Arrestohen dy policë, fusnin drogë në burg për të burgosurit

21 Shtator 2016, 09:00Kronika TEMA

Dy punonjës të burgut të Fierit janë arrestuar në flagrancë pasi u kapën duke futur lëndë narkotike për të dënuarit.

Të arrestuarit janë 21-vjeçari Ledio Pashaj dhe 26-vjeçari Lusiano Rexha, të dy me detyrë punonjës policie në regjimin e brendshëm të burgut Fier dhe të dy banues në Cakran.

Gjatë kontrollit fizik që iu ushtrua këtyre punonjësve, në pjesën e fundshpinës i janë gjetur dy paketime të mbështjella me letër celefoni me lëndë narkotike kanabis sativa me peshë 11.1 gramë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje