Asgjë nuk do e preki MAFIA-­n e futbollit tonë! ­

10 Shtator 2016, 20:25Blog TEMA

Nga Ben Andoni

Mjafton të kujtosh dhe të gjykosh historinë e shumicës së presidentëve të ekipeve shqiptare dhe e kupton historinë e fundit me akuzat dhe vetë fabulën e “Skënderbeut”.

Edhe pa sjellë relacionin UEFA, cilido e kupton në Shqipëri se në çfarë niveli dhe në çfarë duarsh ka rënë sporti më i dashur i shqiptarëve. Dhe, paradoksi është se askujt, nuk do t’i hyjë as gjembi në këmbë, sepse tentakulat janë shumë të thella. Këtë e kupton që nga Asambleja e Futbollit, por edhe përsëritjen e përvitshme të akuzave për trukime.

Dhe shumë më tepër këtë e kupton se sot, mund t’i kundrosh në shoqëritë e presidentëve shumë nga politikanët e ditës, që bëjnë të paditurin edhe me atë që po ndodh në orët e fundit me Skënderbeun, ashtu si e kupton nga heshtja e shumë aktorëve të drejtësisë që duhet të ishin aktivë për akuzat mbi ekipin.

Por kupton realisht edhe pamundësinë e dënimit, kur gjykon se pakkush do t’ia dijë sot për mbarëvajtjen e sportit. Superliga shqiptare i zhvillon ndeshjet e kampionatit me shkallët e stadiumit bosh, përveç derbit të Tiranës ose vitet e fundit Skënderbeu­-Partizani, që më shumë janë duele urrejtje sesa ndeshje sportive.

E kupton nga gjyqet që kanë shumë nga lojtarët se sporti i futbollit nuk është më i vetes, por i marifetçinjëve, që kanë futur turinjtë në privatizime dhe kudo, mbuluar përgjithnjë nga politika. Në këto orë që kanë rrjedhur pas akuzës ndaj Skënderbeut ka pasur me dhjetëra mendime, por të gjitha bashkë s’kanë shërbyer që kryeprokurori i vendit Llalla të ndërmarrë ndonjë hap.

Ndërkohë që futbolli në këtë rast ka treguar një nga kokat e shumta që MAFIA ka mbi jetën politiko­shoqërore­ekonomike të vendit. Ajo komandon ekipet, ndeshjet, gjithçka, duke na bërë më të turpshëm sesa jemi. Dhe, ironia është se të dy palët e politikës heshtin, duke ia lënë topin në derë prokurorisë.

MAFIA shqiptare e futbollit, ashtu si edhe në rastin e fundit, është e paprekur sepse tashmë është e pasur dhe mbi të gjitha autonome, aq sa të komandojë me të gjitha levat e saj të gjithë proceset dhe madje t’ia mbyllë gojën dhe vetë prokurorisë. Kaq të mjafton të kuptosh se në çfarë duarsh është vendi…dhe e ardhmja e sportit tonë. (Javanews)

5 komente në “Asgjë nuk do e preki MAFIA-­n e futbollit tonë! ­”

  1. Para ne kembim te dekretit says:

    Po stilistja At Nikolla qe pastron paret e ketij Zeqos , manarit te Zamir Manes ?
    Ka pune prokuroria po te doje. Tani le te dale e te na tregoje per pasarelat e modes apo per motren qe eshte ne Angli .
    I kujtohet Erionit si u ngriten dhe u ulen akcizat e pijeve energjitike ?
    Se mos thote Rama qe nuk kam degjuar fare nga keto pune dhe i kemi trashegim nga Sal koqeshtrydhuri. ?

    1. arjan says:

      Po ca pastron AT nikolla m qafsh, as vete nuk I vesh fustanet e veta, vec kur del noj artiste qe eshte si pule qorre vesh ndonje fustan t asaj, pastrimim e lekeve te tij e ben po vet ai me red bulla e bravo

  2. Aleksander says:

    Asgje nuk do e preki…!?-Kjo nuk eshte shqipe letrare o gazetar(i bere vete).Shkoni e mesoni shqipen e pastaj te tjerat…INJORANTE !

    1. kleptofagos says:

      Pavaresisht nga vrejtjet gramatikore, ndryshe nga here te tjera qe i ka ardhur rrotull objektit te shkrimit, kesaj radhe Ben Andoni ka qelluar sportin shqiptar ne shenje dhe meriton te pergezohet. Le te vazhdoje edhe ne tema te tjera…

  3. Ska Nder BEGU says:

    Qente le te lehin, kar …….vani ecen perpara.
    Ja fakti:
    REPUBLIKA E SHQIPËRISË
    KËSHILLI BASHKIAK
    KORCË

    LAJMËRIM
    Këshilltarëve të Këshillit Bashkiak Korçë
    Lajmërohen të gjithë këshilltarët e Këshillit Bashkiak Korçë se ditën e Premte , datë 09 Shtator 2016, ora 1400, në sallën e Bashkisë (ish Gjykata) do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak me rend dite:
    17 . Për dhënien me huapërdorje të studimit “ Skënderbeu “ dhe dy terreneve sportive në favor të klubit të Futbollit Skënderbeu Sh.A .
    ( Komisioni për çështjet Ligjore dhe Pronat znj.Evis Miço ,znj.Arsidesa Hysi ,z.Shkëlqim Kajmaku , z.Andrea Mano ,z.Fredi Xhemo ).
    18 . Për miratimin e aktit të themelimit të shoqërisë aksionare Klubi i Futbollit Skënderbeu Sh.A .
    ( Komisioni për çështjet Ligjore dhe Pronat znj.Evis Miço ,znj.Arsidesa Hysi ,z.Shkëlqim Kajmaku , z.Andrea Mano ,z.Fredi Xhemo ).
    Mbledhjet e komisioneve do të zhvillohen ditën e Enjte datë 08.09.2016, ora 1400, pranë zyrave të Bashkisë.
    Kryetari i Këshillit Bashkiak
    Ilir BAJLOS

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje