I kam ndjekur me trishtim dhe habi, një sërë reagimesh të ashpra, që kryetari i lëvizjes Vetvendosje, Visar Ymeri, mori në Kosovë, për faktin e thjeshtë, se ai, në një status në Facebbok, uroi vetëm kombëtaren e kuqe dhe jo përfaqësuesen blu, për ndeshjet e futbollit ditës së hënë.
Ndaj tij shpërthyen thirrjet e zakonshme të një skalioni fundamentalistësh prishtinas, që e akuzonin se po fyente skuadrën e vendit të tij, se uronte vetëm njërën pjesë të kombit dhe jo tjetrën e kështu me radhë.
Duke parë këtë reagim të shfrenuar, Ymeri vendosi të bëhej edhe me eksplicit. Ai nënvizoi preferencën e tij për një kombëtare të vetme, e cila, me sa duket, nuk ka të bëjë vetëm me pasionet e tij sportive, por mbi të gjitha me linjën e tij politike.
Si kreu i një partie që mbron idenë e bashkimit kombëtar, madje e ka atë busullën e aksionit të vet, nga Visar Ymeri nuk pritej të bënte tjetër gjë. Ai militon çdo ditë për një komb dhe një kombëtare të vetme dhe kjo është zgjedhja e vet njerzore dhe politike.
Furia vazhdoi me të njëtin ritëm edhe pas deklaratës së dytë, dhe kreu i Vetëvendosjes u riakuzua për shpërfilljen e Kosovës në raport me Shqipërinë.
Dhe padyshim që këtu ka një problem.
Sepse ndryshe nga Vetëvendosja, disa shqiptarë të Kosovës, mund të jenë për një komb kosovar, për një gjuhë të Kosovës, për një skuadër kosovare dhe identitet të ndryshëm, por kjo nuk i lejon aspak të bëhen agresivë, të fyejnë e të shantazhojnë ata që mendojnë ndryshe.
Duke qenë se personalisht, nuk jam ndonjë fanatik i një kobëtareje të vetme, madje e kam ironiziar këtë ide, kur Sali Berisha atëherë në pushtet, mbarsi gjithë mediat e tij për ti fryrë kësaj daulleje, me qëllim instrumentalizimin e opinionit përmes tezave nacionaliste, unë nuk e mbështes idenë e djemve të Vetëvendosjes.
Madje, për më shumë, nuk besoj njësoj si ata, se çështja e bashkimit, është prioriteti i prioriteteve, apo zgjidhja më e mirë afatshkurtër për shqiptarët në të dy anët e kufirit. Shpesh frikësohem se këto qëndrime, mund të bëhen mburoja sublime të maskarenjve që duan të fshehin mëkatet dhe krimet e tyre në të dy anët e kufirit.
Por, pavarësisht kësaj diference, nuk arrij të kuptoj se si ata mund të sulmohen për këtë gjë. Si mund të shpallen armiq: se duan të vazhdojnë të bëjnë tifo vetëm për kuqezijtë; se nuk duan të shkojnë në stadium me flamurë blu; se nuk duan të këndojnë një himn që nuk ia zyrtarizojnë tekstin.
Të akuzosh Albinin, Visarin dhe ndjekësit e tyre se kanë bërë këtë zgjedhje, më duket absurde. Ti fshikullosh, ata më ngjan me një ekstermizëm që kalon çdo limit.
Natyrisht kushdo është i lirë të mendojë ndryshe nga Vetëvendosja. Të gëzohet për kombëtaren e Kosovës, të brohorasë në stadium me flamurin e saj në dorë, të rrënqethet kur të dëgjojë melodinë “Europa”, por deri këtu.
Sepse të shkosh më tej e kapërcen cakun e lirisë së gjithësejcilit.
Dhe kam frikë se ky cak në Prishtinë po kalohet.
Dhe nuk po kalohet se dikush dashiroka më shumë skuadrën blu sesa kombëtaren e kuqe, se dikush do të nderë në ballkon flamurin me gjashtë yje, sesa të lartësojë atë me shqiponjë, se dikush militon për formimin e një identiteti të ri, apo ndihet mirë tek ai tradicionali.
Jo, jo, problemi mund të jetë gjetkë.
Ndoshta edhe në Prishtinë, po formohet ai arketipi “izolatrikut” që përshkruan aq bukur Blushi në librin e tij “Hëna e Shqipërisë”. Ai personazhi që e sheh atdheun jo më larg se dera e presidencës, ministrisë, medias apo biznesit të vet.
Janë pikërisht këta lloje “izolatrikësh” kosovarë që po përpiqen të luajnë me simbolet e mëdha për qëllimet e tyre meskine.
Vetëm një mendje e ngushte dhe një interesi i vogël si i tyri, mund të arrijë deri në absurd: të nisë kryqëzatë ndaj Visar Ymerit dhe mbështetësve të tij, për faktin e thjeshtë se duan të vazhdojnë të përkrahin kombëtaren dhe të valvisin në stadium vetëm flamurin e saj. (Lapsi.al)
ishte historike,e ky tipi eshte deputet ne Kosove.Kaq.Se tifoz mund te jesh edhe me Mozambique.
Patriotizmi deklarativ eshte me i trishtueshem sesa heswhtja e perjeteshme.
Shqiptare, behuni te arsyeshem, logjikoni me trurin e kohes, mos mbani gure, shpata, pushke, automatike, topa, apaca, avion luftarake dhe bomba automatike per t’i shfarosur ata qe mendojne ndryshe nga ju.
Nese ndonjeri nga gazetaret mund te thote se eshte me i ditur sesa nje gazetar gjerman apo franqez atehere une me nje ze te larte i them se eshte genjeshtar.
Nese nje patriot shqiptar thot se eshte me patriot sesa nje gjerman apo franqez atehere une me nje ze te fuqishem i them se po genjen.
Nese nje politikan shqiptar thot se jam me i zoti se nje politikan gjerman apo franqez, edhe ketij une i them genjeshtar.
e pra, pse gjermanet i kane kater shtete dhe kater flamuj dhe nuk tregojne patriotizem folklorik per bashkimin e tyre ne nje shtet?
E pse franqezet i kane kater shtete dhe kater flamuj dhe nuk dalin me patriotizem deklarativ?
As gjermanet dhe as franqezet nuk lodhen pse i kane kater kombetare, kater shtete, kater flamuj dhe kater himne. Ata gezohen qe i kane kater vota ne OKB dhe katerfish delegate ne Parlamentin Europian.
Patriotizmi i juve ne Shqiperi dhe i ketyre ne Kosove eshte pare atehere kur derdhej gjaku rreke.
Te gjithe jeni pjella te keqia, sa Bushati aq Robelli dhe te dy bashke nuk ia kalojne Matoshit.
Them keshtu sepse ju njoh mire.
Jeni profitere dhe te pafytyre, mjere ai qe iu beson.
Ti Dyrrahu, tregomi pak 4 shtetet Gjermane, o ti Dyrrah, MOS HARRO SE GJERMANITE ISHIN DY PER 50 VITE ME RRADHE DHE U BENE NJE PERSERI, POR ASNJE NGA DY GJERMANITE NUK PRETENDOI TE KRIJONTE NJE KOMB TE RI ASHTU SI DUAN TE BEJNE KOSOKARET.
KANE DALE TRADHETARET ME EMRA DYRRAHU, ILIR, PELLAZG,ARBEN,BENI ETJ ETJ DHE DISA GJOJA GAZETARE TE [email protected] DHE NA KANE ÇARË ASTARËT, PTU RRACË E QELBUR
Ti qenke kokrra e budalles mor Dyrrah! Shko thuaj gjermaneve qe te ndahet Gjermania ne Gjermani Lindore dhe Perendimore. Pastaj shko thuaju te ndahet Gjermania ne shtetet e dikurshme gjermane Bavari,Prusi,Saksoni… Pastaj shko thuaji Italise te ndahet ne shtetet italike para Garibaldit! Shko provoje po s’ta futen hurin ne bythe dhe ta tregojne sa te zgjuar jane ata dhe ti mor DEBIL!
Duhet te kuptosh thjesht nje gje : shqiptaret ende nuk e kane kaluar fazen e Garibaldit ne itali apo Karlit te Madh ne Gjermani! A kupton o TRAP ?
ESHTE PER TE ARDHUR KEQ ,QE KOSOVARET PO TRASFORMOHEN CDI DITE E ME SHUME SI NJE KOMB I RI . QE NUK KANE TE BEJNE FARE ME SGQIPERINE , BASHKIMI I KOSOVES DDOTE BEHET NJE DITE ,SEPSE DY SHQIPERI NUK MUND TE KETE ,POR TANI ESHTE HERET PER KETE .
TURP PER KETE KATEGORI KOSOVARESH IDIOTE , QE JANE INDINJUAR KAQ SHUME NGA DESHIRA PER NJE KOMB ,PER NJE GJUHE ,PER NJE FLAMUR .
O Zotni, mos e harro kurre poetin e Madh te ketij kombi, Gjergj Fishta : ” Shqiperia e bashkuar me Kosoven por pa kosovaret:……
Keni shume te drejte z. Bushati.Cdo shqiptar eshte i lire te jete tifoz i cilesdo skuadre.Para do kohesh a nuk deklaroi edhe nje shkodran,mundes,se deshironte te fitonte turku e jo shqiptari ne nje ndeshje finale?Atij nuk ju hodh asnje ne gryke.Por ju do thoni se ata te V V ,JANE POLITIKANE.Po pastaj?Sali Berisha dergoi arme ,e dini se ku,dhe nuk i beri gje asnjeri.Kosovaret po vendosin inkuizicion.Nuk marrin asnje mase kur nje fare Krasniqi fyen shen Terezen (ahere Nene Tereza).Ta respektoje shen Terezen, jo si figure fetare por si personalitet.Po ku do ta gjeje trurin ai qe flet me nje mendesi injoranti .Keto duhet ti shohin mire kosovaret, sepse keshu fillojne cthurjet.
Pse akoma se keni ditur qe ata ruajne ne shpirt urrejtjen dhe perbuzjen per shqiperine? (kosovaret) ata qe jetojne ne pernedim jua njohin mire mendimet.
ti bushat nuk ke asnje ndryshim nga matoshet serbofile te ”kosovarizmit”,sepse edhe ,si pjelle e ketij sistemi politik antikombetar te instaluar ne shqiperi e kosove,je kunder nje kombi te fuqishem shqiptar. te pakten e pranon . jo se nuk e di njeri qe ti me tufen e ”analisteve” te blere,perpiqeni te pengoni cdo perpjekje per kombin shqiptar,por te pakten e pranon qe nuk mbron interesat e shqiptareve.
ndaj mos bej sikur prekesh nga ofendimet e mbeturinave serbo-turke ndaj shqiptareve te vv-se. ti je nje nga ata.
Kosovaret nuk jane komb i ri por jane komb Shqiptar i vjeter sa pjesa tjeter e kombit Shqiptar ne Shqiperi. Pra Shqiptaret e Kosoves e kane te njejten ditelindje me Shqiptaret e Shqiperise. Ku eshte pra qeshtja e kontestuar? Aq sa eshte Shteti i Shqiperise shtet Shqiptar, aq eshte edhe Kosova Shtet Shqiptar. Shqiperia e fitoi pavaresine nominale me 1912, ndersa pavaresine reale me 1921(Autor Woodrow Wilson). Kosova e fitoi pavaresine me 18 Shkurt 2008( autor Bill Clinton & George W. Bush).
Pra ku eshte dallimi ndermjet shteteve Kosove dhe Shqiperi? Dallimi eshte se Shqiperia e ka flamurin Shqipetar simbol shteti, dhe emrin ne baze te kombit Shqiptar……….Shqiperis.
Por a e ben vetem emrihe flamuri shtetin ? Jooooooo. Sepse shtetin e bene edhe kombi. Ne kete drejtim Kosova dhe Shqiperia jane te barabarta, sepse edhe ne Kosove edhe ne Shqiperi jetojne Shqiptaret.
Prandaj ekzistojne dy shtete me shumice Shqiptare……….
Dhe jane te barabarta.
Pik.
Kjo eshte shkence.
Shkenca e bythes,na kenaqe,a thua se nuk i dime keto ?