afat shkurtera dhe te perspektives te qeverise qendrore dhe atyre lokale, menyren se si do te perfitoje publiku ne radhe te pare dhe pastaj privatet nga ky zhvillim. dhe e fundit por me e rendesishmja I gjithe studimi te jete I mbeshtetur ne legjislacionin aktual dhe ate qe mendohet te amendohet ne te ardhmen ne menyre qe te harmonizohen intresat publike, shteterore dhe te biznesit privat.

  12. Berlin says:

    Mentor ….boll i bone reklam gjirit te kokemadhdhjerit – hajdutit nr1 !!!!
    Sepse dhe golemi po rergullohet dale nga dale !

  13. Tironsi says:

    O Mentor, po si nuk u bere nje here me kellqe a derrbardhe. Po prape shkrime te porosiuta ke bere. Po cke mo qe don te luftosh si don kishtoi ne ajer per dicka qe eshte e pashmengshme dhe ajo quhet ZHVILLIM! Ore ti zoteri keto projektet qe permende ti do ti japin zhvllim zones, do te punesojne njerez dhe do te krijojne lehtesira si infrastrukture ashtu edhe ne dretjim te zhvillimit te kulturers.
    Ka nje gje, duhet bere dallimi midis te ndryshmeve sepse vertet ka ca ndertime qe jane bere pa kriter ne te kaluaren, por jo keto dy projekte.

    1. Kapedani says:

      Tironsi (i ardhur pas 90 -ës) ,je koke bole komplet ti edhe ndonje kar qe mendon si ty.Ai po thote qe eshte dhjere Golemi ti i thua qe eshte zhvilluar.Ke quan zhvillim ti ate qe jane bere pallate 10 kateshe banimi ne buze te detit.U be e modes mbas viteve 2000 te bleje apartament ne gjithe bregdetin e Durresit duke mos bere asnje studim.Duke filleuar nga Iliria ,Breshka dhe deri tek hekurudha jane bere me mijra pallate .Dhe njerezit kur dalin ne det duhet te rrine bythe me bythe.Prit se po i vjen radha Gjirit te Lalzit ,po çpyllezohet zona per te ndertuar fshatra turistike ,do fillojne dhe aty njerezit te blejne.Do punesohen njerezit ,po çnjerez do punesohen aty dhe per sa kohe 1 vit max.Pastaj keto shtepi do kyçen dhe do perdoren vetem per ne vere ose ndonje week-end derisa te fillojne e te mbijne si kerpudhat pallatet 10 kateshe dhe ja ku u pordh gjithe zona ,me det rere dhe pyllin e mrekullueshem.Ne vend qe te behet vend turistik si ne Turqi ,Greqi dhe ne vendet e tjera qe mendojne per te zhvilluar turizmin ne mendojme per veten ,te kemi nje shtepi ne buze te detit.Dhe resorti turistik duhet te behet ne ate menyre qe te mos preki natyren por ti ti pershtates asaj.Atehere do ta shohesh çfare zhvillimi dhe sa do punosohen ne ate zone.Golemi eshte bere nje hale gjigande ku te vjen ndot te shkosh edhe per nje kafe jo me lahesh.Por kur ka ca bole qe i mbajne akoma aprtamentet (qe sdo shiten kurre) me 450 euro metrin katror.Te gjithe ata qe njoh une i blene nga 30-40 mije euro dhe spo i shesin dot as 15 mije.
      Keshtu o kaqola kur diskutoni shikoni pak me larg se hunda juaj.A ne qofte se Zen serb sy peshkaqeni apo Ed palla bashke me Like hajdutin ndjehen te prekur nga te tilla shkrime domosdo qe do paguajne ndonje bythe-qir si puna jote qe te shkruaj paçavure.

  14. Vegipi says:

    Mentor, ti duket qe ke xhelozi te madhe sepse nuk je pjese e atij komuniteti. Ti ke dhene prova qe je gazetari me xheloz po gjithashtu edhe me i lakueshem per tu perdorur nga njerez te caktuar. Ne keto projekte vertet mund te kete te pasur po kjo bote keshtu eshte bere dhe ky eshte i njejti parim dhe e njejtti proces ndodh edhe ne boten e qyteteruar dhe ate perendimore.

  15. Mynyri says:

    Mentor kjo qe thua ti eshte nje fare rrevolucioni alla i kuq. Shyqyr zotit qe nuk kemi me te tilla rrevolucione enveriste apo haxhiqamiliste se do kishim marre fund me kohe. Kapitalizmi eshte rendi i vetem boteror dhe nuk mund te permbyset as nga bythece si puna jote e as nga shoket e tu. Europa dhe gjithe bota zhvillohen nepermjet kapitalizmit, kush ne nje forme e kush ne nje tjeter. PO katunaret si puna jote suan korene e Veriut dhe Kuben sepse atje e kane vendin. Ik e merr nji pasaporte kubaneze e shko jeto atje ku barazia ehstre fallcitet po te pakten duket sikur ehste njeloj per te gjithe.

  16. k says:

    Golemizimi është në zemrën dhe mendjen e shqiptarëve.

  17. perivolo says:

    Jam dakort me komentuesin k.
    Per mendimin tim eshte gabim trashanik te thuash qe per te gjitha e ka fajin doktor vdekja,ose piktori i gjate etj.
    Korupsioni dhe maskaralleqet fillojne nga njeriu me i thjeshte dhe arijne deri ne majen e pushtetit,kryesisht kjo ka te beje me cdo nepunes qe vendos vulen ose firmen e vet,qofte ky punetor bashkie,kryeplak fshati,kryetar bashkie,bekimdhenes i hipotekes,i sistemit te padrejtesise dhe ne fund deputete dhe ministra.
    Te gjithe keta jane popull,jane femije te bujkut,te avokatit,te ustait,te doktorit,te poetit,te shitesit etj.
    Kryeministri i cdo vendi ngjan me shoferin ne nje autobus turistesh,perpiqet qe klientet e tij te jene te kenaqur,po te duan u tregon teatrin,amfiteatrin etj,po te duan prape i con ne pjace te bejne sehir!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje