FOTOT/ Një hidrocentral i rëndësishëm nis punën, por me të vjen edhe një rrugë

23 Shtator 2016, 15:56Politika TEMA
FOTOT/ Një hidrocentral i rëndësishëm nis punën, por me

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Energjisë e Industrisë, Damian Gjiknuri morën sot pjesë në ceremoninë e vënies në punë të hidrocentralit të Banjës si pjesë e projektit të Devoll Hidropoëer- Statkraft.

Të shoqëruar nga përfaqësuesit e kompanisë prestigjoze norvegjeze Christian Rynning Tonnesen e Tom Kristian Larsen dhe ambasadori i Norvegjisë Per Sjaastad, ata inauguruan edhe përfundimin e rrugës së re Banjë-Gramsh.

Hidrocentrali i Banjës është vepra e parë e përfunduar në projektin hidroenergjitik të Kaskadës së Devollit. Ndërtimi i HEC Banja ka filluar në Qershor të vitit 2013. Më shumë se 2000 punëtorë u punësuan në ndërtimin e këtij hidrocentrali. Kapaciteti i instaluar i HEC Banja është 73 MË dhe lartesia e diges eshte 80 m e lartë. Rezervuari i këtij hidrocentrali ka volum total prej 391 miliardë litra ujë ,me një sipërfaqe prej rreth14 km2.

Statkraft po ndërton aktualisht edhe hidrocentralin e dytë, atë të Moglicës që pritet të përfundojë në vitin 2018. Investimi i deritanishëm ka arritur në 289 milion euro ndërsa investimi total në përfundim të projektit do të shkojë në 535 milion euro. Me përfundimin e dy hidrocentraleve të këtij projekti pritet të mbulohet rreth 17% e nevojës së vendit për energji.

Kryeministri Rama dhe ministri Gjiknuri u ndalen edhe tek rruga e re e përfunduar që lidh Banjën me Gramshin. Gjatësia e rrugës është 15.3 km, nga e cila 11.7 km është gjurmë tërësisht e re dhe 3.6 km gjatësi ndjek rrugën ekzistuese. Gjurma e rrugës kalon paralel me vijën e pasqyrës së rezervuarit të hidrocentralit duke qëndruar gjithmonë mbi kuotën maksimale të liqenit prej 176.50 m. Janë ndërtuar 13 ura në total me gjatë 1685 ml. Me rëndësi është ura në përroin e Kacivelit- gjatësia 520 ml (e dyta urë më e gjatë dhe e lartë në Shqipëri); ura në lumin e Holtës – gjatësia 300 ml dhe ura në afërsi të fshatit Drizë- gjatësia 190 m.

“Pas një kontrate të nënshkruar më parë, por të negociuar për së mbari në vitin 2014 nga qeveria shqiptare, në zonën e Gramshit kemi sot: 100 km rrugë të reja, ndër të cilat rruga që rilind Gramshin duke e shkurtuar nga më shumë se tre orë në më pak se 90 minuta lidhjen me Tiranën; 14 ura të reja, ndër të cilat ura e madhe 520 m që ofron një pamje spektakolare; 250 hektarë pyllëzim dhe një liqen i ri sa 2000 fusha futbolli ? që rrit kapacitetin vaditës për zonën e Myzeqesë; një realitet i transformuar rrënjësisht në 36 muajt e fundit, falë bashkëpunimit të qeverisë shqiptare me kompaninë prestigjoze norvegjeze Statkraft. E cila sot vuri në punë hidrocentralin e parë të kaskadës së Devollit, që do të rrisë 17% kapacitetin prodhues energjetik të Shqipërisë”, tha Rama.

 

12 komente në “FOTOT/ Një hidrocentral i rëndësishëm nis punën, por me të vjen edhe një rrugë”

  1. nikola says:

    Urojme qe vepra te mira si kjo te kemi vazhdimisht per ta ndryshuar pamjen Atdheut e rrit cilesine e jeteses shqiptareve,pamvaresisht partive qe jane ne qeverisje.

  2. kombi says:

    ANTISHQIPETARI SALI QEN BERISHA , PUNON PER ARMIQTE TANE TE JASHTEM ,ATA DUAN TA SHOHIN SHQIPERINE TE RRENUAR ,TE PRAPAMBETUR .
    BRAVOO RILINDJA ,JU DO TA PERPARONI KETE VEND .

    1. Klevis says:

      Okombi, ka filluar ndertimi ne 2013, e lexove apo jo?!

    2. adi says:

      po te kishe pak me shume tru do hapje internetin e do pyesje kush e solli kete firme ne shqiperi dhe sa vjet ka qe punon.
      me vjen keq per ty po edhe ky hidrocentral edhe kjo rruge jane te nisura e te bera nga saliu thjesht rastisi rilindja qe te presi shiritin.
      kot lodhesh po nuk ishte hashash po nuk ishin plehra rilindja nuk ka dore.

      1. Arturi says:

        Te ishte Salihi yt akoma ne pushtet, kjo veper do mbaronte ne … kalendat greke!
        Te kujtohet interkonjuksini me Kosoven?!
        Te fala Salih demokarit!

      2. Aleksander says:

        Ke te drejte , saliu meriton mirenjohje. Kur te shkoje te 7 penxherète une do t’i dhuroj nje liber qe ta lexoje e te kete me se ta shtyje kohen ,se duhanin nuk e pi ai.Do ti dhuroj “War dogs “.

  3. Moni says:

    Shume mire qenka bere, po a s’mund te behej pak me e gjere rruga. Shohim se ate makinen nuk e marka korsia dhe ka dale jashte korsise. Pune shqiptaresh….

  4. nina says:

    Urime Edi Rama.. krimineleve do ju mbyllet goja nga te mirat qe ben qeveria jote…

  5. durim says:

    Do shohim sa do duroj kjo rrug.ashtu si e kan ber ata shum shpejt do shembet.dhe rilindja te ket turp se premtovi qe do rishikonte ligjin per per vlersimin e tokes se permbytur e ne funt e la po nje euro metri katror

  6. ali says:

    Nuk duhet harruar se ky hidrocentral eshte ngritur mbi nje zone dhe me studim te gatshem nga koha e Enverit, rreth ’85-88
    Por qeverite e majta dhe te djathta nuk e vinin dot ne pune…

  7. Ilia says:

    Ju lumte pa zhurme jane bere goxha pune ne mbare Shqiperine nje mundesi turistike djh jo vetem energjitike per trashegimine qe zoti i ka falur Gramshit qe behet me e aksesueshme nga turistet vendas e te huaj si destinacion turistik pertej Liqeneve fantastike te Belshit “kryeqytetit” sipas Sami Frasherit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje