
Kryeministri Edi Rama mori sot pjesë në Samitin “Migrimi përgjatë rrugës ballkanike” në Vjenë, Austri, me ftesë të kancelarit austriak Christian Kern. Samiti bashkoi në një diskutim të përbashkët për çështjen e refugjatëve, kryeministrat e vendeve të Ballkanit, kancelarin austriak Christian Kern, kancelaren gjermane Angela Merkel, kryeministrin e Hungarisë Victor Orban, të Sllovenisë Miro Cerar, si dhe Presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk.
Kryeministri Rama shprehu në Samit gatishmërinë e Shqipërisë për të qenë pjesë e një zgjidhjeje të përbashkët. Qëndrim, të cilin Kryeministri e nënvizoi edhe në një prononcim në përfundim të punimeve të Samitit:
“Shqipëria ka pozicionin e saj të qartë qysh në fillim, jemi gati të marrim pjesë në këtë përpjekje, nëse kjo është e përbashkët, e mirëorganizuar, e koordinuar dhe e ndershme për të gjitha vendet. Shqipëria as mund të çeli kufijtë e të nxjerrë gjoksin përpara, as nuk sillet si disa vende që faktikisht tradhtojnë vlerat e parimet e Bashkimit Europian, kur flasin dhe i qasen çështjes së refugjatëve.”
Kryeministri e vlerësoi Samitin edhe si një rast për të dëshmuar forcimin e reputacionit të Shqipërisë.
“Nga ana tjetër ishte një rast shumë i mirë për të parë, edhe në sensin e marrëdhënieve tona me të tjerët, forcimin e reputacionit të vendit tonë si një vend ku ka një vullnet të gjithëpranuar botërisht për reformën në drejtësi, për luftën kundër krimit, kundër trafiqeve dhe kundër korrupsionit. Kjo ishte nota pozitive për mua dhe shpresoj shumë të marrim atë që na takon mbas gjithë kësaj pune të madhe që kemi bërë, rekomandimin për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, që na fut në një fazë të re gjatë mandatit të dytë të qeverisjes.”
Rama zhvilloi po astu një takim dypalësh në zyrën e kancelarit, me homologun Christian Kern, me të cilin bisedoi rreth reformave të qeverisë, duke u ndalur tek reforma në drejtësi dhe nevoja për të ecur përpara me procesin e integrimit europian.
Bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve ishte një tjetër temë, për të cilën Kryeministri Rama dhe Kancelari Kern bashkëndanë vullnetin për të shfrytëzuar çdo hapësirë që rrit shkëmbimet tregtare dhe mundësitë e biznesit për të shtrirë investimet e tyre.
Në takim u bisedua edhe për situatën e re të krijuar në Ballkan dhe bashkëpunimit rajonal, i cili po forcohet më tej përmes Procesit të Berlinit.
ka ik budallai ne samit.
samit leshi
Ti or sypeshkaqini i kriminelit Sali Sheqere Rame Berisha , qe ke vene pseudonimin edkari vazhdo edhe per nja nje vite te besh komente se me pas nuk do kesh kohe se do jesh shume i zene duke te shkerdhyer ne burg,ju te gazetes shume komente nuk mi botoni kurse ketij qenit te kriminelit i botoni per ore e dite ,
Ik re ti mistrec i Saliut te Shelqeres, Mjaft mo me sharje kunder koloset dhe Fan Nolit tone : imadhi Edi Rama.
çuni shelqeres bonte orgasme kur dilte ne foto me nje qeveritar te huaj kurse Edi Rama, bisedon sikur me pas bo shkollen me Patronen e evrope tonjen e nderuar Merkel.
Shyqyr qe zgjedhjet e qershorit po afrojne dhe te nzjerrin partin e Rrumpalles se shelqeres ne shoqate ose te pakten jo me suhle se 3-4 débutete et te shkoje ne te sëmës PD e shelqeres.
Ait Tung koqevar me pashaporte te bujar nishanit me mustaqe, mos hum kohe tu shajt Edi Ramen.
AUSTRIA ME DT. 02.10. 2016 BDN ZGJEDHJE TE REJA PER PRESIDENT ,SHANCET ME 100% JANE PER PARTINE, QE ESHTE NAZISTE ,KUNDER EUROPES ,KUNDER REFUGJATEVE, KY SAMITI =0