Qytetarët realë, shuplakë qytetarit dixhital

12 Shtator 2016, 18:15Blog TEMA

Nga Carlo Bollino

 

Disfata e pastër e Partisë Demokratike në zgjedhjet vendore në Dibër është mësimi i radhës, që populli shqiptar i jep asaj pjese të opozitës, e cila refuzon çdo lloj modernizimi dhe që këmbëngul në besimin e vet se të gjithë zgjedhësit kanë mbetur të palëvizur në atë kohë kur kulla e Viçidolit përfaqësonte një simbol force dhe pushteti.

Këndvështrimet, nëpërmjet të cilave mund të interpretohet verdikti i sovranit në Dibër, janë të shumta. I pari është, pa dyshim, një mocion mosbesimi i vetë së djathtës shqiptare ndaj lidershipit të dyshes Basha-Berisha.

Politika e tyre e bazuar mbi shpifjen, mbi urrejtjen, mbi fyerjet personale, mbi dhunën verbale dhe fizike, nuk prodhon më rezultate elektorale, siç ndodhte në fillim të viteve ’90. Dërgimi në Dibër dhe në komunat përrreth i “çetave të zeza” më syze të errëta, me muskuj e fuoristrada, nuk mjaftoi të frikësonte askënd. Në të kundërt, kjo zgjedhje ishte një bumerang skandaloz.

Në Maqellarë, ku ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka zbarkoi me armë në dorë për të rrahur kundërshtarët politikë dhe për të sfiduar në shesh policinë, Partia Demokratike humbi me më se 600 vota diferencë, shumë më keq se në vitin 2015.

Në Dibër, ku Kreshnik Spahiu zhvilloi një nga mitingjet e tij vulgare, të bazuar mbi shpifjen, fyerjet personale dhe urrejtjen, Partia Demokratike humbi më se 1.000 vota krahasuar me humbjen e 2015-ës. Dhe shembujt mund të vijojnë. “Sa më shumë të bashkohen të këqijtë, aq më të fortë bëhen të mirët”, komentonte dje një qytetar në Peshkopi.

Ndodhi kështu kudo, pasi politika e bazuar mbi metodat e Bashës dhe Berishës nuk bind më as elektoratin demokratik, i cili edhe në 2013-ën dërgoi një sinjal të fuqishëm mosbesimi. Një ftesë për të ndryshuar, e përsëritur në votimet vendore të vitit 2015 dhe e sokëllitur për të tretën herë edhe dje në Dibër.

Por Sali Berisha nuk është nga ata tipa që ndryshojnë (i biri, Shkëlzeni, pavarësisht nga mosha e re, ka trashëguar 100% metodat e tij) dhe Basha nuk e ka forcën për ta bërë këtë vetë. Problemi, sikurse kemi përsëritur edhe ne shumë herë, qendron në atë, që sjellja e tyre nuk është vetëm një vetëvrasje politike personale, por është një vetëvrasje politike për opozitën mbarë.

Vota e Dibrës ishte, natyrisht, përgjigja e bazës elektorale edhe ndaj bojkotimit prej Partisë Demokratike të reformës së drejtësisë, një bojkot i imponuar nga tmerri që familja Berisha dhe ish-drejtuesit, të cilët, bashkë me ta dhe në sajë të tyre, shpërdoruan për tetë vjet arkën e shtetit, kanë nga një drejtësi e pavarur.

Por ne besojmë se disfata e Dibrës duhet të jetë edhe një dënim publik dhe zyrtar i përdorimit sistematik të shpifjeve, që Berisha dhe njerëzit e tij i kanë transformuar në metodën e tyre të vetme të të bërit politikë, pikërisht siç bënë Stalini dhe Enver Hoxha në vitet e pushtetit të tyre.

Që kur, tre vjet më parë, Partia Demokratike kaloi në opozitë, nuk ka qenë në gjendje të formulojë një propozim alternativ ndaj qeverisë, duke e bazuar të gjithë strategjinë e saj ekskluzivisht mbi shpifjen dhe kriminalizimin e kundërshtarëve të vet politikë. Por çfarë prodhuan qindra fjalimet e bëra duke u çjerrë në Parlament, duke tundur dokumenta të sajuara?

Çfarë prodhuan mitingjet në sheshe ku paralajmëroheshin revolucione, që nuk do të ndodhnin kurrë? Çfarë prodhuan scoop-et false gazetareske, të paraqitura në mënyrë të përpiktë si “skandale të papara ndonjëherë”, ndërkohë që skandalet e vërteta nuk denoncoheshin kurrë? Çfarë prodhuan qindra postime të publikuara në Facebook me foto të rreme të fushave të rreme me kanabis? Çfarë prodhuan denoncimet e rreme të qytetarëve të rremë anonimë mbi abuzime të rreme dhe fajtorë të rremë? Asgjë.

Ky lumë falsitetesh nuk prodhoi as edhe një votë të vetme, as sadopak mbështetje. Qytetari dixhital u mund në mënyrë bindëse nga qytetarët e vërtetë dhe këtë Berisha do të bënte mirë ta kuptonte një herë e përgjithmonë.

Duke përdorur në mënyrë të papërgjegjshme mediat e tyre (të cilat pranojnë me qejf të madh të përdoren, duke shpresuar të shpërblehen një ditë, siç ndodhi për tetë vjet me Sandrin), Berisha dhe Basha kanë bërë dhuratën më të madhe që çdo kriminel dhe çdo i korruptuar mund të shpresojë të marrë: t’i barazojnë me njerëzit e ndershëm, duke i bërë kështu të padallueshëm.

Sepse, me politikën e tyre të turpshme të shpifjes, Berisha, Basha, një pjesë e mirë e Partisë Demokratike dhe të gjithë mediat e tyre, përpiqen çdo ditë t’i bëjnë njerëzit e ndershëm të njejtë me kriminelët, megjithëse e dinë mirë se vetë ky proces pervers do t’i bëjë kriminelët të duken të njejtë me personat e ndershëm.

Këtë herë nuk ishin socialistët ata që thanë mjaft, por ka qenë vetë populli i PD-së në Dibër. Dhe, në rast se nesër do të shkohej për të votuar edhe në pjesën tjetër të Shqipërisë, rezultati nuk do të ndryshonte: Basha dhe Berisha janë të destinuar të humbasin, sepse humbëse është strategjia e tyre.

Sepse shqiptarët tashmë janë ndryshe nga ata, që u mashtruan prej tyre për vite me radhë dhe sepse opinioni publik tashmë është shumë më i pjekur se sa gjithë politikanët dhe madje edhe se ne gazetarët. Kur dikush gënjen, njerëzit e kuptojnë, mashtrimet verbale nuk mashtrojnë më kërkënd.

Më shumë se sa reformat, më shumë se sa rritja ekonomike, më shumë se sa standardet e reja formale, është kjo provë e ndërgjegjësimit dhe pjekurisë nga ana e njerëzve të zakonshëm (që dëshmojnë më në fund se refuzojnë gënjeshtrat e politikanëve, siç ndodh prej kohësh tek qytetarët e tjerë të demokracive moderne) hapi i vërtetë përpara drejt integrimit evropian, që zbuloi rezultati i Dibrës dhe të cilin të gjithë ata që e kanë për zemër të ardhmen dhe popullin shqiptar duhet ta përshëndesin.

25 komente në “Qytetarët realë, shuplakë qytetarit dixhital”

  1. Altin says:

    Nje shkrim thjesht i shkelqyer ,

    1. arbereshi says:

      Tashme PD eshte kthyer ( jo se nuk ka qene por njerezit u binden) ne nje parti rrugacesh ku motoja e kesaj partie eshte te tregojme se sa rrugace jemi, kjo parti nuk ka patur kure nje program ka punuar sot per neser duke e bazuar kryesisht punen e saj tek rrenat dhe shpifjet. Ma do mendja qe kjo parti ( jo e djathta ) do te perfundoje keq e me keq sepse pervec rrugaceve kjo parti nuk perfaqeson asnje gje.

    2. Raimond vlonjati says:

      Doli ky bastaRdi di merda dhe po na teegon pergjigjen qe i jepet asaj pjese te opozites ” qe nuk esht sipas midese se ketij palacos

      Po pse fajin , qe shqiptaret po zbarkojne ne mijera ne Angli , e paska opozita ?

      Apo qe Shqiperia esht mbushur plot me hashash ne cdo cep prape e fajin e paska opozita ?

      Apo pse i grisen breket Shukriut duke bere mundje ne Bashki me femrat , e paska fajin opozita ?

      Apo se kriminelet bejn kerdine rugeve te Shqiperise na e paska fajin opozita ?

      Ky votim i tille tregon tamam ate handikap qe ndodh me votuesit dhe qe e shprehu edhe President Obana para 1 jave , se edhe votuesit gabojn nganjehere
      Dhe pikerisht ky votim esht shenje direkte e pa-pjekurise se atij elektorati atje ne Diber

      Ky ishte nje votim per pushtetin lokal dhe deri tani atje pushtetin e ka pas PS-ja me Shukriun ne krye

      Ca lidhje ka ai votim me ” shpifjet” qe ka bere PD-ja sipas ketij Bullarit Italian ?

      Votimi atje esht shum i lokalizuar dhe ka te beje vetem me drejtimin administrativ te asaj bashkie , se sa ajo bashki ka plotesuar nevojat e atij populli atje ne Diber
      Ai votim nuk esht parlamentar , ca na ben ti propagande bajate kunder opozites

      Nqs ata kane jetuar mire gjate viteve te shkuara , atehere le te vazhdojne me njeezit e PS

      Ata njerez atje e quajne normale qe Kryetari i Bashkise se tyre behet objekt i perbuzjes popullore ne gjith Shqiperine , kur i grisen breket duke u mundur me femrat neper Motelet e Shqiperise ?

      Nuk kane ata njerez atje respekt per femijet e tyre , atehere le te vazhdojn tja japin voten PS-se

      Kjo tregon se ata qenkan te verber fare per jeten e tyre

      Dhe nga ana tjeter do shtoja se ky votim nuk mund te analizohet duke perdorur metoden e Induksionit sic flet ky Bollino, se qe ta dije ky hileqari Bollino metoda e Arsyetimit me Indukson nuk perdoret aspak per te perkufiziar fenomenet e shoqerise njerezore ,.
      Ajo netode prrdoret ne shkence , ne provat labratorike , kinike , biologjije etj etj , por jo ne fenomenet shoqerore
      Sepse njerezit kane ndergjegje e cila esht e ndryshme midis njerezve dhe po ashtu e ndryshme midis krahinave , kombeve , rajoneve etj etj

      Ky ishte nje votim lokal dhe nuk kishte te bente aspak me programet e partive

      Dhe nqs ata njerez atje ne Diber jane magjepsur nga breket ne vrime te Shukriut , kjo nuk do te thote se gjith shqiptaret jane te tille
      Perkundrazi esht komplet e kunderta .
      Ne zgjedhjet qe vijne ky zoteria 200 Milionesh qe drejton sot qeverine shqiptare esht i destinuar te deshtoje , se kete as kryesia e partis se tij nuk e voton , e jo me ta votojn shqiptaret

      1. Ta rrasi says:

        O mavria Shkerdhen, qe na je bere Raimondo jevgjiti I Flores e jep mend ti hale po shko e mblidh kanocet qe pi Armina kur ka vape, OK lamash I halese.

      2. Bushi says:

        Rajmond Vlonjati! Qenke koqe kandari.Ti akoma nuk paske kuptuar se ç’po ndodh ne pd-ke.Aq me keq qe nenvlfteson votimet e Dibres,ne nje kohe kur te gjithe i lavderojne.Nga keta njere si ty vuan pd-ke,nga injorantet.Kafshe.

      3. Bushi says:

        Bravo! Shkrim i shkelqyer i ketij gazetar Italian.I ka rene pikes.Mirenjohje.Respekt.

      4. Theo says:

        O Rajmond, nuk e kupton sa bukur qe nje Italian te ben nje analize politike sikur te kete shtate breza ne Vlore, kaq idiot je, por shyqyr qe po paksoheni nga dita ne dite tipat si ju, se i bie qe viitin tjeter sikur te votohet tek shtepia Sales dhe numurues te jete vete Bash dhe vezhgues Z. LU dhe rezultati as gruaja nuk do tia jap v.. Bashes.

    3. arbereshi says:

      Tashme PD eshte kthyer ( jo se nuk ka qene por njerezit u binden) ne nje parti rrugacesh ku motoja e kesaj partie eshte te tregojme se sa rrugace jemi, kjo parti nuk ka patur kure nje program ka punuar sot per neser duke e bazuar kryesisht punen e saj tek rrenat dhe shpifjet. Ma do mendja qe kjo parti ( jo e djathta ) do te perfundoje keq e me keq sepse pervec rrugaceve kjo parti nuk perfaqeson asnje gje.Nje analize e tille duhet bere brenda vete PD qe te mund te tregojne seriozitet dhe te fitoje besimin e pjeses me te shendoshe te popullsise dhe perjashtimi nga rradhet e saj i te gjithe elementit rrugaceror ( bashke me BERISHEN ) qe kjo parti te kthehet ne nje organizem serioz

  2. fieraku NGA ferrasi says:

    Edhe nje pjate makarona
    Dhe plotesohet tabloja alla italiana.

  3. luis says:

    Nje analize brilante dhe super e sakte.

  4. Zgjohu SHqipo ! says:

    eshte shkrimi i pare qe i lexoj Bolinos.I KE THENE TE GJITHA,!!!!! miku im. Bravo.

  5. timo says:

    Udhëheqësisë të PD-së i është mpirë truri ose më mirë i ka vdekur truri prandaj nuk janë në gjendje të kupojnë s e çfar ndodh përqark.

  6. fieraku4u says:

    ESHTE SHUME E THJESHTE O NJEREZ, DIBRANET NUK JAN BUDALLENJ. E SHIKOJN SHUME QARTE NDRYSHIMIN MIDIS EDI RAMES DHE SALIUT-BASHES.

    E SHIKOJN SE SI BASHKITE E DREJTUARA NGA PS, PO ECIN PERPARA ME KOHEN DHE PO MODERNIZOHEN, DHE SE SI JAN KATANDISUR ATO TE QEVERISURA NGA PD.

    MBASE GJERAT NUK JAN AKOMA PERFEKTE, DHE EKONOMIA NUK ESHTE DHE AQ MIRE. POR E RENDESISHME ESHTE SE GJERAT PO SHKOJN NE DREJTIMIN E DUHUR, DHE NDRYSHIM POZITIV. E SHIKOJN SE SHQIPERIA RESPEKTOHET KUDO NE EVROPE ME ARDHJEN E RAMES. DHE NE FUTBOLL GJERAT PO ECIN ME MIRE.

  7. Labi says:

    Bravo ,shume origjinal.

  8. Moni says:

    Po shkohet me Noken per te fituar, dhe ku, ne Diber. Pike e zeze. Nul Moka.

  9. Mirashi says:

    Bravo z.Bollino,shkrim dhe analize perfekte,njohje e plote nga ana e juaj e atij kazani plehrash qe perfaqeson natyren e vertere te asaj qe paturpesisht quhet parti demokratike.

  10. Qytetari i thjeshte analog says:

    Shkrim i shkelqyer, te lumte! Me vjen te vjell kur e shoh SB se bashku me palaqot e tij duke lehur si qej te terbuar ne TV. Rezultati i ketyre zgjedhjeve tregon se ka shpresa qe shoqeria shqiptare do te filloje te shkoj perpara duke mos zgjedhur me TE KEQEN , e cila i ka bere shtetit tone nje dem te permasave apokalipte ne te gjitha sferat e jetes.

  11. lili says:

    Me vjen mire qe shume shqiptare vleresojne njerin para partine e ne kete rast zgedhin nje profesionist ne sherbim te popullit qe moti! Edhe me gezon edhe ma shume disfata e koalicionit qe do me na sjell prape monstrumet alla berisha basha!

  12. Ana says:

    O Rajmond Vlonjati, vazhdoni te mos kuptoni akoma, per te keqen tuaj. E para i kujton dibraneve Shukriun dhe breket e grisme, kur ata e dine shume mire qe pavaresisht se veprimi i tij eshte i rende, nga pak “shukri” jane te gjithe deputetet, apo ministrat apo drejtoret dhezv/drejtoret e PD kur ishte ne pushtet. Dhe fenomene te tilla si te zyra Shukriut, kane ndodhur edhe me te renda madje, ne zyrat e PD ne pushtet dhe dibranet e dine kete. Por dibranet nuk mund te falin denigrimin qe i bene Shukriut ata dhjetera “shukri” ne parlament duke folur per vrimen cdo te enjte ne parlament e aq me shume zellin e prokurorise edhe gjykates per te rrasur Shukriun ne burg. E kuptojne shume mire kurthin e ngritur nga ne te cilin “ra ” Shukriu por jo dibranet. O Rajmond Vlonjati , argument tjeter ishin fushat me kanabis, kush PD Lazaratit mund te kete kauze “qytetarin digital” qe denoncon perdite foto shpesh dhe te montuara? Nejse nga ai krah fli, qe dibranet gabuan, por po te paralajmeroj qe te njejtin “gabim” do bejne shqiptaret te gjithe dhe ne 2017?

  13. populli says:

    pordh pordh pordh me rigon e pa rigon .. shume e thjesht .. kjo klase e qelbet politike, futi ne kultur, nxjerrjen e votes ne ankand .. thjesht, fitoi ai qe bleu me shtrenjt voten .. perfundimisht nuk ka beteja politike, beteja alternativash, programesh etj, ka lufte midis bandash qe sot perbejne klasen politike ne Shqiperi, nje aresye e fort qe njerezit te rrebelojn, ose te han mutin e bandave e te ulun koken me nenshtrim, siç kan ber ne kto 25 vjet ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje