Ajo është një paradë e përvitshme luksi që zhvillohet në principatën e Montekarlos.
Bëhet fjalë për “Monaco Yacht Show” e cila do të nisë pas një jave.
Shfaqja do të mbahet nga 28 shtatori deri në 1 tetor.
Gjithë miliarderët anembanë botës do të shfaqin jahtet e tyre luksoze.
Këtë vit janë regjistruar 125 superjahte, që vlejnë dhjetra miliona dollarë secili.
Do të ketë 580 pjesëmarrës në total nga 38 vende.
Në galerinë e fotove ju sjellim disa prej superjahteve që morën pjesë edicionin e vitit të shkuar.