Zgjedhjet e një bashkie të vogël në Shqipëri përfunduan! Përfunduan duke mos ndryshuar asgjë. Fituan ish-fituesit dhe humbën ish-humbësit. Si gjithmonë “lufta” vazhdon, por tani nëpër media e tribuna partie, humbësi bërtet me të madhe se të humbur dolën ata që i votuan kundër. Humbës është “populli i ndershëm”, që nuk “kupton”.
Hakërrimat deri në ngjirje vazhdojnë:
“Nuk fitoi Dibra, por karteli i drogës, mafia, krimi, dollari dhe vota e 18 mijë qytetarëve. Ju vodhën, ju mashtruan, sepse ne nuk i’u mbrojtëm dot, sepse nuk kishim bythë, por ju do të na votonit ne, të pabythëve, jo ata me brekë të grisura. Zgjedhje të ndyra, të përlyera nga ti o popull i shitur, që nuk na votove, por fitove një thes miell”.
Këto shpifje nga kjo racë politikanësh, që gjenden vetëm në Shqipëri, tregon se si po shkatërrohet një parti që ishte ëndërra dhe ideali i rinisë shqiptare.
E turpshme dhe fyese, por ku kanë turp të paturpshmit, ku kanë nder të pandershmit, ku kanë moral të pamoralshmit, kur bëhet fjalë për të shpëtuar lëkurën. Flasin, e nuk dinë se çfarë thonë, për kartele droge, për mijëra euro, për qindra vende pune dhe 20 mijë lekët e një plake të varfër, që nuk di as shkrim e as këndim.
Të gjitha këto, për një bashki të varfër e të lodhur. Të gjitha këto, bëjnë plot 4 mijë vota, sipas llogarisë së humbësave. Por humbësat si mashtrues të pandreqshëm që janë, nuk na e përmendën asnjëherë atë që premtuan para zgjedhjeve: “Legjionet e ruajtjes së votave dhe “policia qytetare” nuk do të lejojnë askënd të vjedhë apo paguaj vota, sepse as gjunjët nuk do i mbajnë hajdutët nga frika”?!
Në fakt, “hajdutëve” jo që iu a mbajti, por as që e rruajtën për to, por i “vodhën” plot 4 mijë vota, sipas humbësave! Katër mijë vota ndërsa legjenat (legjionet) silleshin lartë e poshtë, duke bërë shtetin brenda shtetit, si një strukturë kriminale policie, në ruajtje të thasëve të miellit.
Për të mos u’a hëngër hakun, dy thasë miell u kapën dhe e rëndësishme është se, u zbulua një tregëtar i fuqishëm votash, komuniteti mysliman bektashian. Këtu misioni i strukturës së ruajtjes së votës përfundoi.
Këtu, ju humbësa të humbur, nuk keni të drejtën e ankimimit, sepse jemi ne që duhet të ankohemi. Ne, sepse nëse na kanë vjedhur, paçi faqen e zezë, o gënjeshtarë që lamë votën të na e ruanit ju. Nëse ato i’ua kanë futur me lezet, bravo i’u qoftë, se ju nuk ishit roje vote, por roje “rrote”.
Per kriminelet, gjithmone humbje te thelle do te kete! Mos i harroni vrasjet e saliut dhe vjedhjet qe i jane bere ketij vendi. ata asnjehere nuk kane fituar, vetem kane vjedhur. Edhe ne diber jane vjedhur gjithmone votat nga bandat e saliut dhe tani ju duket cudi! Edhe ne 2017 ky rezultat do te jete ne mos edhe me i thelle, do ta shihni!
Perse ben te moralshmin
Perse nuk thua troç qe u shite
Qe u shite u shite ,por perse kaq lire
Me ato leke qe more vetem internetin per nje muaj mund te paguash.qe te shkruash budallalleqe
RROTE:1.Ruajten rroten SB,LB qe te mos deshtonin,2.Ruajten rrotat e makinave lluksoze me bodigard te armatosur per te zene prita e gjakosur njeze,Rrotat e 100-shes me xhup te zinje “Korpusi Hajdari”.Por dhe keta deshtuan.Policia i izoloi komplet te gjithe shpuren kriminele te SB,LB.Rroten e Shehut qe nuk votoi as vet dhe humbi dhe ne fshatin e tij.Kjo do te thot deshtim komplet te mafjes PD
C’far ka ngelur pa marre nga populli kjo rrote politikanesh? A mos presin qe ti ngrihen qytetaret dhe ti kapin me hujn pas shpatullave. Edhe kete do tabenin , por po presin me shprese se do ta beje drejtesia e reformuar.