Largohet drejtoresha e Tatimeve dhe ajo e Doganave, ja kush i zëvendëson

23 Shtator 2016, 18:03Politika TEMA

Drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj ka dhënë dorëheqjen në mënyrë të papritur.

Në të njëjtat momente është lajmëruar edhe largimi i Drejtoreshës së Përgjithshme të Doganave, Pranvera Fagu.

Vendimi është marrë sot dhe pritet të bëhet publik zyratarisht së shpejti.

Mësohet se në vend të Shehajt si Drejtoreshë e Përgjithshme e Tatimeve shkon Vasilika Vjero.

Ajo mbante postin e Drejtoreshës së Përgjithshme të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR).

Vendin e saj e ka zënë ish Drejtoresha e Përgjithshme e Doganava, Pranvera Fagu.

Bejla Ikonomi, këshilltare e kryeministrit Rama, është emëruar Drejtoreshë e Përgjithshme e Doganave.

Gjithashtu, mësohet se Brisida Shehaj emërohet zv.ministre e Ekonomisë.

Irena Beqiri shkon këshilltare pranë kryeministrit Rama. Gjithashtu, Ervin Mete është emëruar zv.ministër tek Ministria e Financave.

15 komente në “Largohet drejtoresha e Tatimeve dhe ajo e Doganave, ja kush i zëvendëson”

  1. ToniTR says:

    Pikerisht tani qe do filloj puna e madhe neper dogana dhe po pergatitemi te behemi nje super mini fuqi boterore ne riciklimin e mbeturinave.

  2. Bazarhesap says:

    Po Linda dakort eshte me keto levizjet e keshilltareve apo ajo i zgjedh vet keto???
    Berdello ai qe e kishte berdello dhe ti qe e more!!!

  3. paradoxal says:

    Ku qendron problemi ktu ?!

  4. Oni says:

    Si e kane lene kto veshtire do e kene…. Tatimet jane fusheeeee

    1. Lugati says:

      Do bohet deputete brimselda

  5. Nexhi i Vinit, Kanada says:

    O zoti Rama, nese do qe tatim taksat te jene ok merr ne pune djalin tim qe punon si bankier ne nje banke ne bashkine e Kanadase dhe ka rezultate te larta ne pune.
    Po ti nuk i do njerezit e zote e te ndershem. Ti do hajna e njerez pa bosht kurrizor.
    Por rilindasit e vertete kane thene :
    Shqiperi mos ki frike,
    se ke djemte ne Kanada

  6. andromeda says:

    Prapë dy femra ky trap në sektorë kaq delikatë dhe problematikë. Ky Rama paska qenë një rr.k.

  7. Rigoni says:

    O moj Nexhi I Vicit ,ne cilen banke te Kanadase piñon ai bukuroshi yt,me sa di une ky “bank ieri ” i famshem punon si teller,pra sportelist per mbledhje faturash ( bills) te qytetareve.Mos na can trapin,( jo Trampin) me.

  8. Idor says:

    Ndryshim i duhur tek tatimet.,. Znj. Vjero eshte zonje grua dhe specxialiste shume e mire ne sistemin fiskal. ka integritet te larte dhe e paperfolur. nuk ka te krahasuar me injorantet Shehaj, nga arketare do zbatonte politikat fiskale te shtetit, ajo ishte injorante dhe nje cope mishi. Shikojeni sa hipokrite eshte : bera doreheqje per nje detyre me te mire ?!!!!!.zv/ministre ekonomie, mos e pyet celesat ekashtes ka aty se nuk ka sgje ne dore, te ishte tek Ministria e Financave eh do pranohej pak, por jo tek ekonomia e Ikonomit.Urime dhe suksese znj. Vasilka Vjero. Eshte mbi te gjitha njeri dhe profesioniste dhe e pa perfolur. URIME.

  9. ku qendron problemi says:

    Interesant, ishte Drejtoresha me e pa afte e Tatimeve ne keto 25 vjet. Me ben pershtypje edhe fakti qe zevendesuesit dhe shumica e drejtoreve jane Vasilika, ikonomi, spiropali….. etj a thua ne kete vende Ortodokset jane 95% e popullsise??????

  10. vlora.al says:

    Iku dhe deshtakja e pare ,vetem minus dilte dhe e mbante akoma mashtruesi Rama ,po Beqja kur do ike more qeveri plehrash ,qe te votuam

  11. Alb says:

    Ta futi kari pallteku gjat. Drogaxhije.

  12. sit back and relaks says:

    e mbaroi stazhin brisixhilda?!

  13. jona says:

    EVIS XHABIR SHURDHA KRYETARE E E RE E KPP
    EVIS XHABIR SHURDHA KRYETARE E E RE E KPP
    EVIS XHABIR SHURDHA KRYETARE E E RE E KPP

  14. Arusha e Tepelenes says:

    E paska zene sevdaja kryeministrin me kete Brisilden e tatimeve ndaj e afroi ne bulevard, mjere Saje Qori tani???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje