Këto foto të rralla janë nga operacioni “Ngritja e fëmijëve” i kryer nga amerikanët në Vietnam.
Rreth 3 mijë fëmijë u morën në Saigon duke u dërguar në SHBA për birësim.
Por shumë dyshime kishte rreth këtij operacioni.
Media të ndryshme akuzuan se ky ishte një rrëmbim dhe fëmijët nuk ishin jetimë, ashtu siç deklarohej.
Megjithatë këto akuza nuk u vërtetuan kurrë.
Fëmijët u jepeshin për birësim familjeve të pasura amerikane.
Fluturimi i parë i kryer në 1975 nga Saigoni u rrëzua duke vrarë 138 persona, mes tyre 78 fëmijë.
Fotot e mëposhtme tregojnë se si u transportuan foshnjat drejt SHBA-së.