Identiteti dhe lufta me ngjyrat

10 Shtator 2016, 18:22Blog TEMA

Nga Ilir Yzeiri

 

Në debatin e hapur së fundi për identitetin, që u provokua prej paraqitjes së ekipit kombëtar të Kosovës  në eleminatoret e Botërorit « Rusia 2018 », u përfshinë edhe kërkues shkencorë veçanërisht nga Kosova, megjithatë, ata nuk mundën që ta drejtonin apo ta orientonin opinionin dhe sidomos nuk kishin se si ta ndalnin histerinë që shpërtheu në ndonjë rast për të glorifikuar dhe sublimuar ngjyrën « kuq e zi » dhe për të hedhur poshtë ngjyrat me të cilat përfaqësohet Kosova.

Që në fillim mund të bëjmë një konstatim se identifikimi i përfaqësueseve të futbollit me ngjyrën karakteristike është një gjë e njohur. Italjanët identifikohen me të kaltrën, « azzuro », një ekip tjetër spanjolll me « blau granën ». Në këtë rast, ngjyra shenjon ekipin, ndërsa në rastin tonë ngjyra « kuq e zi » që është shenjuesja e flamurit, u bë edhe shenjuese për kombëtaren, pastaj e zgjeroi kuptimin e saj dhe u bë shenjuese edhe për kombin apo për shqiptarësinë. Kur thua « kuq e zi » nënkupton shqiptarët, kombin shqiptar kudo që ai ndodhet, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Serbi, kudo në botë.

Kur Përfaqësuesja jonë e futbollit nisi të shënojë suksese rreth saj nisi të ndërtohet edhe miti i bashkimit kombëtar. Fraza të tilla si « sporti i bashkon të gjithë », në rastin e shqiptarëve të ndarë në disa shtete, u transformua në « kombëtarja e futbollit » i bashkon të gjithë shqiptarët. Ishte hera e parë që shqiptarët paraqiteshin si të bashkuar sepse në përfaqësuesen e futbollit të Shqipërisë merrnin pjesë futbollistë nga të gjitha trevat ku banojnë shqiptarë, më së shumti ata që ishin lindur e rritur në Europë, por që kishin origjinë nga Kosova, Maqedonia, Lugina e Preshevës apo ndonjë vis tjetër. Shqiptarët të mësuar që të jetojnë me folklor dhe me mite, sa herë që ndiqnin Kombëtaren e tyre ndjeheshin me të drejtë si një komb me 10 milion banorë dhe sukseset e saj festoheshin si në Prishtinë ashtu dhe në Shkup apo në Plavë e në Tiranë. Dhe deri këtu nuk ka asnjë gjë të keqe. Është krejtësisht e ligjshme dhe kështu do të jetë edhe në vijim. Mirëpo gjërat u ngatërruan kur FIFA dhe UEFA e pranuan Kosovën në organizatat respektive të sportit botëror dhe në këtë rast u duk sikur ëndrra « kuq e zi » u thye. U duk sikur tani Kosova po shkëputej nga Shqipëria, madje më keq akoma Kosova po i shkëputej shqiptarësisë, sepse në imazhin folklorik të shqiptarëve ajo nuk do të ngjyhej kuq e zi. Kaq mjaftoi dhe Majlinda Kelmendi nuk i ngrohu zemrat e shqiptarëve të dalldisur prej ngjyrës kuq e zi, megjithëse ajo ishte shqiptarja më e famshme në sport- ishte kampione bote. Në memorien kolektive të shqiptarëve ishte ndërtuar një mit dhe miti, siç thotë Bart, është një histori. Në rastin tonë ky mit tregonte se shqiptarë ishin të gjithë ata që identifikoheshin me ngjyrën kuq e zi apo me duart e kthyera në kurriz që të krijonin shqiponjën.

Ky mit ka dhe një anë tjetër paradoksale që është vendi ku shfaqet. Miti kuq e zi shfaqet në ndeshjet sportive, pra në shkallët e stadiumeve, në festimet e parandeshjeve dhe pasndjeshjeve, pra është një mit që ka një jetë të kufizuar dhe të përcaktuar. Sapo mbarojnë ndeshjet, sapo boshatisen shkallët e stadiumeve  miti kthehet në shtëpi dhe shqiptarët kudo që ndodhen nisin e përballen me të njëjtat probleme që kishin edhe përpara se të niste të shfaqej ky mit.

Mirëpo, këtej e në vijim ne do të na duhet të përgatitemi se shqiptarët në spektaklet e përballjeve sportive botërore do të përfaqësohen me dy Kombëtare. Në futboll, madje në zemër të Shqipërisë historike, në Shkodër, do të vijë të luajë Përfaqësuesja e Kosovës dhe në atë rast ajo do të këndojë hymnin e saj dhe do të valëvisë flamujt e saj të ligjshëm. Ajo që pritet është ndeshja e ngjyrave, pra nga njëra anë do të jenë shqiptarët kuq e zi dhe nga ana tjetër do të jenë shqiptarët nga Kosova që ende nuk e kanë krijuar mitin e ngjyrës, por që identifikohen me ngjyrën e flamurit të tyre që është blu me yje të verdhë. Dhe mos e dhëntë Zoti që për shkak të ngjyrave shqiptarët të përleshen e të ndahen dhe të gjejnë një motiv që të përçahen. Personalisht nuk dua ta besoj një gjë të tillë, por druaj se shqiptarët folklorikë nuk dinë të përmbajnë emocionet e sipërfaqshme që i kanë ndërtuar me mite folklorike siç janë ngjyrat.

Është e vërtetë se sot përballja me tjetrin e ndryshëm nga ne realizohet më së shumti në sport e në kulturë. Manifestimet e mëdha sportive në rang botëror kuptohen ndonjëherë si ndeshje mes shtetesh e kombesh sepse edhe fjalori që intepreton ato veprimtari, në të shumtën e rasteve, është marrë ose ndërtohet me metaforat e luftës, si « e mundi », « e mposhti », « taktika », etj. Është e vërtetë që, nëse himni ynë kombëtar  dhe flamuri ynë kuq e zi janë shenjat e shtetit shqiptar, ato gjithashtu janë shenjat edhe të çdo shqiptari kudo në botë, pra edhe të shqiptarit në Kosovë, mirëpo, në raste të përfaqësimit kombëtar, Kosova dhe përfaqësuesja e saj kanë shenjat e tyre, sepse ne nuk ishim të zotët të ndalnim ndarjen fatale që iu bë trupit të Shqipërisë pas shembjes së Perandorisë Otomane. Sot duhet të jemi krenarë dhe të fluturojmë në qiellin e shtatë, sepse Kosova, padrejtësia më e madhe e shekullit që shkoi në Ballkan, është shtet i pavarur dhe më vete. Nëse nuk ka flamurin shqiptar dhe nëse nuk këndon himnin shqiptar, kjo ndodh sepse është shtet me shumicë shqiptare, por më vete dhe duke qenë për shumë kohë e shkëptur prej Shqipërisë, ajo ka të drejtë qoftë edhe në mënyrë moderne të ketë identitetin e saj të ndryshëm.  Përfaqësimi me flamurin e tyre dhe me himnin e tyre vetëm sa e zgjeron mitin kuq e  zi, në kuptimin që shqiptarët duhet ta kuptojnë se identifikimi i tyre me ngjyrat është një mit festiv, ndërsa identifikimi me gjuhën, me vlerat më të larta njerëzore, me progresin e demokracinë janë tiparet që duhet të na bashkojnë. Në kët pikë sportistët e Kosovës janë një model për të gjithë sportistët shqiptarë. Edhe falë tyre Kombëtarja e Shqipërisë u ngrit aty ku nuk e besonte askush, falë futbollistëve shqiptarë nga Kosova edhe Kombëtarja zvicerane po shkëlqen dhe më në fund falë Milot Rashicës e djemve të tjerë të mrekullueshëm që vendosën të luajnë me Kosovën që ajo përfaqësuese po na frymëzon dhe po na bën krenarë të gjithëve. Në të gjitha rstet, komentatorët e huaj kur përmendin përfaqësueset e Shqipërisë dhe Kosovës thonë futbollistët shqiptarë, kur ngritën në qiell Majlinda Kelmendin thanë shqiptarja nga Kosova, kur flasin për talentet e Zvicrës thonë shqiptarët që luajnë me këtë përfaqësuese dhe nuk përmendën gjëkundi ngjyrën « kuq e zi ». Pra, identiteti ynë si shqiptar nuk cënohet as nga ngjyra dhe as nga përkatësia në një apo në Kombëtaren tjetër. Identiteti ynë kërcënohet nga fondamentalistët islamikë që përdhosin flamurin dhe Skënderbeun dhe që identifikohen më parë si myslimanë por jo si shqiptarë. Lufta e ngjyrave është një spektakël folklorik që zhvillohet në kokat e shqiptarëve sa herë që ka ndeshje futbolli, ndërsa refuzimi i identiteti prej bastardëve që mohojnë Skënderbeun dhe identifikohen me islamin radikal është një realitet ngjethës që zhvillohet çdo ditë.

5 komente në “Identiteti dhe lufta me ngjyrat”

  1. Toni says:

    E keni plotesisht gabim z. Yzeiri. Te shkruash mbi kete teme, duhet te kesh njohuri per Kosovaret. Gjerat nuk u ngaterruan aspak ne momentin qe Kosova u pranua ne UEFA dhe ne FIFA. As edhe mbas shkrimit te Bushatit, qe per mendimin tim qe vetem nje gervishtje e vogel qe nxorri ne pah mentalitetin dhe fytyren e vertete te Kosovareve. Kosovaret vuajne nga kompleksi i inferioritetit, gje qe i ka rrenjet qe kur Jugosllavia ishte intakte. Xhelozine, cmiren, inatcore ne kulm, injorante funksionale etj. tipare qe i kane te stampuar ne ADN e tyre. Jo vetem ata qe jetojne brenda Kosoves por edhe ata qe emigruan ne vitet 60 -70 e me pas. Ate emigrim qe sot ma quajne sikur dolen turiste dhe jo sikur te ishte “dhurate” nga Tito, qe per veten e tij ndiqte planin djallezor per shpernguljen e kosovareve dhe shtypjen e metejshme e atyre qe mbeteshin aty. Kosovaret dhe kosovaricat si puna e disave qe u prononcuan ne media ditet e fundit vertetojne keto fakte. Te vjen te dhjesesh se qeshuri kur degjon : S´ju ka lon Enver Hogja (Hoxha) me ble traktor…na kena pas traktor . Ju hyfte ne bythe traktori jugosllav i blere me paret e migjes nga “baustellet” e Gjermanise dhe Zvicres. Gjithsesi nuk dua t´i fus te gjithe ne nje thes. 80 % e Kosovareve jane mall skarco. Respekt atyre qe luftuan dhe qe dhane dhe jeten e tyre. Bashkimi duhej te kishte ndodhur direkt mbas lufte, tani me eshte shume vone dhe gropat qe na ndajne po thellohen dita-dites edhe me shume. Kjo per faj te politikave qe ndjekin si Shqiperia me keta derra qe na qeverisin ketu e 25 vjet, ashtu edhe klonet e tyre ne Kosove.

    1. Ben Dibrani says:

      Shume konfuz je Toni, 80% i ke budallalleqe.

  2. Idenuari te lexoje! says:

    Shkrimet e ketij Yzeirit i lexoj se kam zakon qe lexoj gjithshka qe me del para,por ky eshte nje magazine pa inventar.Tjer llafe pa fund dhe prit se ku do dali.
    Ne fund, mbasi ta ka bere koken daulle me paravolira e fraza te gjata pa fund per te treguar se eshte i kulturuar,thote asgje.
    Shkarashkrimet e tij jane:U mbars mali dhe polli nje mi.

  3. Thana says:

    Shqiptaret ne Ballkan kane qene dhe jene nje popull i vetem, kane pasur dhe kene nje histori e nje gjuhe te perbashket, kane luftuar nen nje flamur te perbashket, prandaj ata duhet te kene nje atdhe te vetem e jo disa atdhe. Pra ata duhet te kene nje shtet dhe nje skuader kombetare. Shqiperia, Kosova, pjeset shqiptare te Maqedonise. Serbise e Malit te Zi duhet te bashkohen ne nje shtet te vetem. Kjo eshte zgjidhja me e mire si per shqiptaret, per fqinjet e tyre dhe per Europen e Bashkuar. Politika e vjeter e shkaperdarjes se popullit shqiptar deshtoi me deshtimin e Jugosllavise. Perpjekja e sotme per ta krijuar Kosoven shtet me vete dhe per te mbajtur me kembe nje shtet artificial si Maqedonia, jane perpjekje te deshtuara. Koha punon per bashkimin e shqiptareve ne nje shtet te vetem, pra dhe per te pasur nje kombetare te vetme.

  4. Thana says:

    Shqiptaret ne Ballkan kane qene dhe jane nje popull i vetem, kane pasur dhe kene nje histori e nje gjuhe te perbashket, kane luftuar nen nje flamur te perbashket, prandaj ata duhet te kene nje atdhe te vetem e jo disa atdhe. Pra ata duhet te kene nje shtet dhe nje skuader kombetare. Shqiperia, Kosova, pjeset shqiptare te Maqedonise. Serbise e Malit te Zi duhet te bashkohen ne nje shtet te vetem. Kjo eshte zgjidhja me e mire si per shqiptaret, per fqinjet e tyre dhe per Europen e Bashkuar. Politika e vjeter e shkaperdarjes se popullit shqiptar deshtoi me deshtimin e Jugosllavise. Perpjekja e sotme per ta krijuar Kosoven shtet me vete dhe per te mbajtur me kembe nje shtet artificial si Maqedonia, jane perpjekje te deshtuara. Koha punon per bashkimin e shqiptareve ne nje shtet te vetem, pra dhe per te pasur nje kombetare te vetme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje