Në hapjen e kësaj fushate, ne ishim sëbashku me Muharremin dhe miqtë e tjerë në Pallatin e Sportit, që për mua ishte befasues me praninë dhe mbështetjen e jashtëzakonshme që pashë dhe ndjeva në çdo sekondë aty, për Muharrem Ramën.
Pas atij takimi, Partia Demokratike bëri një deklaratë dhe tha “Dibra e braktisi Edi Ramën. Nuk kishte asnjë njeri në pallat”. Sot, përsëri, unë nuk e prisja që ky shesh aspak i vogël të ishte kaq i mbushur dhe kaq entuziast.
Jam i bindur që pas këtij takimi, Partia Demokratike do bëjë një tjetër deklaratë, ku do thotë se sheshi ishte bosh, Dibra e braktisi Edi Ramën. Por, në fakt, qoftë ne Pallatin e Sportit, qoftë në këtë shesh, ju nuk ishit dhe nuk jeni kaq të shumtë për Edi Ramën. Por ishit, jeni dhe do të jeni pasnesër, masivisht në votim, për Muharrem Ramën.
Të dielën, ju keni një zgjedhje shumë të qartë midis dy kandidatësh që flasin vetë, mjafton t’i shikosh, t’i dëgjosh, t’i njohësh sadopak dhe ju i njihni të dy shumë mirë. Keni një zgjedhje midis një kandidati që ka ardhur këtu në Dibër për partinë e tij dhe Muharremit që është këtu para jush, për komunitetin e tij. Keni një zgjedhje midis një kandidati që ka ardhur në Dibër për doktorin në Tiranë dhe Muharremit që është këtu, për të shëruar bashkë më ju, plagët e trashëguara të Dibrës. Shkurt, keni një kandidat nga halli, që është Sherefedini dhe një kandidat që është Muharremi, për të zgjidhur bashkë me ne, hallet tuaja.
Këshilla ime, jo për ju, por edhe për ata që besojnë, – punë e tyre, si ia bëjnë që besojnë – tek Partia Demokratike, është që ditën e diel, zgjedhja është ose për ta bërë Dibrën, degë të PD-së, ose për ta vazhduar sëbashku rrugën e Rilindjes për Dibrën.
Sigurisht, pjesë e pazëvendësueshme e rrugës sonë të përbashkët të rilindjes për Dibrën është rruga e Arbrit. Pasi unë ju thashë shumë ndershmërisht, pse është vonuar rruga e Arbrit dhe po aq ndershmërisht u zotova përpara jush se jemi ne që do ndërtojmë rrugën e Arbrit, kryetari i Partisë Demokratike doli dhe tha “ne, rrugën e Arbrit e lamë gati”.
Që rrugën e Arbrit nuk e kanë lënë gati, këtë nuk ka nevojë t’jua them juve, se ju e dini më mirë. Aty e keni shtegun dhe e shikoni që rrugë gati, aty nuk ka. Por, para sesa të thotë që la gati rrugë e Arbrit, kryetari i Partisë Demokratike ka për detyrë të thotë një gjë që Partia Demokratike la gati, një rrugë që Partia Demokratike la gati. Edhe investimin më të madh që bëri për rrugën e Kombit, nuk e bëri deri në fund. Rruga e Kombit nuk është e përfunduar dhe po e përfundojmë ne. Këtë e dinë shumë mirë të gjithë ata që kalojnë rrugën e Kombit, e cila deri në një pikë të caktuar është projekti i financuar dhe pastaj bëhet një grykë shisheje, ku ka aksidente, bllokime dhe një rrezik të vazhdueshëm për jetën e njerëzve. Kjo është mënyra sesi i mendon kryetari i Partisë Demokratike, gjërat gati.
Të mos flas për rrugën e tjera, se nga rrugët e tjera, vetëm një gjë na la Partia Demokratike, një mal me borxhe për kantieret që hapi pa i pasur paratë, vetëm për të marrë vota dhe që ja faturoi fëmijëve, në formë borxhi. Ne shlyem 720 milionë dollarë borxhe, për ato rrugë që medemek i lanë gati. Po të mos i kishim ato borxhe, e kishim bërë tre here rrugën e Arbrit, sot.
Kryetari i Partisë Demokratike nuk ka faj, se e gjeti gati Partinë Demokratike dhe për aq kohë sa e ka marrë qyl, le ta mbajë po qyl Dibrën dhe qyl nga shqiptarët, gjë tjetër nuk ka për të marrë Partia Demokratike.
Nga ana tjetër, me shumë keqardhje kam dëgjuar në këtë fushatë çudira. E kam ndjekur me vëmendje, për të parë se çfarë, në fakt, ju ofron juve Partia Demokratike, nëpërmjet kandidatit të saj. E kam dëgjuar kandidatin të thotë se “do ja bëj tarifat zero biznesit të vogël”. Ne fakt, taksën nuk thotë dot se do t’jua bëjë zero, se zero e kemi bërë ne. Tarifat janë për pastrimin e qytetit, për gjelbërimin në qytet, për ndriçimin n qytetit. Në qoftë se edhe për këto, askush nuk do paguajë, si do ta pastrojë, gjelbërojë dhe ndriçojë Shero, Dibrën? Por në fakt, Shero e ka një përgjigje që të çarmatos, “me vizion”. E që ta plotësojë këtë përgjigje, thotë me vizion dhe me mbështetjen e Kryeministrit Basha.
Ky është një vend që mua eksperienca më ka mësuar që duhet të jesh shumë i kujdesshëm, kur i nxjerr fjalët.
[Kam ca gjëra të tjera të shënuara për Sheron dhe i merr era.]
Jeta më ka sjellë shpeshherë këtu në Dibër, ku kam takuar burra të moçëm, pa shkollë, por që shtatë universitete të kesh, nuk i sjell dot vërdallë. Mbase ata mendojnë që do t’ju sjellin vërdallë, prandaj Shero vazhdon me “mos kini merak, të gjithë faturat e energjisë do t’i paguajë bashkia”. Pra, ju do të harxhoni sa të doni energji dhe bashkia do ta paguajë. Por si do ta paguajë, me vizion dhe me mbështetjen e Kryeministrit Basha?! Kësaj i thonë, t’i thuash Dibrës “prit gomar, të mbijë bar ”.
Dhe meqë erdhi puna te bari, mu kujtua edhe stadiumi që do ndërtojë Shero me vizion dhe mbështetjen e Kryeministrit Basha. Janë njerëz që nuk kanë shkuar kurrë në stadium, por kanë marrë vesh që këtu në Dibër ka një skuadër që po rritet dhe zakoni i asaj partie e do që në fushatë, çdo njeriu që del përpara, t’i thuash ato që ai do të dëgjojë dhe kur mbaron fushata, t’ia kërcasësh dhe të ikësh deri për fushatën tjetër. Kush e hëngri, e hëngri, për ta tretur, le ta tresin vetë, se Partia Demokratike ta ngec në fyt.
Sigurisht që nuk mund t’ju them dot juve, se ne kemi bërë ndonjë mrekulli për Dibrën, sepse nuk kemi bërë mrekulli as për Dibrën dhe as për ndonjë vend tjetër. Por, ama, unë ndihem i fyer, kur dëgjoj që gjatë kësaj fushate del përsëri nga brezi, shpata e përçarjes e veriut me jugun, me tezën se Edi Rama ka investuar për jugun, jo për veriun; Edi Rama, qendrat e qyteteve i bën në jug, jo ne veri; Rilindja urbane i përket jugut, jo veriut.
Unë kam këtu disa shifra që ju mund t’i verifikoni. Po marr shifrën që për mua është më e rëndësishmja, arsimin. Në arsim, gjatë dy viteve të fundit të Partisë Demokratike janë investuar 232 milionë lekë, ndërsa ne, këtu në Dibër kemi investuar 369 milionë lekë, pra, 50 % më shumë seç ka investuar Partia Demokratike, për shkollat, për nxënësit, për mësuesit, për prindërit. Nga investimet e PD këtu kanë përfituar 2161 nxënës të këtij qarku. Nga investimet tona kanë përfituar 4863 nxënës.
Edhe një gjë tjetër. Investimet tona, ne i kemi paguar një më një, por na është dashur të paguajmë edhe më shumë se gjysmën e investimeve të tyre, se na i kishin lënë neve si borxh. Nëse nuk do na i kishin lënë ato borxhe dhe do i kishin përfunduar ato investime, ne do kishim investuar edhe 50 % më shumë.
Dua të falënderoj këtu, një vajzë që e zgjodha ndër 55 fitues të raundit të parë të hyrjes në universitet, të cilat janë të gjithë nga Dibra. Ajo është Jonida Spahiu. Ka fituar në 8 degë dhe vetëm nga Dibra janë 16 vajza dhe djem që janë fitues tani, në Fakultetin Juridik. 55 në raundin e parë, sepse ata ishin tek më të mirët e Shqipërisë. Janë 407 që kanë aplikuar.
Jonida ka fituar 8 degë, por do shkojë vetëm tek njëra. Shtatë dege të tjera, ajo do t’ua lirojë vendin, atyre që vijnë më pas dhe nga ata 407 maturantë që duan të hyjnë në universitet, pjesa dërrmuese do të jene në universitet.
Ne vumë mesataren, sepse Partia Demokratike, kriterin e kishte sa më shumë ngelës me diplomë, aq më shumë vota për PD-në. Kurse kriteri ynë është sa më shumë mbështetje për më të mirët, aq më e mirë është Shqipëria nesër; Sa më shumë njerëz të diplomuar sipas meritës, aq më e mirë administrata nesër; Sa më shumë vajza dhe djem, bashkë me prindërit e tyre, të shpërblyer me te drejte për mundin, sakrificat, investimin e tyre, aq më shumë, nesër, vajza dhe djem, që do ta kuptojnë se rruga drejtë universitetit nuk ka kalon nga pika e basteve, por kalon nga biblioteka.
Dhjetë projekte të Rilindjes Urbane janë bërë në Qarkun e Dibrës. Nga këto, 1/3 i ka bashkia e Dibrës, i ka qyteti i Peshkopisë. Pse nuk i filluam më parë, por pas 2015-ës? Sepse ai kryetari i bashkisë, që ishte i Partisë Demokratike, në dy vjet nuk solli asnjë projekt, nuk trokiti kurrë në degën e programit të Rilindjes Urbane, për të kërkuar mbështetje për Peshkopinë. Kjo ishte arsyeja pse Bashkia Dibër, dibranët, dibranet, zgjedhësit këtu bënë një zgjedhje tjetër dhe kjo është arsyeja pse dibranët nuk mund të kthehen tek zgjedhja e vjetër, por do bëjnë zgjedhjen e re, Muharrem Ramën.
Në njësinë administrative Arras, një popull i tërë lëngonte vite e vite të tëra për një urë. Ura sigurisht kushtonte, por u desh të fitonim ne, të merrnim mbështetjen tuaj, që ata sot ta kenë urën drejt përfundimit. 96% e investimit është kryer dhe shumë shpejt do të kryhet 100% e investimit.
Ashtu sikundër dy projektet e mëdha që kanë nisur këtu në qytet, janë vetëm fillimi i një serie projektesh që ne nuk do i financojmë me vizion, do t’i konceptojmë me vizion dhe do i financojmë me paratë tuaja, me paratë e mirëadministruara të buxhetit të shtetit, sepse ai është buxheti juaj, nga i cili nuk keni parë asgjë, në gjithë vitet që qeveriste Partia Demokratike.
Le të vijnë këtu të na thonë çfarë lanë gati? Lanë gati ndonjë shkollë? Nuk po llogaris që shkollat tona kanë edhe palestra, ndërkohë që në terrenet sportive, në kohën e Partisë Demokratike kullosnin bagëtitë dhe kur mbaroi edhe bari, kishte vetëm gropa ku binin nxënësit.
Më thoni të dashur miq, çfarë bëri qeveria e Partisë Demokratike për energjinë elektrike? Ne vërtetë kërkuam që kush konsumon energji ta paguajë, por falë faktit që sot, energjia elektrike nuk vidhet më si në kohën e Partisë Demokratike, janë 8.2 kilometra linjë e tensionit të ulët e investuar në Peshkopi, Maqellarë dhe Dobrovë.
Falë faktit që energjia paguhet, me ato para do të vazhdojë investimi për 35.7 kilometra linjë të re, që energjia të mos vijë në shtëpi e t’ju thyejë poçin që dridhet, apo t’ju djegë televizorin apo frigoriferin, por të vijë me cilësi, ashtu siç e meriton çdo familje që e paguan.
Falë faktit që ne ndërtuam një politikë të re për energjinë, sot pothuajse të gjithë e paguajnë, faturave aforfe iu dhamë fund dhe nuk ka më familje që duhet të paguajë fatura, sipas qejfit të atyre që lexojnë sahatin. Shumë shpejt, sistemi do të bëjë të mundur që çdo lexues që vjen për të parë sahatin, të jetë i kontrolluar nga vetë sistemi dhe të mos ketë më mundësi të bëjë asnjë numër në kurrizin e fëmijëve tuaj.
Po për ata që jetojnë në fshat, çfarë bëri qeveria e Partisë Demokratike? Sikur të kishte bërë ndonjë gjë, nuk do të na mbetej neve, që pas 25 vitesh, çerek shekulli të bënim investimin më të madh për të pastruar 619 kilometra kanale ujitës dhe kullues që ishin të bllokuar, të mbushur me plehra, me ferra, me inerte dhe të hiqnim prej aty 17 mijë metër kub llumra. Që do të thotë, për sezonin e ardhshëm do të jenë 10.500 ha tokë buke që do e kenë ujin aty, sepse ata që jetojnë në fshat e dinë shumë mirë, që dhe kur duan të punojnë tokën e të parëve të tyre, shpesh herë nuk e bëjnë dot se as uji nuk u ka ardhur për vite e vite të tëra Prandaj dhe fëmijët e tyre detyrohen të braktisin shtëpinë e babës dhe të shkojnë të kërkojnë fatin gjetkë. Ndërkohë që uji në parcelë është zotimi ynë dhe ne këtë zotim po e mbajmë nga veriu në jug.
Sigurisht që për të mbajtur zotimet tona, me reformën administrativo-territoriale na duhet të kemi partnere bashkitë. Na duhet të kemi bashki që kuptojnë se çfarë duhet të bëjnë dhe që me vendosmëri përpiqen të bëjnë gjënë e duhur. Na duhen kryetarë bashkish që i njohin të gjitha plagët e komunitetit, por që kanë dhe aftësinë për t’i shëruar ato. Na duhen kryetarë bashkish si Muharremi.
E bëmë ne stadiumin e Shkodrës, bëmë një investim kolosal për stadiumin e Shkodrës, por akoma sot, bashkia nuk është në gjendje të lëvizë katër ngrehina dhe gati ia ka zënë derën stadiumit të Shkodrës. Normal, shkoni ju pastaj dhe fitoni 2-1 në Shkodër. Si mos fitoni! Ju jeni mësuar me rrugë të ngushtë për të hyrë në stadium, ata s’janë mësuar. Bashkia duhet t’ju hapi rrugën.
Do dëgjoni edhe sot, plot çudira. Unë e di shumë mirë sesi e pëson kush tallet me dibranët. Nga ana tjetër, ne nuk e kemi bërë këtë fushatë një fushë beteje. Nuk jemi dyndur këtu me karvanë fuoristradash dhe me çeta nga më të larmishmet nga pas, për të shkuar e për të bërë presion nëpër zona, për të shkuar, me demek, në emër të mbrojtjes së votës. Në fakt, për të arritur deri aty ku u arrit dje, që u rrah barbarisht një administrator, me demek sebepin se këta e kapën në flagrancë. E me paturpësinë më të madhe, një parti që do të drejtojë Dibrën iu thotë dibranëve që ne bëjmë çfarë të duam, edhe të rrahim, madje edhe të akuzojmë që ti, jo vetëm e meriton të rrihesh, por duhet të shkosh në burg. Turp! S’ka më turp!
E ka të drejtë Muharremi, s’ke çfarë pret nga ata që vijnë këtu, nga Tirana, me atë mision. Por të paktën Shero, një fjalë duhet ta thoshte, sepse kur goditet një qytetar i Dibrës, nuk ka rëndësi çfarë partie ka, por ka rëndësi që goditet një anëtar i këtij komuniteti.
Unë nuk kam dëgjuar ndonjëherë që në Dibër, fqinjët, edhe kur janë me bindje të ndryshme, të rrahin njëri-tjetrin. Nuk kam dëgjuar ndonjëherë që kur rrihet dikush nga një parti politike, ajo parti politike t’i bjerë gjoksit dhe kandidati i saj që pretendon të vijë këtu të shërojë plagët, të bëjë sehir plagët e atij që ra pre e asaj barbarie. Ishte Muharremi që la fushatën dhe shkoi dhe i qepi plagët.
Ditën e diel jeni të lirë të bëni zgjedhjen tuaj. Për ne, kjo nuk është një fushatë politike. Këtu nuk po vendoset qeveria. Këtu po vendoset drejtimi që do marrë Dibra. Se çfarë dinë të bëjnë ata që i keni pasur këtu, me vite të tëra, i keni parë. Ndërsa se çfarë dimë të bëjmë ne, keni filluar ta shikoni, por akoma s’keni parë gjë. Më pëlqen shumë kjo fjalë, se i mërzit shumë ata të PD-së.
Nëse do zgjidhni Sheron, ta gëzoni! Me Sheron, pa Sheron, ne, rrugën e Arbrit do ta ndërtojmë.
Por me vizionin e Sheros, ju nuk do shihni në Dibër asgjë, përveç Sheros. Edhe Sheron do e shihni për ditë jave, se weekend-in do shkojë ta bëjë në Tiranë, me familjen.
Ndërkohë që me Muharremin mund të bëjmë shumë gjëra të mira. Unë jam i bindur që ju që jeni këtu nuk keni nevojë për t’i dëgjuar këto fjalë, por këto fjalë iu takojnë të gjithë atyre që besojnë te Partia Demokratike, ta mbajnë atë besim, s’kemi ardhur t’ua ndryshojmë besimin. Bëjnë dhe filma, sikur janë socialistë që djegin teserat.
Unë atyre u them: Të dielën do votoni për rrugën para shtëpisë! Do votoni për Dibrën e pastër, për Dibrën me ndriçim, me gjelbërim, për Dibrën ku uji shkon në çdo parcelë, për Dibrën që po i kthehet dhe do i kthehet gjithmonë e më shumë kohës së bashkëjetesës normale të ligjit, të rregullit, të shtetit, për Dibrën ku fitojnë ata që e meritojnë.
Zgjidhni e merrni! Unë do kisha zgjedhur Muharremin! Me thënë të drejtën, Sheron as magazinier nuk e vija.
*Fjalimi i mbajtur sot në mbyllje të fushatës në Dibër
Ore pallosh boll me prralla,nqs salushi ka abuzuar, proçedoje,penalizoje mos e perdor per te mashtruar popullin. Bythec…..
Po te kishte halla koqe…
Ore pallosh boll me prralla,nqs salushi ka abuzuar, proçedoje,penalizoje mos e perdor per te mashtruar popullin. Bythec……
Zoti kryemininister jeni 3 vite ne pushtet, eshte turp te vazdhdohet me propoganden fain e ka Saliu. . Kemi dy pyetje, qe na intereson ne popullit .. Para 5 diteve mblodhet qeverine jashte ditarit tuaj , per te levruar 22 mil Euro , vetem per tre pronare qe kane fituar ne gjykatat ndrekombetare , kunder shtetit shqiptar . Akoma do punojme ne shqiptaret e mjere, te pagojme me taksat tone per keto probleme . Pse shkelet kushtetuta zoti Kryemin nga ju ,keni bere nje betim mbi kushtetute . e pastaj fain edhe per kete e ka Saliu . ,Dhe nje gje tjeter, para 3 diteve, dole dhe u prononcove personalisht, duke thene per ndertimet ne gjirin e LALZIT I ka firmosur Saliu ;:Prap Saliu e ka fain ,dhe pale na u mburre se do hapni vende te reja pune ne vilat e vipave te mafjes.. Pse pa trasparence . Kush jane keta kodosha milionera si fillim 200 mil euro dhe vitei tjeter 1 miliarde euro . Kush eshte ky bos shqiptari qe paska 1 mil euro . Mundet tna beni transparence e deri ,kujt eshte toka ,e shtetit ,apo e privatit, se mos ndodhi si rasti i pare 22 mil euro . dhe a kane paguar keta bandille per token dhe sa euro m2 . E pa permendur shkaterimin total te bregdetit ne menyren me barbare. Apyeten arkitektet shqiptare , e ne qofte se ka ,pse punojne pa spango keta arkitekte . Mbani pergjegjesi personalisht z Kryem si drejtori i pergjithshem i rregullimit te teritoritorit shqiptar. Presim te na sqaroni , Z Rama e faleminderit per mirekuptimin.
Pa permendur gjykatsin e vrar ne vlore pronari i tokave ne lalz
Nqs Doktor Mortja la borxhe, perse ju te perndershmit nuk i dergut asnje dosje ne gjyq??!!!! Apo keshtu funksionon mes bandave, thjesht i mbani dosjet njeri tjetrit dhe vjedhja vazhdon aty ku e la parasrdhesi?
Po nuk dole BURRE mor Z.Kryeminister.Vetem keni derdellitur se qeveria e kaluar ka bere korrupsion te pa pare.Dihen te gjitha sikunder dihen dhe korrupsionet e disa bashkepuntoreve te tu ,sidomos te LSI ,qe jane te pa pare ne skemat korruptive.Po si nuk ke bere nje perpjekje per te vene para pergjegjesise te korruptuarit e kaluar dhe te tanishem?.
Duam te shikojme veprime konkrete dhe jo me perralla me mbret.
Borxhet e Saliut i ka në bankë Saliu. Merrjani dhe futeni dhe brënda.
Po 720 mio usd me cfare i pagoi ky qe do bente 3 here rrugen e Arbrit? Borxh ne qafe i kemi te gjithe. Apo quhet i paguar ne momentin qe e njeh borxhin.
Çdo thuash te marte mor idiot kur te hash tegelin ne Diber ?
Mos te te reje mendja qe do hysh ne histori per mire.
Stadiumi ne Tirane po ecen ndopak ?
Se mos dale emri qe Takaj, Gaz Demi jane aksionere te stadiumit se qe thu ti more burri i Lindes kurani thote : ku ka ze , nuk eshte pa gje.
Ky eshte shantazh i paster per Dibren, dhe ne anen tjeter blerje e votes.Qe te kete vepra ne nje bashki duhet te votoje rilindjen?Turp.
Ec aty Edi . Je i modh. Kur te te kuptojne katunaret ty do te kaloje 10 vjet
haaha derisa te jete ky popull kungull perseri rama do fitoi kjo nuk ka dileme -saliu se paku beri dic ndertoi rrugen e kombit,rrugen elbasan -tirane liberalizoi vizat por cberi rama asgje pos ce po zbulon fajtorin sali -por derisa ky popull te jete kungull rrofsh o edi genje se perseri fiton-urime fitoren ne diber.
Nje byth qir si ty smund te bej as gje per kete vend. Ti vetem perralla paske pas. Edhe ti me mut se ato te tjeret dole.
Z. Kryeminister! Je i lutr mos u merr me atgumemtet e pa nevojshme,ato leri per ata qe e kane ne gjak
E dimr qe e moret pushtetim me borxhe te.medha por u angazhuat qe do e mbaronit rrugem e arberit megjithate. Perpara rruges se arberit, nuk ishit te detyruar te shlyenit 100% BORXHET e biznesmeneve
qe merreshim me servilizma dhe nuk kerkonin pagesat ne kohe nga porositesi, ne rastin konkret ai ae blinte vota me parate e papaguara per tenkrijuar imazhe te kamufluars. Shume shume ato borxhe mumd te shlyhedhin edhe me.keste, por ne radhe te pare huadhenesve qe do dilnin neoer televixione apo media ku te deklaronin aresyet e mosshlyerjes se faturave te tyre.perr.punet e kryera, qe te behejj edhe transparenca e plote e atyre borcheve qe sot na serviren si pengesa per mos realizimim e premtimeve elektorale.. Uroj te keni sukses ne punet e domosdoshme te qeverise nevfavor te komnit. Udhetari i drejte. 11 shtator . 2016
Po mos te ndertoheshin bunkeret e Enverit ne od ndertonim 100.000 banesa-apartmane!!!??? Votojeni enverin do u kthejme bunkerin!