REPLIKAT/ Astrit Patozi-Ramës: Mos degrado, se mund të merresh peng

22 Shtator 2016, 19:40Politika TEMA

Deputeti i PD-së, Astrit Patozi, ka shkëmbyer disa replika gjatë seancës së sotme me kryeministrin Edi Rama, për çështjen e mbjelljes së hashashit.

Patozi ka thënë se situata në Shqipëri, është alarmante.

Atij i është kundërpërgjigjur Rama, duke i thënë të mos kompleksohet nga raportet e huaja.

“Astrit, unë flas brenda realitetit. Avioni u nis nga Italia dhe erdhi në Shqipëri. A imagjinon dot që Italia nuk ka ende sot informacion për këtë.

Imagjinoni tani të ngrihet opozita italiane dhe të bëjë zhurmë për këtë”, i tha Rama deputetit demokrat.

Ndërkohë Patozi i është përgjigjur duke i sjellë shembuj nga SHBA..

Droga është problem kombëtar. Përmende këtu çështjen e SHBA-ve, që janë marrë peng edhe udhëheqës politikë kur është cenuar siguria kombëtare.

Mos e degrado edhe më shumë situatën, nuk ta uroj, por mund të kesh fatin e ndonjërit prej tyre”, tha Patozi.

2 komente në “REPLIKAT/ Astrit Patozi-Ramës: Mos degrado, se mund të merresh peng”

  1. Ali Demi says:

    Tito,e kuptoj qe po afrohen zgjedhjet e do me u fut ne list nga Lulja po me mir mos u boj deputet e mbaj nderin se te bohesh duke u bo qesharak si Muli.

  2. asd says:

    Eshte e tmerrshme per shoqerine shqiptare dhe njerezit normale qe Shqiperia te shkoje drejt kanabisit.
    Akoma permendet termi Rilindje ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje