Rasti i rrallë/ Avokati i babait që përdhunoi vajzën: S’më lë morali ta mbroj

21 Shtator 2016, 09:32Kronika TEMA

Ashtu siç deklaroi edhe para një jave, avokat Arben Keta ka dhënë dorëheqjen nga mbrojtja e të pandehurit Fatos Gurakuqi, i cili ka kryer marrëdhënie seksuale me të bijën 15-vjeçare, fakt ky që u vërtetua shkencërisht nga analiza e ADN-së e kryer nga Policia Shkencore.

Avokati nëpërmjet një deklarate shprehet se nuk do ta mbrojë më Fatos Gurakuqin për arsye personale.

Por, i kontaktuar nga “Gazeta Shqiptare” edhe më herët, avokati ka deklaruar se çështjen e mori në momentet e fundit të hetimeve paraprake, dhe se kur është njohur me dosjen, dhe disa akte shkencore, e përjashtonin klientin e tij si autor të kësaj vepre penale.

Avokati deklaroi se, pasi e mori çështjen, kishte biseduar me klientin dhe ai e kishte bindur që nuk e kishte kryer këtë veprim. Por që, pas përgjigjes së analizës së ADN-së, ai ka mbetur i shokuar.

Avokati deklaroi se, edhe pse ligji ia jep të drejtën ta mbrojë atë, nuk e lë morali, pasi është një veprim i pafalshëm.

Gjatë seancës së djeshme prezente ka qenë bashkëshortja e Gurakuqit, e cila duket se nuk beson tek analizat e Policisë Shkencore.

Jolanda Gurakuqi deklaron për “Gazeta Shqiptare” se mund të ketë një gabim.

Për të parë babain dhe për të ndjekur seancën kishte ardhur djali 11-vjeçar, por për shkak të moshës atij iu desh të priste jashtë sallës së gjykatës. 11-vjeçari, edhe pse në një moshë të vogël, deklaroi se nuk ka shkuar në shkollë pasi shokët e tij e shajnë, ndërsa me pafajësinë e tij u shpreh se “babai im nuk i bën këto gjëra”.

Fatos Gurakuqi u kallëzua në polici nga vajza e tij 15- vjeçare F.G. më 18 nëntor të 2015-ës, dhe pas kallëzimit 38-vjeçari u vu në pranga nga policia.

Ai gjithmonë e ka mohuar këtë akuzë, ndërsa pas 3 muajsh, vetë vajza që bëri kallëzimin ka deklaruar edhe në gjykatë që ajo ka gënjyer për të shfryrë inatin pasi babai e rrihte.

Sakaq, pas dorëheqjes së avokatit Keta, gjykata i caktoi të pandehurit një avokat kryesisht, por Gurakuqi deklaroi se do të flasë me familjen për të marrë një avokat të tij personal. Seanca e radhës do të zhvillohet më 3 tetor.

1 komente në “Rasti i rrallë/ Avokati i babait që përdhunoi vajzën: S’më lë morali ta mbroj”

  1. tema says:

    KA SHUME TE DREJTE . QENIN ZARBO FUTENI NE BURG DHE MOS E NXIRNI SI ME TE META PSIQIKE .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje