Rama replikon me ‘Skënderbeun’: Ruaju nga hordhia e jeniçerëve të urrejtjes që duan të të pushtojnë kokën me shpatën e shpifjes dhe ndezin zjarrin e frikës

23 Shtator 2016, 16:18Politika TEMA
Rama replikon me ‘Skënderbeun’: Ruaju nga hordhia e

Debati për ligjn e importit dhe riciklimin e mbetjeve vijon edhe në rrjetet sociale.

Kryeministri Rama publikoi paraditen e sotme një Infograf ku tregonte se cilat janë artikujt që do të importohen për riciklim.

Por, ajo që bie në sy teksa sheh reagimet në faqen e kryeministrit, është replika e tij me një individ që profilit të tij në Facebook i ka vënë emrin Skënder Skënderbeu.

Skëndërbeu ka shtruar një pyetje ndaj kryeministrit, ndërsa ky i fundit i është përgjigjur duke bërë edhe një lidhje të mbiemrit të tij me heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skëndërbeu.

Skënder Skenderbeu siç shihet edhe më poshtë, pyet kryeministrin: Perse duhet te prishet kjo mrekulli nga ato dreq plehrash???!!!!???

Kryeministri Rama i është përgjigjur  duke i thënë se duhet të ruhet nga hordhia e jeniçerëve të urrejtjes  që duan të kokën dhe shpatën e shpifjes dhe ndezin zjarrin e frikës:

Skenderbe” ruaju nga hordhia e jeniçereve te urrejtjes e te padijes qe duan te te pushtojne koken me shpaten e shpifjes dhe te ndezin ne zemren tende zjarrin e frikes, duke mbjelle genjeshtra si kjo e “plehrave” – jo se e duan Shqiperine me te paster sic e duam ti dhe une, po sepse duan pushtetin e humbur te interesave qe e rrenuan vendin tone te bekuar!

Ne fakt kjo mrekulli sic e quan ti do jete me e mbrojtur nga fuqizimi i industrise se riciklimit te mbetjeve te gjelberta qe jane sot e gjithe diten nje problem i pazgjidhur i Shqiperise! Per me shume degjo e lexo shpjegimet ne postimet e meparshme?”, përgjigjet Rama, duke bërë një lidhje edhe me epokën kur heroi ynë kombëtar luftonte.

2 komente në “Rama replikon me ‘Skënderbeun’: Ruaju nga hordhia e jeniçerëve të urrejtjes që duan të të pushtojnë kokën me shpatën e shpifjes dhe ndezin zjarrin e frikës”

  1. adi says:

    vetem nje mendje e semure dhe super mashtruse si e ketij mund te thote qe duke sjelle plehra behemi me te gjelber.
    o zot ky duhet te iki sot neser eshte vone!!!!!!!

  2. Treviso says:

    Me aprovimin e ligjit te plerave Edi rama ka humbur me shume se 50 pike nga 100 te munshmet.
    Nuk ngarkoj me pergjejsi partine Socialiste por kryeministrin Rama. Ky vendim tregon qarte diktaturen qe Edi Rama po ndjek me partine e tije.
    Pse nuk u prit qe te fillonte nga puna sistemi i ri i drejtesise? Pse ushqen kryekriminelin dhe skuadren mafjoze qe ka drejtuar dhe vazhdon ta drejtoje.? Sa te sigurte jane shqiptaret me kete ligj qe keni aprovuar, zoti Mero Baze jua ka shpjeguar shume mire, me ushqimet qe konsumohen çdo dite. Jua ka shpjeguar dhe menyren ekonomike qe ju keni menduar. Domethane: Jeni dhe frikacak dhe trim.
    Zoti Rama, mos perfitoni nga mos funksionimi i opozites. Aprovimi i ketije ligji do hyje ne histori, si ligji i Edi Rames.
    Aprovimi i ketije ligji eshte nje bombe qe i ke hedhur shqiptareve dhe veçanerisht militanteve te PS.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje