Deputeti Eduart Selami biznes dhe prona në SHBA. Dy kompani, njëra me emrin “Librazhdi”...

24 Shtator 2016, 20:43Politika TEMA

Deputetët shqiptarë vijojnë të habisin me pasuritë e tyre, që gjithsesi nuk mund të paragjykohen për asnjë rast për burimin e vënies së kësaj pasurie, pa folur organet kompetente.

I pasur jo vetëm nga të ardhurat si deputet por dhe biznese. Nuk është vetëm Tom Doshi, por dhe Eduart Selami. Nga të dhënat që publikon Open Data,  e cila publikoi sot pasuritë e vetëdeklaruara të ligjvënësve shqiptarë, tek kategoria të ardhura nga biznese dhe sipërmarrje rezulton përvec deputetit Tom Doshi në krye të listës me njëqind e njëmbëdhjetë milionë lekë të ardhura nga bizneset, edhe Eduard Selami.

Deputeti i PD deklaron të ardhura ne vlerë 56 mijë dollarë amerikan nga një biznes në SHBA. Spikat emri i njërës prej tyre, që është dhe origjina e Selamit, Librazhdi. Kompanitë janë;

1) Biznes “Librazhd L.L.C” në Framingham, Massachusetts, SH.B.A. me vlerë fillestare krijimi 100 000 dollarë, krijuar në vitin 2011. Pjesa e Z. Selami 50%.

2) Biznes “Alba Taxi L.L.C” në Virginia Beach, SH.B.A., me vlerë fillestare krijimi 50 000 dollarë, krijuar në vitin 2010. Pjesa e Z. Selami 50%.

3) Të ardhura nga rroga, bonuse dhe biznesi në SH.B.A. nder vite 1 610 700 dollarë.

4) Të ardhura nga dhënia me qira e shtëpive të banimit nder vite 122 500 dollarë.

5) Të ardhura nga rritja e vlerës së biznesit në SH.B.A. dhe e letrave me vlerë 459 000 dollarë.

Tek kategoria e të ardhurave nga bizneset, një ndër përfituesit më të mëdhenj, është dhe deputeti Dashamir Peza. Ai deklaron të ardhura nga biznesi prej 2.4 milion lekë. Të tjerë deputet kanë të ardhura të sipërmarrjeve, bizneseve dhe ndarje e dividendëve, por ato janë të kategorizuara si të ardhura të personave të familjes.

 

11 komente në “Deputeti Eduart Selami biznes dhe prona në SHBA. Dy kompani, njëra me emrin “Librazhdi”…”

  1. Ku qenka me i varfer nga te gjith kta agallaret e tjer

  2. Ver says:

    Letra me vele ne Amerike….?

  3. Ver says:

    Letra me vlerë ne Amerike….?

  4. sokoli says:

    kaq jane rrogat e nje puntori apo biznesi fare te vogel ne amerike. dhe shtepija e deklaruar me nje cmim te zakonshem per ate zone plus qe eshte akoma trecereku e bankes. pra mos ta krahasojne me ata larot e tjere qe happen se kane biznese dhe u pjellin dhe gjelat me nga 2 million eure per dy e tre vjet aktivitet .
    njerez si salami duhen perkrahur dhe inkurajuar se e ka me ndershmeri ate pune per te miren e atij vendi.e ka provuar ca eshte emigracioni dhe amerika sa mire te ndihmon te zhvillohesh me ndershmeri jo me droge e hashash.

    1. Pjerin Cari says:

      Shifrat duken normale.
      Eduard Selami ka punuar 15 vjet, dhe kjo pasuri eshte normale, pervec shifres 1.6 miljon Dollare, qe duket shume e thekur.
      Megjithate ai ka paguar taksat per kete vlere ne Amerike.
      Te verifikohet me sa leke ka ikur nga Shqiperia ne 1996.

  5. Qifi says:

    Te gjithe nga librazhdi jane hajvana pa perjashtim.

  6. Sit back and relaks says:

    Nje pyetje kisha, a e sqaron Selami a ka nenshtetesi Amerikane apo jo? Nqs po, si ka mundesi qe nje person qe eshte betuar per kushtetuten e shteteve te bashkuara te betohet cdo jave ne parlament per kiushtetuten e shqiperise. Ata qe e dine tekstin e betimit ndaj kushtetutes ne Amerike e dine shume mire qe nja nga kushtet e marrjes se nenshtetesise ne amerike eshte heqja dore ndaj cdo detyrimi dhe angazhimi apo betimi ndaj vendeve te tjera. Se di si e ka zgjidhur me shtetin amerikan selami kete pune se me shtetin rrumpalle shqiptar dihet qe se sn trajapin njeri.

    1. Pjerin Cari says:

      Ja fut kot.
      Ministrja e Jashtme Albright donte te behej Presidente e hungarise apo Cekise.

  7. nora says:

    Po kjo eshte per te habitur o burre i dheut.Po ne vajtem nje jete te tere jashte shtetit e nuk po shlyejme dot as gjysmen e nje shtepie fare modeste. Po si ka mundesi keta njerez kane keto te ardhura dhe biznese jashte mor burre i dheut. Edhe ne ketej nga Amerika e Kanadaja po shqyhemi nga mengjesi deri ne darke duke punuar po jemi fyt ne borxhe me banken. Ca behet keshtu , kaq budallenje jemi ne qe nje jete te tere nuk po sigurojme as jeten tone pa le te femijve. Edhe ne studimet ne Universitetin de Tiranes i beme si Selami dhe Angjeli. Si ka mundesi qe keta kane aq shume ? Eshte vertet per te uluritur. Pyesni gjithe emigrantet e ndershem qe jetojne ketej, a mund te besh me pune te ndershme te tille para? Vetem nje gje me shkon ne mendje me siguri qe Atdheu yne paska qene shume i pasur kur shoh qe gjithe keta maskarenj e kane vjedhur dhe plackitur deri ne kete pike. Me siguri vjedhja, korrupsioni dhe grabitja e lekeve te popullit te ben kaq te pasur. Jetojme jashte dhe leket jane vetem te ushqehesh dhe te paguash shtepine. Asgje me shume. Nuk mund te kursesh kurre as 10%bte asaj shume qe deklaron Selami me kompani.

  8. vezhguesi says:

    Jo vetem kaq, po Selami per sa kohe ka qene ne Amerike ka shitur makina.Ha ha ha para se te shkonte ne Shqiperi qendroi nja 6 muaj tek vellai i tij ne zonen e Bostonit dhe punoi shofer taxie.Tani na doli me kompani taxie ne Florida!Nje dite te bukur edhe vellai i Selamit edhe Selami u gjeten me para te madhe dhe po ashtu kunata e Selamit qe sapo mbaroi nje shkolle per avokate real estate na hapi menjehere nje zyre avokatie dhe na punesoj nja 2-3 avokate te tjere kur vete eshte nje trularaske qe vetem di te nxjerre foto ne facebook me mburrje per te justifikuar pastrimin e parave qe vijne nga Shqiperia.Shqip kesaj pune i thone PASTRIM PARASH.

  9. Dani says:

    Shqiptare kane nga 20 vjet ne USA dhe asnje nuk ka kaq para qe deklaron Salami…keto Jane parate e vjedhura para se te shkonte ne USA se nuk asnje shpjegim tjeter.Por ne qofte se qeverija jone ka deshire te mesoje te verteten se si I ka bere parate ky zoteri mund ti bejne kerkese financave ne USA cdo gje del paster .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje