Prova dibrane e dyshes PS-PDIU për zgjedhjet e 2017-ës

9 Shtator 2016, 18:22Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Në fushatën aktuale për zgjedhjen e kryebashkiaktut të Dibrës, LSI-ja e ka përkrahur zyrtarisht kandidatin e mazhorancës, por përkrahja duket se ka qenë më shumë formale se sa reale. Në takimet e ndryshme elektorale ka rënë në sy se mbizotërojnë vetëm flamujt e PS-së dhe aleates së saj të re, PDIU-së. Ndërsa raportimet e mediave nga Dibra flasin për një angazhim maksimal të drejtuesve dhe aktivistëve të PS-së e PDIU-së, por për një angazhim të vakët të atyre të LSI-së.

Në rast se kandidati i mazhorancës e fiton garën të dielën në Dibër dhe nëse vëzhguesit diplomatikë deklarojnë se zgjedhjet ishin “të pranueshme”, mund të thuhet se dyshja PS-PDIU e ka kaluar me sukses provën dibrane për zgjedhjet e 2017-ës. Një sukses i tillë mund ta bëjë Ramën të mendohet dy herë para se të vendosë për t’u futur në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në koalicion me LSI-në.

Por rezultatet e 2013-ës dhe të 2015-ës na tregojnë se fitorja e kandidatit të mazhorancës nuk do jetë e lehtë të arrihet, pa angazhimin maksimal të LSI-së.

Kështu, në bashkinë aktuale të Dibrës, partitë që janë sot në mazhorancë (përfshi LSI-në dhe PDIU-në) morën më 2013 rreth 50% të votave, ndërkohë që vetëm LSI-ja mori plot 11% të votave. Më 2015, kryebashkiaku i mazhorancës fitoi me 48% të votave, ndërkohë që LSI-ja mori 9% të votave.

Siç flasin vetë këto rezultate, një rënie e angazhimit të LSI-së në bashkinë Dibër bëri që pesha e saj elektrorale të ulej me 2 pikë, në krahasim me 2013-ën (në rang vendi, votat e LSI-së u rritën ndjeshëm). Dhe teksa LSI-ja ra me 2 pikë në Dibër, edhe kryebashkiaku i mazhorancës atje mori 2 pikë më pak se sa kishin marrë para dy vjetëve partitë që e përkrahnin zyrtarisht atë.

Le të shohim nëse PDIU-ja do të jetë në gjendje ta mbushë për PS-në boshllëkun elektoral që mund t’i krijojë LSI-ja…

3 komente në “Prova dibrane e dyshes PS-PDIU për zgjedhjet e 2017-ës”

  1. tr says:

    SHANCET DIBRA I KA ME ATE QE ESHTE NE QEVERI , PD ESHTE NE ROLIN E ZHOLIT . NUK BESOJ QE TE BEJNE GABIME FATALE DUKE VITUAR PER PD .

  2. Elvinn says:

    PDIU nuk eshte parti interesi por ka ne thelb ceshtje konbetare dhe dibranet jane patriote te medhej ne kete drejtim.

    Zhgenjimi i mundshem qe mund edhe te ndodhe nuk duhet pare ne kete prizem por edhe me gjere, duke filluar qe te mos qenia ne qevereisje dhe ne pushtet te PDIU si dhe ne nje keq qeverisje te pushtetit lokal dhe ekzekutiv ne rajonin e dibres pasi eshte nga rajonet me te varfera te vendit e duke shkuar edhe te breket e Shukes qe sigurisht Pdiu nuk mund ti arrnoje kursesi!!!

  3. ... says:

    PDIU (Putanat, Dembele, te Interesit dhe Uzurpimit), eshte Partia me e Rezikshme ne Parlamentin Shqipetare, nen petkun e “Patriotit” dhe te Viktimes Greke,….
    – Ka Monopolizuar Patriotizmin, ka Uzurpuar me Camuqa 25 vjecar te gjitha drejtorit dhe pozicionet Shteterore, si ne qeverisjen e PD-se ashtu dhe te PS-se,
    – Eshte mbeshtetja e Kriminelave dhe Narkotrafikanteve Cam, qe financojn PDIU-ne,
    – Eshte mbeshtetesja e Neo-Otomanizimit dhe te Islamizimit Radikal te shoqeris Shqipetare (nuk eshte rastesi qe eshte ne qender Vijes se pare te Lutjeve ne Bulevard, i pari ne Takime dhe Siposiume Turko-Spiunesh), eshte Kulishi me i besuar dhe Financuar nga Turqit.
    – As edhe nje here te Vetme nuk ka Denoncuar Zyrtarisht, Provokacionet dhe Presionet Turke, si me ceshtjen e Skenderbeut (si terrorist), te nderhyrjes ne Tekstet shkollore, si ne ceshtjen e shkollave te Gjulenit, …. por gjithe Helmin e derdh ne Demtimin e mardhenieve me shtetin Fqinj dhe Vella Grek, gjithe mllefin e nxjer vetem ndaj Ortodoksis dhe Arhiepishkopit te Ndritur Janullatos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje