Deputeti i PS: Pse votova kundër importit të mbetjeve

23 Shtator 2016, 17:04Politika TEMA

Dashamir Peza, deputeti i Partisë Socialiste votoi mbrëmë kundër ligjit për importin e mbetjeve. Në një intervistë për News24, deputeti socialist sqaron edhe arsyet përse votoi ndryshe nga grupi i PS.

Pse votuat kundër ligjit për mbetjet?

Një nga presidentet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (John Quincy Adams) ka thënë:

“Gjithmonë voto për një princip, edhe pse mund të jesh vetëm, që të provosh ndjenjën e ëmbël se vota jote nuk humbet kurrë”.

Për mua tema e ambientit është një çështje madhore, është çështje koshiencës personale përtej kufirit të partive. Unë kam qenë vazhdimisht konsistent me këtë qëndrim timin dhe këtë e kam shprehur me votë edhe në tetor të 2013 por edhe në nëntor 2011.

Çfarë nuk ju bindi edhe me ndryshimet e bëra në ligj?

Unë nuk kam asnjë dyshim në vullnetin e mirë të kësaj mazhorance lidhur me ndryshimet e bëra por vazhdoj të ruaj bindjen e thellë se praktika e riciklimit të mbetjeve në mbare botën, përfshi këtu mbetjet e parrezikshme apo të rrezikshme, përmban në vetvete rrezikun e përfshirjes në këtë veprimtari të përpunuesve të paskrupullt të mbetjeve.

Problemi i tregtimit ilegal të mbetjeve të rrezikshme është gjerësisht i përhapur edhe në vetë vendet e Bashkimit Europian por dhe në mbarë botën, fatkeqësisht, vetë Bashkimi Evropian nuk ka gjetur ende mënyrat efikase për të luftuar krimin e organizuar në fushën e menaxhimit të mbetjeve, për këtë ndjehem i pasigurt për përfshirjen e Shqipërisë në këtë veprimtari.

Unë nuk besoj se ne i kemi kapacitetet e nevojshme monitoruese dhe aftësinë për të aplikuar një metodologji rigoroze në këtë aspekt. Ka edhe aspekte të tjera por besoj që edhe vetëm kjo mjafton për të votuar kundër këtij qëndrimi të ri.

A ju ka kontaktuar kush pas votimit?

E kuptoj konotacionin e pyetjes suaj. Partia Socialiste është provuar prej kohësh si forca politike më mendjehapur në drejtim të respektimit të opinionit ndryshe, nuk kam pasur as një “kontaktim” të kësaj natyre.

A do e mbështesni ju idenë e referendumit nga shoqëria civile?

Mekanizmi i demokracisë direkte, në kuptimin tim, është një procedurë që ka si qëllim t’ju lejojë qytetarëve të realizojnë vendimmarrje politike drejtpërsëdrejti nëpërmjet votës, pa përfshirjen e Parlamentit apo qeverisë.

A është vota juaj si një rebelim ndaj PS?

Nëse kjo, edhe në kuptimin më të largët, do të ishte e vërtetë, atëherë qëllimet e mia të fshehura për motive rebelimi janë po aq të dëmshme sa edhe mbetjet e kontaminuara.

Tashmë është e përhapur gjerësisht mendësia se pas një qëndrimi të shpallur publikisht fshihet patjetër një mendim i fshehur, djallëzor, pragmatist, por ju siguroj se qëndrimi im është tërësisht dhe thellësisht i lidhur me bindjet dhe formimin tim lidhur me çështjen madhore të dashurisë për tokën dhe natyrën si burimi i vetëm i jetës për njerëzit, edhe pse kjo mund te mos ju duket jo kaq interesante.

Nuk e kam përdorur ndonjëherë pozicionin e deputetit për qëllime të nxjerrjes së përfitimeve personale politike, në princip i kam neveritur gjithmonë këto lloj praktikash.

3 komente në “Deputeti i PS: Pse votova kundër importit të mbetjeve”

  1. Bojagjiu digjital says:

    Hipokrit. Nga atabme dore ne qafe dhe gisht ne bythe. E kishte te sigurte qe do kalonte dhe te shpetojblekuren time tha.

  2. ATDHEU says:

    Sepse aq ngritje ke….. zdo shume per tu kuptuar.

  3. Treviso says:

    Edi Rama ju drejtua zotit Blushi pse e kundershtoi ligjin e mbetjeve toksike, se mbetjet e riçiklueshme i nevoiten vete, çdo shteti europian.
    Pas votimit te ketije ligji na dolen shume Ben Blusha, Rama a ka force ti mposhte keto Blusha. Kjo tregon se zoti Rama dashje pa dashje eshte i detyruar ti plotesoje deshiren mafjes se mbetjeve toksike. Kur nje shtet qe drejtohet me dy qeveri paralele do kete mundesi te kontrolloje hyrjen e mbetjeve. Egjithe bota e din se shume anije qarkullojne neper ujra per te gjetur vend te shkarkojne mbetjet, dhe kur skan gjetur vend jane detyruar te mbysin anijet. A nuk e din Edi Rama kete. Sigurisht qe e din. Cudi nuk eshte qe edhe ne adriatik munde te kete anije me mbetje qe presin te gjejne ven per tu shkarkuar.
    Trafikimi i droges ka te njejtin fitim si trafiku i mbetjeve. Kush eshte me i rrezikshem? Patjeter i mbetjeve.Droga demton vetem ate qe e perdor,kurse mbetjet demtojne te gjithe popullin dhe natyren. A nuk e din Edi Rama kete rrezikshmeri? Sigurisht qe e din.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje