Dibra tregoi se PD nuk ka të ardhme me këtë lidership

12 Shtator 2016, 18:35Blog TEMA

Nga Spartak Ngjela

 

Dibranët dhanë sot shenjën e parë të pragmatizmit perëndimor në Shqipëri.

Sigurisht që janë disa arsyet kryesore të humbjes së thellë të Berishës në Dibër.

E para është se shëmtimi Berisha nuk mund të ketë më mbështetje në Shqipëri. Ishte ky shëmtim që u dallua qartë nga të gjithë shqiptarët në këtë muaj të fundit, dhe u përbuz prej tyre. Shëmtimi Berisha vjen nga filozofia e tij totalitare e armikut.

Arsyeja e dytë është analiza vetiake e dibranëve për provat e korrupsionit Berisha, gjatë kundërvënies që i bëri ai politikës amerikane për të bllokuar Reformën në Drejtësi në Shqipëri, kur ky ishte kusht për të ardhmen europiano-perëndimore të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Arsyeja e tretë është trendi i kohës që nuk mund të pranojë më injorancën që nuk di të qeverisë por të gënjejë, për ta konsideruar “armik” kundërshtarin apo rivalin politik.

Arsyeja e katërt është se, fluksi i mediokritetit që paraqiti PD në Dibër, ishte inercia e ligësisë Berisha. Një kryetar partie kukull, që mendoi se me ligësi dhe gënjeshtëra fëminorë “kundër armikut” mund të përballej me një nga popullsitë më inteligjente të shoqërisë shqiptare.

Të katra këto arsye, që na duken racionale, krijojnë mendimin racional se Partia Demokratike nuk ka më fare të ardhme elektorale me këtë lidership.

Ajo gjendet midis agresivitetit Berisha që e do të gjithë Partinë në dispozicion të mbrojtjes së taborit Berisha nga drejtësia kundër tij, dhe nga shpronësimi i gjësë së vjedhur prej tyre në tetë vjet abuzim me pushtetin. Ky agresivitet tregoi në Dibër se është i neveritshëm për popullin e thjeshtë.

Shqiptarët nuk mund të pranojnë më sakrifica kundrejt mirëqenies individuale, për të shpëtuar abuzuesit që i kanë qeverisur me përkrahjen apo me votën e tyre. Vjen gjithmonë një çast historik kur një popull e kupton se pasioni armiqësor në ndarjen politike, është instrumenti i mbajtjes së pushtetit personal nga udhëheqësit abuzuesë antiligjorë, dhe kjo është edhe arsyeja e varfërisë dhe vuajtjes shoqërore.

Armiqësia kundrejt kundërshtarit politik krijoi tragjedinë e zgjatur të diktaturës Hoxha; dhe, po ashtu, armiqësia kundrejt rivalitetit politik, krijoi abuzimin njëzetvjeçar korruptiv Berisha.

Dibra sot, ishte e para ajo që, si popullsi kompakte, e flaku me përbuzje dasinë e imponuar si armiqësi në politikë.

A thua që kjo të jetë një shenjë reale se ne shqiptarët, si shoqëri, kemi hyrë më në fund në rrugën e pragmatizmit politik, për të dalë nga fenomeni i pasionit shterpë i armikut, që ka filluar në Shqipëri që në vitin 1944?

Unë them se po. Dibra e sotme nuk ishte një rastësi.

20 komente në “Dibra tregoi se PD nuk ka të ardhme me këtë lidership”

  1. emigranti says:

    o ngjela ke te drejte po dhe nje gje qe populli e ka kuptuar qe ata jane kriminela dhe hajduter dhe drejtesia nuk i denon, dhe po i zhduk populli me voten e tij.

    1. Kujtim says:

      Lark LULUSHI SALI

    2. Kujtim says:

      Lark LULUSHI SALI. DUHET NJE OPOZIT E RE DEPUTETETE NDERSHEM DUHET TE LARGOHEN NGA KJO PD E SHTHURUR E DEFORMUAR Te shkoin ne FRD E BAMIRIT

  2. TJ says:

    Bravo Dibra! Respekte! Shqiptaret duhet te largohen nga tradhetari hajduti dhe vrasesi Berisha! Te tjerat jane kukulla-kunguj! Ashtu si kungujt per Halloween!

  3. Labi says:

    Avokat,mos haro se dibranet votuan njeriun dhe Jo partine socialiste,kete thuaja pak edi rames ok.se erdhi 2017.

    1. Bushi says:

      Labi! Ta dish forte mire se ne 2017-n,ps-te e ka te sigurte fitoren.Pse? Sepse pd-ke ka marre nje ngjyre te keqe nga Sali Berisha i cili ka kultivuar ne parti ndjenjen e armiqesis midise partive,qe do te thote midis shqipetareve.Populli nuk te do keshtu,qe te mbjellesh urrejtje,pasi jemi nje kombe me te njetin gjak.Ps-te dhe Edi Rama,bene politiken e bashkimit,respektit racional,kurse pd-ke me Salin bejen politiken e ndarjes dhe te perçarjes. Prandaj Edi Rama do fitoi aq shume sa nuk ja merre mendja njeriu,ashtu siç nuk ja merrete pd-ke per DIBREN.Bravo Dibra.

  4. Titi says:

    Dhe duhet shtuar qe me kete opozite te mjere qe kemi, Edi Rama do vazhdoje i qete qeverisjen e tij arrogante.

    1. arbereshi says:

      Nuk eshte aspak qeverisie arrogante, ashtu si ishim katandisur ne gjithe keto vite me keq se katundaret maloke agresive, ky po tregohet teper tolerant dhe i drejte. Puna eshte se sa qytetar je per ta kuptuar, po te jesh Sali te siguroj une qe nuk e kupton dot kurre

  5. Lal Prenga says:

    PD pa lojera fjalesh, me 1996-1997 krijoi kushtet per tu nxjerre jashte ligjit dhe kryetari i saj i famshem Doktor MORTJA te nxirrej para gjyqit ! Por ne nuk jemi popull normal, jemi te semure rende! Dhe semundja ka 600 vjet qe vazhdon: shenjat jane qe me 1912 ishim me te medhenj ne numer se serbet e greket por te fundit qe na dhane pavaresine! Nder kohe qe shqiptaret masakroheshin e percudnoheshin ne trojet e tyre dhjetera mijera shqipfoles luftonin per baba sulltanin! Kur baba sulltani lejonte shkolla serbe e greke por jo shqiptare! E njejta situate me Doktor Mortjen, nderkohe qe priteshin masakrat ne Kosove, Doktori famshem shkaterron gjithcka perfshi mbrojtjen e ushtrine dhe si per ironi te fatit, ata qe e pesojne me keq nga serbet jane pikerisht dhe adhuruesit e Doktor Mortjes , ndoshta jane dhe pasardhesit e atyre qe luftuan per baba sulltanin kur familjet e tyre digjeshin per se gjalli nga serbet! Jemi nje popull pa vetedije dhe per te ardhur keq! Fotoja e Lul Bashes me dhjetera nga pas me dy gishtat perpjete eshte tragjike!

    1. Ekstrem says:

      E ke thene sakt fare, po e terheq komentin qe desha te beja.

  6. Selimi says:

    Fytyra te urryera!!!!!

  7. vaso says:

    Populli nuk ka ndergjegje.As PS as PD nuk foton pa LSI.

  8. une says:

    Dibra tregoi se populli i debres eshte super i mencur…dhe votoj per njeriun ….E JO PER TRU-SHPERARJEN qe doni e deshironi ju “tiranasit”.O avukat Spartak…pashe tek fb jote vendebanimin dhe prejardhjen….banim tirane …prej-ardheja(ne shqip do te thote”prej nga ke ardhur?”…ti thua tiranas?!….kur nje njeri nuk ka prejardhje……ESHTE BOSHHHHHHHHHH……Pe e mbyll e pershendetjen e tfg-s……usttttttttt…yttttttyyy!!!

  9. Albanistani em i dashun says:

    Dibra i ngriu buzeqeshjen ketyre mostrave te “demokracise”, kush e di clidhje kane keta dy kriminele me Demokracine e Vertete. Te dy ish kelysha dhe baballare te komunizmit .
    Po mos harrojme se kjo mund te jete fitore e PS por jo per demokraci te vertete.Se e dime qe midis dy te keqijave Dibranet zgjodhen me pak te keqen.Dhe se jeta e tyre apo e Shqiperise nuk do kete ndonje ndryshim apo te permiresohet si rezultat i votes tyre.


    E njejta gje do te ndodhe ne zgjedhjet e ardhshme ku PD do marre fund perfundimisht por a do ti japin voten Kancerit LSI, mileti injorant fshataresk i varfer kur Hajduti Meta te hapi thesin e floririt te vjedhur.Dhe nese kjo ndodh Albanistani em i dashun do marre fund gjithashtu. Do na humbi ate pak besim qe mund te kemi, do na vdesi shpresen e fundit per ndryshim pozitiv.

  10. Fredi says:

    Te them te drejten jam pak i suprizuar nga rezultati, shume njerez nuk e prisnin kete fitore. Eshte kjo fundi i partise demokratike? ??

  11. Shoku miku says:

    Ahahaha si qesh Lulu, si ai budallai i lagjes qe tallshin bythen te gjith.
    Ore me gjith men PD ne ket idiot lider!! Ca parti idiotesh per kok teme?

  12. haku says:

    Ngjela e urren aq shume Berishen saqe nuk duhet besuar shkrimin e tij. Me gjithate ka edhe vleresime reale. Berisha po te ishte demokrat duhej te ipte doreheqje nga te gjitha funksionet pas humbjes se Qershorit 2013. Eshte rregull i demokracise dhe po qe se nuk respektohet viejne pasojat njera pas tjetres. Kokefortesia e Berishes po i kushton edhe vete Berishes po edhe Pertise Demokratike. Perndryshe, pragmatizmi me socialistet eshte mashtrim.Fitorja e tyre vie pas gabimeve te PD e kjo nuk mund te jete shenje pragmatizmi. Pragmatizmi per shqiptaret ende eshte shume large edhepse EUROPA eshte afer.

  13. arjani says:

    muliiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii. ku je apo po pi raki Kuksi qe te pish nje damixhan nuk te ze

    shiko mos gjen gje andej julian sefen se ka humb

  14. Dibra apo me mire Populli dibres tha c’duhej thene.Faleminderit .
    Nene Pashako D

  15. MeteH says:

    NGJELA TU LUMT..PD ESHTE NJE BANDE ME NE KRYE-BANDITIN SB & VRASESIN LB.ME KETE BRUM KJO P.PO SHKON DREJT SHKRIRJES SEPSE GJUHA E SB,LB ESHTE E DRUNJTE E AKULLT SHPUSE HELMATUESE PER GJITHE POPULLIN & JO VETEM PER DIBRANET.GERTHITJA E LULIT KUDO POR DHE KERCENIMET NE DIBER ISHIN LUFTE-NDJELLESE.DHE POPULLI DO PAQE,QETESI E MIRESI E JO LUFTE SI NE SIRI.ÇJERRJA EDHE E K.SPAHIUT DUKE OFENDUAR TE RINJTE E TE REJAT DIBRAN ISHTE SKANDALOZE SAQE ATA E PARALAJMERUAN LULIN..! SHEHU I LULIT NUK VOTOI AS VET DUKE MOS TERHEQUR DOKUMENTAT NGA TIRANA, POR AI NUK FITOI AS NE FSHATIN E TIJ.KJO DO TE THOT SE SB E LB NE DIBER E KUDO NUK KANE ME VEND.LULI DEKLAROI PRAP LUFTE ME QEVETINE E E.RAMES,MENFESI KJO E SALIUT QE NUK NJEH KUNDERSHTAR POLITOK POR ARMIQ TE BETUAR.PRA,KTA DREJTUES JANE TE PA NDREQSHEM SE..NUK NJOHIN HUMBJEN,FAJET,GABIMET…26 VJEÇARE QE E VODHEN,SHKATERRUAN, VRAN SA E SI DESHEN…! FAJTOR ESHTE META I CILI PO ZVARRIT REFORMEN NE DREJTESI PER GJOJA KONSENSUSIN ME PD,KU NJE NGA ARSYET ISHTE DHE ZEMERIMINI DIBRANEVE ME SB.POR DHE META PO TEBISHTE TE NJEJTIN FAT DO PSONTE PASI AI NUK SHKOI FARE NE DIBER DHE TE TTIJET PAK U DUKEN.PD I MBAN SHPTESAT TE LSI NDRYSHE NUK MUND TE VIJ KURRE NE PUSHTET.DMTH:SB,LB,IM DUHET TE ZHDUKEN NGA POLITIKA NDRYSHE KY VEND NUK BEHET.EDI PO PUNON E LUFTON SI NE RRETHIM DHE KA PERKRAHJEN E POPULLIT E ND/KOMBETAREVE PER REFORMAT E BERA NDOSE ME KOSTO ELEKTORALE KU POPULLI I DIBRES JA DHA MERITEN.Nga E.L. Mallakaster

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje