FOTOT/ Si po përgatit Pekini ndërtimin e superqytetit më të madh në botë

20 Shtator 2016, 10:51Lifestyle TEMA
FOTOT/ Si po përgatit Pekini ndërtimin e superqytetit më të

130 milionë. Ky është projeksioni për numrin e popullsisë që do të jetojë në qytetin më të madh të botës, apo “superqytetin” që përfshin Pekinin së bashku me fqinjin e tij, Tianjin.

“Superqyteti” i ri do të mbulojë një zonë me sipërfaqen e shtetit të Kansasit në Shtetet e Bashkuara.

Kjo duket e pamundur derisa sheh kullat e qindra apartamenteve prej çimentojë që dominojnë horizontin qiellor jashtë Pekinit në çdo drejtim që të hedhësh sytë.

Këto janë qytetet satelite të Pekinit që do të jenë pjesë e këtij superqyteti të planifikuar.

Yanjiao është një nga këto qytete dhe ndodhet vetëm 20 milje në lindje të qendrës së Pekinit.

Si shumë nga fqinjët e kryeqytetit ka qenë një fshat i vogël, por tashmë popullsia e tij është fryrë deri mbi 750 mijë njerëz.

Në të mund të fotografosh komplekset e reja të banimit që vetëm rriten, një prej të cilëve përbëhet nga dhjetëra ndërtesa prej 34 katesh.

Mund të takosh Zhang Shuying e cila ka kaluar 60 vjetët e parë të jetës së saj në një fermë të vogël, tipike për rajonin.

Tani ajo jeton në një kullë 25-katëshe ndërtuar në vendin e saktë ku familja e saj kultivonte rrush.

Në fshatrat e afërt, punonjësit e bujqësisë tentojnë të rrisin hardhu në hijen e zhvillimit të shpejtë urban dhe banorët e qytetit arratisen nga kaosi urban në shtratin e lumit Chaobai River.

Akomë më në jug, në qytetin Jing Jin, një emër që kombinon Pekinin dhe Tianjin, kopshtarët përgatisin një kopsht të kuruar mbushura me statuja romake jashtë një hoteli, që të paktën për momentin, ka pak klientë.

Plani përfshin edhe një unazë të re, e shtata në kryeqytet, që është aktualisht duke u ndërtuar.

Pjesë të rrugës ndodhen në një provincë të largët, rreth 100 milje nga qendra e qytetit.

3 komente në “FOTOT/ Si po përgatit Pekini ndërtimin e superqytetit më të madh në botë”

  1. nuk ka tym pa zjarr says:

    Katastrofe natyrore dhe njerezore

  2. Plaku Xhuxhumaku says:

    Rrofte miqesia e lavdishme shqiptaro – kineze. Dy luane ka bota, nje Azia, nje Europa.

  3. xxx says:

    katastrofe natyrore sa uje do duan uje energji ushqim ne dite do duan keta njerez gjithe ajo ndotje atje nuk jetohet fudni i botes do vije nga azia kine indi qe kane te dyja nga 1.3 miliarde banaore….ne nje emsion tregontye se dy keto shtete detet pereth tyre nuk ksihin me peshk ne det i kishin zbarzuar se kishte kerkese te madhe ..peshkun e zhvillonin ne liqene fallco per t esigruara sasine qe kerkonte popullisa….vetem azia do perbeje gati 5 miliade banore ne te ardhmen e paimagjinushme ku e do jetojne gjithe keta njerez planti eshte i Vogel dhe nuk duhet ti kaloje kaq shume nurmin e popullisie

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje