Open Data Albania ka publikuar ditën e sotme të dhënat në lidhje me të ardhurat e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë për vitin 2015.
Ashtu sicc kohë më parë kishte paralajmëruar, në hulumtimin e ODA është realizuar renditja dhe kategorizimi sipas burimit të të ardhurave, e në fund për totalin e të ardhurave të krijuara në vitin 2015.
Referuar të dhënave të ODA, deputeti socialist Anastas Angjeli, rezulton të jetë më i paguari. Angjeli ka të ardhura nga Kuvendi në vlerën 2.6 milionë lekë dhe, të ardhura nga mësimdhënia në universitete jo publike rreth 2.9 milionë lekë.
Ndërsa, njëqind e katër deputetë kanë deklaruar se kanë të ardhura nga paga dhe shpërblime të punës vetëm për funksionin e deputetit. Pjesa tjetër kanë dhe të ardhura nga paga dhe shpërblime edhe në detyra të tjera si anëtarë të Këshillit të Ministrave apo pranë institucioneve të edukimit universitar
DEKLARATA E OPEN DATA
AIS (ojf) ka përgatitur dhe po publikon në portalin Open Data Albania artikullin me titull: Deputetët, të ardhura të deklaruara sipas burimit të krijimit Viti 2015 Renditje. Deputetët janë subjekt i deklarimit dhe kontrollit publik të pasurive dhe konfliktit të interesit. Deputetët duhet të dorëzojë në fillim viti një Deklaratë ku bëhen të ditura të ardhura, shtesa apo pakësim të pasurisë për dymbëdhjetë muaj të vitit të fundit. Në hulumtimin e ODA është bërë renditja dhe kategorizimi sipas burimit të të ardhurave, e në fund për totalin e të ardhurave të krijuara në vitin 2015. Deklarimet e detajuara janë në rubrikënPara dhe Pushtet, portali Spending Data Albania. Transparenca dhe kontrolli publik përmes publikimit në format të mirë strukturat bëhet si pjesë e aktiviteteve të Programit Para Pushtet dhe Polikë (MGP).
Renditjen sipas kategorive të detajuar ju mund ta gjeni tek artikulli i ODA, ku mund të bëni dhe tërheqje në versionin Excel. Të dhënat për secilin deputet janë në portalin Spending Data Albania rubrika Para dhe Pushtet, po aty mund të gjeni deklarime për Ministra, Kryebashkiak, Drejtues të Institucioneve të Pavarura, Gjyqtar të lartë dhe të tjerë funksionar të lartë publik.
Në përllogaritje të ardhurat apo të hyrat e deklaruara për vitin 2015, deklarimet në valutë të huaj janë konvertuar në monedhën lekë shqiptar sipas kursit mesatar vjetor për 2015 nga Banka e Shqipërisë. Çdo kategorizim dhe renditje përkon me pasuri të shtuara gjatë vitit 2015 dhe jo me tërësinë e pasurisë së deklaruar nga deputetët. Të detajuara këto të dhëna për secilin deputet janë në rubrikën Para dhe Pushtet të portalit Spending Data Albania. Po aty ju mund të gjeni deklarimet vjetore dhe deklarime fillestare të pasurisë për Deputet dhe Funksionar të tjerë të lartë. Gjithashtu tabelat me renditje për të gjithë Deputetët mund të shkarkohen në versionin Excel.
Sipas deklaratave të deputetëve për vitin 2015 rezulton që një deputet fiton mesatarisht mbi 8.37 milionë lekë në vit ose mbi 697 429lekë në mua, mesatare kjo pesë herë më e lartë se paga si deputet.
Mafja politike shqiptare, ca kerkon me shume te dish. Mos harrojme floririn e Ilir Metes dhe miliardat e Olsit.
Kjo llogaritja duhet te jete bere perpara marrjes se bonuseve/perfitimeve nga miratimi i ligjit te plehrave
Hani Derra, Pini derra. Mos i gezofshit kurre keto te ardhura. Populli nuk ka buke te haj, kurse ju keni shifra te cmendura milionash
Fotot e kazaneve te plehrave me emrat e deputeteve kur do i publikoni? Apo po prisni edhe emrin e shefit??
Ilace i befshi keto leke! Vdekshi ! U rente mishi copa-copa o kafshe, o ndyresira!