Me maturantët? Ku është problemi?

8 Shtator 2016, 19:06Blog TEMA

Nga Artan Fuga

Ore, disa bëjnë sikur nuk kuptojnë, ose janë kokëtrashë, kokë-mpitë, ose bëjnë shejtan budallain. Se kokëderra janë që janë !

Nuk është puna ore ti se do të futen apo jo të gjithë maturantët në shkollë!

A thua se ka vende! Sikur janë vende në stadium. Vende hap njeriu sa të duash. Nje grup me dhjetë studentë e bën me njëqind studentë dhe ja i hape vendet! Pse kjo është???

Hajde sukses hajde!

Tjetër është problemi.

A shkojnë studentët në degët që duan? Kjo është çështja, se po çove njerin që do letërsi në veterinari, ose atë që do veterinari në matematikë, ke bërë lëmsh, ke vrarë zemra dhe ëndërra të rinjsh.

Tjetër është problemi.

Atij që i plotësohet dëshira për një degë, a ka të drejtë se ka një mesatare 0,0007 më të lartë sesa dikush që e ka poaq më të ulët (por marrë në një gjimnaz më të fortë), t’i plotëshet dëshira, kurse këtij tjetrit t’i thyhet zemra!

Tjetër është problemi.

A janë lëndët preferenciale të gjimnazit mjaftueshmërisht kriter për të dhënë të drejta më shumë a më pak në përzgjedhje lëndësh! Aspak.

Tjetër është problemi.

A iu dha shërbimi informativ maturantëve për degët ku duan të ndjekin studimet?
Aspak. Iu morrën lekët nga xhepi mamit dhe babit dhe atyre asnjë informacion a këshillim.

Prandaj është sistemi i padrejtë, irracional, absurd, shkakton probleme te rinia, thyen ëndërra, ngjall mosbesim.

Lërini mo maturantët të shkojnë të rregjistrohen vetë në universitete, e mos krijoni agjenci burokratike që për të hap e mbyll derën, krijojnë e zgjidhin probleme, si Sabriu, mësues i punës me dru e me metal.

7 komente në “Me maturantët? Ku është problemi?”

  1. vk says:

    o fuga o idiot…..ta them un problemin………….. nqs ne stomatologji……duan te shkojne 5000 nxenes………..dhe fakulteti qe eshte i PAVARUR…..vendos qe do pranojne vetem 100…….(kuptohet qe ata do pranojne me te miret)…………dhe pjesa tjeter do qajne ne rruge………….kush eshte keshilla jote??? leri fakuletet me dyert shqyer……………qe te behen te gjithe kalamajt jurista…..e te rrine pa pune pastaj

    1. fat bastard says:

      Do hapet Plepa University perseri `studime per te tere ore …ku qendron problemi ketu he…?

      po ai polici shtatzan cfare ben aty …..fat bastard …..:P ? ? ? ? ?

    2. Petro says:

      O VK, s i nuk eshte problem.Kur fakulteti i stomatologjise fut ne lendet perllogaritese te mesatares lende qe nuk behen ne filan shkolle te mesme (si filozofi apo sociologji)duke i llogarit ato me noten 0, nuk eshte problem? Ky eshte para diskriminim, mos kordinim i puneve Ministri universitet.Nuk jane te gjthe nxenest ne start te barabart brenda kerkesave te nje fakulteti.Sigurisht qe ti nuk je i shkencave te sakta, s merr vesh as nga aritmetika.Pale te jeshe nga produkti i koketrasheve te Kristalit.Kapeni nga nje fjale e profesorit te nderuar dhe e trashni.Eshte nje hile e madhe e atyre qe jane mesuar te bejne tere jeten hile.Ua mesoi serbi qysh me 1941 kur vuri ne krye nje te pashkolle.Apo jam duke genjyer.Asnje lend nuk kish marre qoftelargu ne France.A nuk eshte hile futja naten e armeve ne qele nga baballaret e ketyre te sotmeve? Ehu ku mbarojne hilet…Bishti i qeniit , bisht qeni mbetet.

  2. Durrsaku says:

    Nuk e kuptoj nëse ky është idiot apo palaço. Sa lehtë e zgjidhe problemin o “i gjithëditur”!!? Si nuk t’a varin ty këta politikanet tanë, megjithëse ti i jep zgjidhje çdo problemi, dhe gjithnjë siç e do populli.

  3. Meritokracia says:

    Ti Fuga ja fut ca si shume kot. Pa me thuaj ne c’ vend te Botes te gjithe shkojne te studiojne aty ku kane qefin e pare? Pa me thuaj ne cilin vend te Botes spaska as kuota e as meritokraci? A ka nje test pranimi apo jo? Ata qe thone se nuk fitoi ketu por fitoi ne filan univesritet ne Gjermai apo Turqi, nuk eshte gje tjeter vecse kane fituar nje te drejte studimi pa konkurim nga te drejtat e rezervuara per komunitetet e tjera.

    1. Mel says:

      Ka vend te botes (nqs marrim parasysh Francen pjese te botes), ku pas kalimit te provimeve ne mature, mund te regjistrohesh ne pjesen me te madhe te universiteteve pa konkurim. Dhe me besoni nuk eshte aspak ceshtje komunitetesh dhe as notash. Madje dhe nje nxenes gjimnazi shqiptar me nje mesatare me te cilen nuk kap dot ekonomikun ne Shqiperi (pasi mesatarja eshte rritur kaq shume…sa shume shkencetare qe do nxjerrim….bota duhet te na kete zili) mund te shkoje ne France, te regjistrohet (nese ka burim financimesh dhe di gjuhen) Por ne nuk mund te krahasohemi me te gjithe boten!
      Nese ne Shqiperi ndodh dicka e tille atehere do te duhet te filtrohen nxenesit ne baze te merites, gjate fakultetit. Nga viti I pare ne kalimin ne vit te dyte fakultet, do te duhet te behet nje seleksionim I drejte, ashtu sikurse ne France (nga ku profesor Fuga duhet te njohe sistemin shume mire) dhe te ngelin rreth 1/3 e nxenesve qe nuk ja dalin dot ne degen qe kane filluar. Pra, me pak fjale, I bie te mos aplikohet me teoria, po ju futa universitet pa-cope-leter (ah me fal diplome…) nuk do dal!

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Sipas teje hap dyert dhe maturantet te aplikohen per 10 lende dhe gradualisht te dali ku te dali.. Mjafton qe mbarova shkollen e larte.. Shkollet e gjuheve te huaja eshte me skandalozja. Apo skishit dhe ate lenden Shkenca Politike.. Hajde mere vesh ti se c’fare do behet maturanti kur te mbaroj Shkencen Politike ?!?! Futini ne shkolle mjaftonj te marrin nje dipllome.. Artan, na duhen ca Sabrinj sepse nuk dine me njerezit elementaret e hidraulikut, elektricitetit, saldimit, mekanikut.. Tani paguajn per sherbime dhe popullata ka deftesa Shkenco Politike ne xhept. Kjo eshte pasoja e 25 vjeteve dipllome fallco.. Sabrinj s’ka me se po saldojn tek TAP-I dhe po paguhet 5 fishi I nje pune shteterore..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje