E Diela jote e fundit e pushimeve të verës. Këtë javë do t’i kthehesh shkollës. Lum ti! Ta them sinqerisht, edhe unë do doja të isha sërish në shkollë! Shumë hapa do t’i hidhja ndryshe, ndaj dua të flas me ty që je ende në kohë.
Së pari të them që shkolla nuk të bën të ditur; shumë po shumë dije do t’i marrësh vetë, me sprova e lexime e punë, pasi ta kesh mbaruar shkollën. Shkolla është një lloj shigjete e Kupidit, një rreng i bukur, më i bukuri i rrengjeve që ti të mbetesh përherë i varur nga dija, që ti të duash të dish derisa të rrosh. Këtë rreng e kanë në dorë mësuesit po e ke edhe ti vetë. Mos lejo askënd të shuajë pikëpyetjet e tua! Mos u lodh e mos u mërzit nga tekste që mund mos të të joshin, as nga provime të hartuara mërzitshëm! Gërmo te ato që të pëlqejnë, gërmo shumë! Lexo ç’të mundesh për ato që të pëlqejnë. Lexo pa paragjykim, s’ka rëndësi në janë lexime shkollore, në janë libra apo informacione interneti, s’ka fare rëndësi – vetëm lexo, gërmo, pyet, mendo dhe fol! Pyet dhe mendo!
Të hënën në darkë, para se të gdhijë fillimviti i ri shkollor, pyete veten se cili a cila don të jesh në jetë. Jo çfarë don të bëhesh, këtë nuk e ke ende të qartë, po cili don të jesh, çfarë njeriu don të jesh! Pyete veten të hënën në darkë dhe pyete çdo darkë! Njoh plot njerëz moshatarë me mua (pra shumë më të mëdhenj se ty) që këtë pyetje nuk ja kanë bërë ende vetes, ma beso! Dhe tash ata kanë hyrë në t’atillë ritëm jete që s’kanë më as kohë e as dëshirë për një pyetje-përgjigje të këtij lloji. Pyete veten – përgjigjen e ke te shkolla! Shkolla të bën të lirë, ta dish! Një njeri i shkolluar mirë nuk është një njeri dosido; një njeri i shkolluar mirë është një njeri i lirë. I LIRË dhe me shtyllë të plotë kurrizore për t’i qëndruar mandej kurtheve të jetës nga të cilat po të përmend veç dy më të zorshmet: servilizmin e mendjes dhe korrupsionin e shpirtit. Pyete veten çdo natë a don të mbrohesh nga këto dy kurthe. E nëse vetja të thotë po, atëherë shkollohu mirë, studio fort dhe do gjesh mbrojtjen!
Mbaji fort shokët e klasës, sidoqofshin mbaji fort! Mos u tut t’i ndihmosh kur kanë nevojë, edhe në iu dashtë ndonjë kopjim a tregim i vockël në provimet e kapitullit! Në fazën e formimit të karakterit ku ti je ka më shumë vlerë solidariteti sesa dija, ma beso!
Pyet për atë që s’di dhe thuaje atë që di, ashtu si ta dish, pa patur hall në ta aprovon apo jo zysha. Thuaje siç e mendon; ca vite më vonë për ty do ketë më shumë rëndësi si të gjykon vetja sesa si të ka gjykuar zysha. Dëgjo dhe pyet, mos u kurse, mos ki frikë si dukesh! Druaj si je jo si dukesh!
Tash po të lë të qetë të shijosh të djelën tënde të mbrame të pushimeve se më duket të shkrova gjatë. Por kam merak për ty dhe madje të kam zili! Të qoftë vit i mbarë e i vlertë. Koha shkollore nuk kthehet pas. Jetoje me mend e me dinjitet.
Me gishta kryqëzuar për ty shkollar, cilido qofsh ti!
Do kishe bere mire te mos kishe shkruar fare sepse fole dhe s’the asgje.
Bravo Led!
Si tha ai . Mos fol mo se e prish . Njeriu që ndjen e don me shpirt , t’i thotë këto gjëra , tamam si prind .
Përgëzime për mesazhin në kohën e duhur .
Zonja deputete, para se te na shkruash hartime kaq te ndjera, duhet te pyesesh a do kene libra keta shkollare te marten ne çanta dhe shkollat a do te vazhdojne me turne?
Bukur ! Letër me vlerë prindërore dhe didaktike !Kush nuk do të dëshironte që fëmija e tij të ndiqte këto këshilla ? Një nënë me përvojë jetësore dhe shkencore di të urojë jo me dy fjalë të thata ,por me një mesazh të vlefshëm për mbarë brezin e ri !
Një mesazh i veçantë nga një nënë me horizont të gjërë e kërkuese në jetë !
Leter e shkruar thjesht, me permbajtje, me dashuri, me patriotizem, shkurt me mend. Bravo Ledi, por jam pesimist nese nxenesit e sotem do ta lexojne ate.
Fjale me mend!
Bukur e ka shkruar kete mesazh per shkollaret e per prinderit. Shume ne Shqiperi kane nevoje te mbushin mendjen per se shkojne ne shkolle,c’ti kerkojne vehtes,c’kerkon shoqeria prej tyre etj.etj. Fatkeqesisht shume i kuptojne gjerat keq ,madje edhe disa komentues cinik, te mbrapshte per vehten e femijet e tyre.Sodoqofte do te vije nje dite te vleresohen dijet e njerzit e ditur.
Bravo Ledi. Ndoshta pakkush e di se ti ke qene ekselente ne studimet e tua. Pata shprese, e ne fund u zhgenjeva kur ne krye te Ministrise se Arsimit nuk u vure ti. Te pakten mendova, se nga nje njeri qe e do dijen kaq shume, nuk do e kishim arsimin ne kete gjendje qe eshte tani, ku me shume rendesi ka rinovimi fizik i shkollave, se rigjenerimi shpirteror dhe i permbajtjes se asaj cka mesohet ne keto shkolla. Shpresoj qe kete mesazh ta lexojne e ta kuptojne mire shkollaret tane, megjithese kam frike se shumica jane ne Instagram e Facebook duke krijuar “meme” per gallate…
E kopjuar, por keq! Ka gabuar dhe drejtshkrimin. Se, helbete, trajtat e shkurtra kjo gjuhetare i perçmon.
Dhe guxon e u flet te rinjve kjo sharlatane e gjuhes shqipe qe çdo pozite punesimi e ka marre me mik. Kurse studimet e meparshme tek shkencat natyrore nuk I permend se nuk ishte e denje pee to.