Komisioni i Posaçëm i Reformës në Drejtësi ka miratuar dje vetëm me votat e maxhorancës projektligjin “Për statusin e gjyqtarit dhe prokurorit në Republikën e Shqipërisë”. Projektligji në fjalë ka pësuar një ndryshim në nenin e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilat kanë pësuar ulje nga varianti fillestar i propozuar, raporton “Panorama”.
Nëse më parë paga mesatare për magjistratët ishte propozuar të ishte rreth 330 mijë lekë në muaj, në projektligjin e miratuar dje nga shumica e majtë, paga është ulur në rreth 250 mijë lekë. Për magjistratët e sistemit të drejtësisë, ata që do të kalojnë procesin e vetingut është parashikuar një rritje page prej 2% çdo vit kalendarik, deri në 25 vite. Por ulje të pagave nga propozimi fillestar ka pësuar e tërë hierarkia e sistemit të drejtësisë. Për kryetarin e Gjykatës Kushtetuese paga ishte propozuar të ishte në nivelin e 455 mijë lekë në muaj, ose rreth 4 mijë euro, ndërkohë që pas ankesës së Ministrisë së Financave pagat kanë pësuar ulje të konsiderueshme. Për kreun e Gjykatës Kushtetuese, paga është propozuar të jetë në nivelin e 341 mijë lekëve, ose rreth 3 mijë euro.
Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe ata të Gjykatës së Lartë do të marrin një pagë rreth 280 mijë lekësh në muaj, nga 380 që ishte propozuar në fillim. Paga e kryeprokurorit ka pësuar edhe ajo një ulje të ndjeshme nga varianti fillestar. Te lidhura Tabela/ Miratohet ligji, ja pagat e reja të gjyqtarëve e prokurorëve Sep 24, 2016 Tabela/ Gjyqtarët dhe prokurorët, zbardhen pagat milionere. Reforma në Drejtësi, japin dorëheqjen 100 gjyqtarë e prokurorë Prokurorët vënë alarmin: Reforma bllokon emërimin e magjistratëve të rinj Reforma në drejtësi, zbulohen superpagat për gjyqtarët dhe prokurorët Nga 345 mijë lekë në muaj që ishte propozuar për Prokurorin e Përgjithshëm, dje maxhoranca ka miratuar që niveli i pagës mujore për këtë titullar institucioni të jetë në masën e 258 mijë lekë në muaj. Kjo pagë e kryeprokurorit është barazuar më prokurorët e tjerë të Prokurorisë së Përgjithshme.
Pensioni suplementar
Edhe pensioni i prokurorëve dhe gjyqtarëve është ulur me 20% nga niveli fillestar i propozuar nga ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT. Për magjistratët që dilnin në pension ishte parashikuar që të merrej si referencë 60% e pagës, por për këto shifra Ministria e Financave u shpreh kundër, duke thënë se është në shkelje të ligjit për pensioneve. Sipas Financave, pensionet e magjistratëve nëse do të miratohej me 60% e pagës se re do të shkonin në nivelin e pensionit të Presidentit, Kryeministrit dhe kryetarit të Parlamentit dhe se shuma do të ishte e papërballueshme. Pas këtyre ndërhyrjeve të Ministrisë së Financave, dje Komisioni ka vendosur ta ulë në 40% masën e pagës referuese për pensionin suplementar. “Pensioni shtetëror suplementar maksimal, sipas ligjit për pensionet suplementare shtetërore, nuk duhet të jetë më i madh se 40 për qind e pagës referuese në përputhje me ligjin për pensionet suplementare”, thuhet në nenin 21.
Nga projektligji i ri “Për statusin e gjyqtarit dhe prokurorit” është hequr propozimi që magjistratët të përfitonin 5% të pagës shtesë për të shkolluar fëmijët nga 1825 vjeç. Magjistratëve u është lënë privilegji për të përfituar strehim në qendrat e qyteteve ku ata ushtrojnë funksionin e tyre. “Magjistrati ka të drejtë që një herë gjatë ushtrimit të funksionit të tij, pasi të ketë ushtruar jo më pak se tre vjet të detyrës, të përfitojë kredi për shtëpinë të financuar nga shteti, në shumën e vlerës mesatare të një apartamenti të paktën 50 m2 në zonën e qendrës së qytetit ku magjistrati ushtron detyrën”, thuhet në nenin 17 të projektligjit.
Shume mire qe jane rritur rrogat ne sistemin e drejtesise. Por, duhet te rishikoni edhe rrogat per Sistemin Arsimor dhe atij Shendetsor, nese doni qe mos kete rrjedhje te trurit dhe punet te behen sic duhen. Tre jane shtyllat e shtetit: Arsimi, Mjeksia dhe Drejtesia. Nese i ngrini rrogat ndjeshem ne keto tre shtylla, situata e arsimit dhe e shendetesise se bashku me ate te drejtesise, do te rregullohet ndjeshem.
o pisa po rogat e pensionisteve ,s keni turp i risni rrogat hajduteve qe su kane lene me lek neper xhepa njerzeve te thjeshte
Kaq shume nuk paguhen as ne Europe.
KU RRUHESH TI MO VLLA,
MEQENESE E DITKE, NA E THUAJ SA PAGUHEN NE EUROPE.
NE SERBI, MAQEDONI, MAL TE ZI, KOSOVE QE I DI UNE, PAGUHEN NGA 2,000-4,000 EURO NE MUAJ, PRANDAJ NE KETO VENDE GJEN DREJTESI.
TI, MEQENESE E DITKE SA PAGUHEN NE EUROPE, NA E THUAJ QE TA MARRIM VESH EDHE NE.
TANI, ME KETO RROGA NA LIND E DREJTA TE BEJME VETEGJYQESI NDAJ GJYQTAREVE E PROKUROREVE NE RAST KORRUPSIONI.
EDHE DENIMI PER TA DUHET TE JETE RRJEPJA PER SE GJALLI, ASGJE ME PAK SE KAQ, NE RAST SE BEJNE KORRUPSION.
Korrupsioni nuk luftohet me ngritje rrogash sistemit “te drejtesise” se nxit me shume ata qe jane victim e kesaj padrejtesie dhe kur njerexit mendojne se kur keta hajduta marrin shume pse mos te vjedh apo abuzoj ligjin e padrejte,po me zune me zune.
E vetmja rruge eshte beso dhe controllo dhe deno ashper cdo njeri qe vjedh sistemin apo parate e dikujt tjeter.
Kerkesat dhe pangopesia nuk kane limit,kete shikoheni edhe ne shtete te consoliduara.