“Rikthimi i Berishës dhe një intrigë e tij kundër Bashës?”

19 Shtator 2016, 10:29Blog TEMA

Zërat kritikë ndaj Lulzim Bashës pas humbjes së radhës së PD-së në Dibër, janë shtuar ndjeshëm.

Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për disa deputetë kritikë, por edhe tek baza e PD-së, që duan rikthimin e Sali Berishës në krye të PD-së.

Andrea Stefani shkruan sot tek gazeta Dita, se deklarata si ato të Majlinda Bregut, që PD ishte më mirë me Berishën, janë ose hipokirizi, ose një intrigë e Berishës kundër Bashës.

Stefani shkruan se është hipokrizi të kërkosh rikthimin e Berishës, kur realisht PD drejtohet pikërisht nga ai.

“I zhytur në një krizë të thellë, lidershipi i PD po kërkon përsëri shpëtim te kulti anakronik dhe neokomunist i Sali Berishës. Deputetja Majlinda Bregu sapo ka formuluar një kritikë për Lulzim Bashën duke e quajtur vendosjen e tij në krye të PD, të gabuar, dhe ka shtuar se ishim më mirë me Berishën. Bregu bën sikur harron që ishte Berisha që e vuri Lulin në krye të PD dhe ironia është se ajo nuk ka rrugë tjetër veçse të revokojë Berishën duke e kritikuar indirekt po Berishën. Natyrisht, deklarimi i Bregut reflekton rivalitetet mes klaneve pro dhe kundër Bashës si dhe ankthin kryesor të jo pak vetëve në SHQUP nëse do të jenë apo jo në listat e ardhshme për deputetë. Por deklarata e saj, që nënkupton edhe rikthimin e Berishës në krye të PD, ose është e verbër, ose dinake, ose një intrigë e Berishës në kurriz të Bashës”, shkruan Stefani.

Që Berisha nuk ka pushuar së drejtuari PD-në edhe pas gjoja dorëheqjes si kryetar formal i saj, u pa qartë edhe në tratativat për reformën në drejtësi gjatë të cilave, ambasadori amerikan dhe ajo BE thuajse paralel me Bashën takonin edhe Berishën. Duke qenë pa integritet si njeri por edhe pa integritet politik, Basha e pranonte si normale një poshtërim të tillë që i tregonte gjithë botës se ai qe një pupac dhe asgjë më shumë në tërë këtë histori. Sepse ç’kuptim ka që pasi të takosh liderin zyrtar të partisë, të marrësh takim edhe me një deputet për të njëjtin problem që ke konsumuar me kryetarin e partisë?

Deklarata e Bregut është me kast qorre pra hipokrite dhe dinake se kërkon të shesë në publik si të vërtetë largimin e Berishës. Por meqenëse është krejt e kundërta, ajo rezulton krejt pa sens. Sepse gjendja e mjerë e PD sot nuk është rrjedhojë e mungesës së lidershipit të Berishës në PD, por e vazhdimësisë së këtij lidershipi. Prandaj të kërkosh shpëtim te rikthimi i lidershipit të Berishës është njëherazi një gënjeshtër, por edhe një vetëmashtrim. Eshtë të kërkosh shërimin nga sëmundja, te vetë sëmundja.

Ndërkaq, nuk mund të thuhet me siguri nëse Berisha vetë i aprovon apo jo këto deklarata të Bregut. Do të qe plotësisht e mundur nëse ai ka vendosur të rikthehet në krye te PD edhe formalisht, duke e sakrifikuar pupacin e tij Bashën. Në këtë rast, Berisha do aplikonte taktikën tradicionale të liderëve të partive të majta të kritikuar këtu e një shekull më parë nga Robert Mikels. Sa herë ndodheshin përballë kritikash apo kundërshtimesh të vullnetit të tyre, ata kërcënonin me largim apo dorëheqje. Por kulti i tyre qe aq i fortë dhe nevoja për udhëheqësinë e tyre nga masa e militantëve aq totale, sa nuk vononte dhe çdo oponencë ndaj tyre dorëzohej përballë kërkesës së fuqishme të fanatikëve për kthimin e tyre në udhëheqje të partisë. Dhe ata riktheheshin në drejtim edhe më të fortë edhe më absolutë në vendimmarrje. Një unitet të tillë ruan Berisha me masën e fanatikëve të partisë, një mbështetje që s’e ka askush nga figurat apo grupet rivale në SHQUP dhe prandaj, janë të detyruar t’i përulen atij apo të rivalizojnë njeri-tjetrin nën emrin e tij. Ironia është se kur kritikojnë njeri-tjetrin nuk mund të mos kritikojnë indirekt Berishën që i udhëheq të gjithë.

Mund të rikthehet Berisha? Përgjigja më e saktë për këtë është se dikush që nuk është larguar, nuk ka nevojë të rikthehet. Por edhe një rikthim formal pas një largimi vetëm formal, mund të ndodhë nëse Berisha gjykon se mund të shkaktojë një përndezje entuziaste në radhët e fanatikëve tani që afrojnë zgjedhjet. Por do jetë një entuziazëm që nuk mund të shtrihet më tej masës së berishistëve. Trashëgimia qeverisëse e Berishës është aq e mbarsur me korrupsion, krime dhe kosto që ndihen edhe sot e kësaj dite, sa shumica e shqiptarëve e percepton alternativën e tij si më të zezën e mundshme. Katër disfata radhazi provojnë se shumica e zgjedhësve e refuzojnë Berishën edhe të kamufluar pas Bashës, e jo më ta shohin edhe formalisht në krye të PD”, vijon Stefani, sipas të cilit është qesharake të shikosh deklaratat zhgënjyese ndaj Bashës, kur sipas tij, dihet që ai është veçse një kukull në drejtimin e PD-së.

13 komente në ““Rikthimi i Berishës dhe një intrigë e tij kundër Bashës?””

  1. TJ says:

    Me Berishen fundi i PD do te jete me i shpejte por me viktima!

    1. Quhem Doktor MORTJA!
      Mijera te vdekur,
      Mijera te shitur trotuareve te Europes,
      Mijera te ngujuar nga gjakmarrja,
      Korrupsion ,
      Kthimin e Shqiperise ne toke te djegur,
      Mbi nje milion refugjate mos te kthehen me kurre ne vendin e tyre!
      Respekt per mue, ju bana me pashaporta te huaja !

  2. Qofte largu nga haleja e vicidollit says:

    Qofte largu qe lindi ne halene e vicidollit nga babaj Serb Dhe vashdimishsija e tij me klanet serbe
    Nuk mund ta Qerroje me Popullin Shqipetar End Story
    Ai ka force Dhe mbeshtetje vetem tek PLEHRAT rreth tij Leshterikeet e kesaj natyre boll mbijetua per 25 vjet

  3. Patrioti says:

    Tjeter kund flen lepuri!Dihej se Berisha nuk ishte larguar dhe se i drejton marionetat e tij fare nga afer.Posti i kryetarit te Partise,te partise se dyte me te madhe ne vend dhe me bagazh qeverises,miq nderkombetare dhe pasues te shumte,sot me shume se kurre eshte me se i domosdoshem per njerez si Berisha,me nje dosje te fryre krimesh dhe grabitjesh,sot qe ai e ndonje udheheqes tjeter partie te madhe e shohin se po i lidhet rreth qafes litari i drejtesise pas reformes qe u ndermuar.Ai e sheh litarin disi me larg qafes se tij si kryetar partie sepse arrestimi dhe gjykimi i tij mund te sillte komplikacione politike e sociale dhe tollovira ne vend(qe eshte nje plan teper i pergatitur prej tij dhe pasuesit e tij me te afert ne bashkepunim me lobistet pro-berishiane ne Uashington dhe Bruksel). Te vjetrit tane,burra te mencur e fisnike,kane pas thane:”Paraja e zeze per nje dite te bardhe!” Nuk i jane sosur burimet e shumta financiare(nga vjedhjet dhe perfitimet grandioze) as Berishes dhe as ndonje kryetari apo lideri tjeter partie per te paguar lobiste e miq potenciale ne Kongresin amerikan dhe ne Parlamentin Europian,apo per te paguar mijra sahanlepires nga rradhet e partive dhe pasuesve hidhnake te tyre ne vend.Kete e shohim jo rradhe nga vizitat e te tille miqve e lobisteve ne Tirane apo ne vizitat e shpeshta te Lul Bashes,Ilir Metas dhe Mediut te Gerdecit e te tjere ne SHBA e Europen Perendimore apo ne deklaratat miqesore mbeshtetese e pro Partise Demokratike nga miq te paguar ne lidershipet e partive te djathta europiane,pjesemarrese ne Parlamentin Europian apo ne poste te tjera drejtuese neper institucionet euro-perendimore dhe euro-atlantike.

    1. LORA says:

      Sa mire e njihke gjumin e lepurit , o patriot !!!!!!!
      Mu me duket se ti je vete lepur.
      Tung.

      1. albi says:

        PO MOJ LORA,,,O LORI,,,, KISHE NDONJE GJE NDRYSHE TI,,,,PO DIHET QE SALIU FUTI KRYETAR PARTIE NJE SI TIP BUKUROSHE SI LULKA,,,,PER TE BER FIGUR TEK SHQIPTATET,,,POR DIHET QE KRYETARI ESHTE SALIU,,,,,,BUKUROSHJA SPO SHKON MIRE,,,SE DIHET QE HOMOT URR3EN NE SHQIPERI,,,,,,DUAM SALIUN SI KRYETAR TE PD,,,AI E NISI AI TA BITISI,,,,, PRA VDEKJA E PD DO JEYE AKOMA ME E SHPEJTE,,,, SA MEZI PTESIMM QE TE DEGJOJME ULERIMAT E DESHPERUARA TE SHPELLARIT SALI VICIDOLIT,,,,__DHE TY LORIT-A DO TE KTHEHET NOSTALGJIA PER SHPELLARIN,,,,__

  4. Socialisti says:

    Me sa duket statistikat nuk kane vlere per mbeshtetesit e Berishes. Humbesi i zgjedhjeve te 2013 dhe shkaterruesi i Partise Demokratike ne menyre sistematike ka zvogeluar numrin e elktoratit dhe ka perseri mbeshtetes qe e duan me krye te Partise. Jane te gjithe ata qe kane besuar se PD-ja duhet te vije me dhune ne pushtet dhe duhet te qendroje me dhune ne Pushtet edhe kur nuk i kane votat. I uroj mireseardhjen Sali Berishes he krye te PD-se, se keshtu garanton te majten ne pushtet. Rrofshin budallanjte qe mbeshtesin Saliun.

    1. Argita_B says:

      Eshte gabim te neglizhosh kapacitetin intrigues qe ka Berisha per te marre ate qe kerkon nepermjet shantazhit. Nese Berisha rivjen ne krye te PD-se zyrtarisht, kjo do te thote tentaativa per rrezim pushteti me intriga, rilindje bandash kriminale qe ishin ne krahun e PD-se. Jo me kot parashikohen trazira ne Ballkan, sherbimet sekrete kane informacione se çfare po pergatitet, dhe si gjithmone Berisha eshte i implikuar ne to.
      Berisha eeshte treguar gjithmone i gatshem te krijoje trazira ne Shqiperi, aq here sa pushteti i tij, familja apo klani i tij cenohen nga drejtesia.
      Eshte e vetmja menyre qe Berisha te shtyje per me vone dosjet e tij te hapen nga drejtesia.

  5. Servet Sadiku says:

    Shoki Sali asht Kon. Asht e do te jet sa te rrnoj liderr I Kastes polities te Shqiperise. Ai nuk drejton veteran PD, por edge PS, LSI etj. Ai I aka ne dore, ashtu sic I kishte shoki ramiz ne kohen e vet.

  6. shqipe says:

    VJEN A S’VJEN!…
    K’et e vendos me kuvend
    Vecan llum i Shqipris.
    Quaj llum per kete vend
    Cilindo,prapa Salis…

  7. Emigranti says:

    Bobo, ceshte kjo marezi. te kerkosh nje kriminel qe ka vrare, vjedhur, ka provokuar dhe organizuar gjakederdhje, ka mbrojtur dhe mbuluar hajdutet, vrasesit, Ligjeroi mbjelljen e hashashit ne Lazarat e beri ate kryeqytetin e droges ne SHqiperi. Ne fund te mandatit e vendosi SHqiperine ne vendin e pare per krim dhe koorupsjon, ndersa ekonomijne e vendit e coi ne gremine. Ky moster duhej te ish kalbur ne burg, jo te kerkohet te vihet ne krye te PD. Ky i semure per vdekje, jo vetem qe seshte ne gjendje te sheroi PD, nga degradimi, pore, nese ndoth, dota shkateroi fare, ta nxjere forsen e trete politke.

  8. Epidor says:

    Ky qen i terbuar me origjine nga Karpatet nga te paret e tij mbiemrin Berisha e ka huazuar nga Kosova se origjina e tij eshte e huaj nga rrenjet familjare. Te paret e tij kane djegur malesine e madhe ne Gjakove ashtu si te paret edhe bastardi me origjine Ruse kurre hypi ne pushtet filloi strategjine e tij me vrasje dhe dhune. Psikiatri i tij gjeniu i psikiatrise Shqiptare d.Ylvi Vehbiu kurre ky mikrob erdhi ne pushtet u detyrua ta braktisi vendlindjen nga rreziku qe ndjeu nga pacienti i tij. Ai i njihte disa sekrete Shpellarit per tecilat duke e njohur semundjen e tij te hakmarrjes vendosi te emigroi perfundimisht. Cfare mbetet ne memorjen kolektive jane sjellje mjaft e rafinuar e ish babait te psikiatris duke i lene me nenkuptuar te gjitheve se ne cfare situate do lundroje Shqiperia me ardhjen ne pushtet te nje armiku dhe nje te semuri paranojak. Ne diten kurre erdhi ne pushtet Saleplehu z.Ylvi Vehbiu u vesh me rroba te zeza cfare theatri Shekspirian dmthenia Shqiperia drejt varrit. Kurre u largua disa dite perpara u tha miqeve :Cfare ka per te vuajtur Shqiperia nga ky i semure. Nuk zgjati as disa muaj dhe ne Shqiperine vijne misionaret Omonia dhe spiuni i Asfalise mjekroshi, me vone fillojne vrasjet ne seri dhe vjedhja e pasurise shtetrore,Gerdeci,21 janari,privatizimi,Fazllici,plehrat e te tjera.Ne qofte se me nje referendum te posacem i ngrejne padine S. Berishes e gjithe P.D shkrihet si nje akull ne uje te ftohte a mund te behet e paimagjinueshme se ne Shqiperi te gjithe personalitetet e politikes Shqiptare jane te korruptuar deri ne palce dhe vete hteti Shqiptar udhehiqet nga miku i madh i politikaneve Shqiptar Amerika.

  9. Epidor says:

    Pse nuk e keni botuar komentin tim cfare ka pasur si nje mospranim kurre ne te njejten kohe nderhyn ketu komente shterpe dhe pa asnje vlere?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje