Shkrimi paralajmërues që më 9 qershor: Adriatik Llalla ka blerë shtëpi në Gjermani, ka dërguar gruan dhe fëmijët dhe po përgatitet të largohet

23 Shtator 2016, 18:16Politika TEMA

Kërcënimi i kryeprokurorit Adriatik Llallës ishte lajmi i ditës.

Por, ka shumë skepticizëm rreth këtij kërcënimi.

Madje, edhe dyshime se kjo është një lojë e vetë Adriatik Llallës.

Llalla raportohet se ka dërguar familjen e tij në një vend të BE-së, pas kërcënimeve.

Por, një portal Pamfleti.com, ka botuar një shkrim që më 9 qershor, që bënte me dije se Adriatik Llalla ka dërguar gruan dhe fëmijët në Gjermani.

Sipas tij, Llalla e ka blerë këtë shtëpi dhe pas reformës në drejtësi, do të jetojë në këtë vend.

Më poshtë shkrimi i plotë i këtij portali, botuar që më 9 qershor:

Prokurori i Përgjithshëm po mendon shumë për të ardhmen e tij dhe të familjes së tij, tashmë që e ka kaluar cakun ligjor në vendimet e tij në emër të Prokurorisë duke hyrë në ujërat e trazuara të politikës. Dhe Tik Llalla e di mirë se kujt i shërben, vetëm Sali Berishës dhe Ilir Metës, dy mirëbërësve të tij potencialë që atë një “copë dru” që mezi përfundoi shkollën e mesme, e ngritën në këto nivele të papara që jo vetëm gramshiotët nuk do ta besonin kurrë por dhe as ai vetë nuk e kishte parë as në ëndërr.

Burime të besueshme afër Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla na bëjnë me dije se ai ka blerë një shtëpi në Gjermani, megjithëse nuk bëhet e ditur vendndodhja apo paratë e shpenzuara për të bërë një investim të tillë në një vend shumë të shtrenjtë dhe me standard të lartë jetese si Gjermania. Saktësohet se shtëpia është në një bllok ndërtesash shumë të përshtatshme për familjen e Adriatik Llallës, duke pasur parasysh se kanë dhe shkollën afër dhe ndërkohë që është një vend i qetë, ku me sa duket ai ka vendosur ta shtyjë vitet e tjera të jetës që nuk janë pak në këtë zonë gjermane, pranë dhe një liqeni të vogël dhe për të konsumuar të ardhurat e shumta që ka përfituar gjatë gjithë këtyre viteve si prokuror në rrethe, si kreu i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe të Kontrollit të Pasurive të Zyrtarëve dhe më pas si Prokuror i Përgjithshëm i Shqipërisë, ku tarifa për një emërim, transferim apo dhe për një mbyllje syri për një çështje të caktuar është shumë shumë e lartë dhe që as kryeprokurori gjerman nuk e ëndërron një gjë të tillë për ta pasur ndonjëherë në jetë. Mësohet se familja e kryeprokurorit Adriatik Llalla është nisur për në Gjermani, ku bashkëshortja me dy vajzat pritet të mbërrijnë në këtë vend, për të hyrë në shtëpinë e re të blerë kohë më parë.

Dy vajzat e kryeprokurorit Llalla bëhet e ditur se janë sistemuar dhe regjistruar në shkollat e qytetit gjerman ku është akomoduar familja e tij, ndërsa po përgatiten për kurse intensive për gjuhën gjermane, që të jenë në një stad të barabartë me bashkënxënësit gjermanë të ciklit të ulët dhe të mesëm ku është dhe vajza e tij e madhe.

Nga ana tjetër mësohet se një favor për familjen Llalla është dhe lindja e pritshme e një fëmijë tjetër, një gëzim i pritshëm për familjen Llalla, duke qënë se ky fëmijë do të jetë me letra tërësisht gjermane. Ende mbetet mister se kur të largohet nga posti i Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla i cili është vënë tërësisht në shërbim të politikës, sidomos me rastin e “përgjimeve” ku me kërkesë të tij është pezulluar nga detyra Drejtori i Përgjithëm i Policisë së Shtetit Haki Çako.

Nga ana tjetër, mandati i Llallës skadon menjëherë pas miratimit të reformës në drejtësi, të cilën Rama, dhe me mbështetjen e ndërkombëtarëve ka vendosur që ta hedhë në seancë për votim duke vënë në provë integritetin e të gjithë deputetëve shqiptarë, pavarësisht se Berisha dhe Basha kanë kundërshtuar dhe po bëjnë presion jo vetëm te deputetët e PD por dhe të aleatët e saj në opozitë që të mos e votojnë reformën në drejtësi dhe draftin e miratuar dhe nga SHBA e BE. Mbetet mister nëse Llalla do të largohet nga posti me dorëheqje, për t’u larguar drejt Gjermanisë ku ka dhe familjen apo do të presë miratimin e Reformës në Drejtësi që automatikisht sjell shkarkimin e tij, për t’i shërbyer deri në fund politikisht Berishës dhe Metës që e nxorën nga hiçi dhe e bënë njeri.

Ndërsa largimi drejt Gjermanisë i Llallës është i sigurtë, koha ende mbetet mister, duke shënuar në këtë mënyrë dhe një tjetër zyrtar të lartë që largohet nga vendi pa dhënë llogari për zullumet e tij, sado të vogla qofshin ato, por që kanë krijuar kosto për qytetarët shqiptarë.

Arratisja: Adriatik Llalla merr shtëpi në Gjermani, dërgon familjen dhe regjistron fëmijët në shkollë

20 komente në “Shkrimi paralajmërues që më 9 qershor: Adriatik Llalla ka blerë shtëpi në Gjermani, ka dërguar gruan dhe fëmijët dhe po përgatitet të largohet”

  1. ee says:

    Manover briliante e LLalles per azil. Ai ska kap as do kape njeri. Eshte benjamini i saliut

  2. Daniel says:

    Ku i gjeti leket ky qytetar qe bleu shtepi !? Qytetari gjerman punon gjithe jeten e nuk e blen dot ? Nga te nisi hetimi ne Shqiperi o zoti Rama. Ne po punojme ketu ne Gjermani prej 26 vitesh eshte e pamundur te blej nje shtepi.

    1. Kazani i plehrave" eDSCOBAR rAMA" says:

      Me vjen keq per ty qe kerkon ndihme nga Rama, sic duket vertet ske ide se kush eshte Rama pa dhe i drejtohesh me zoteri.


      pO PRES NDONJE FJALIM TE bRACES, PER PLEHRAT NJEHERE DHE lLLALLEN ME PAS. a DINI KU A FSHE MIU?

  3. Kta kapin poste vetem per te mjel kete vend pasi e mjelin mir e mir I thon mirupafafshim largoen te pasur dhe te sigurt …per Kta tjeret ka akoma qumesh…tikut ju be llall dmth kos prandaj po leviz

  4. nuk ka tym pa zjarr says:

    Ju shtrengua dhe ketij idiotit kamikaz

  5. E po kjo pune! says:

    jo ku i gjeti leket, se dihet ajo pune por ky perendimi qe kerkon reforme ketu si i lejon dhe integron keshtu keta palo nderkohe qe miletin e rras ne kampe dhe pastaj ne avion mbrapsht.

    1. Likja says:

      Kjo eshte e vertete! Si i kthen apo i mbyll neper kampe mizerable popullin e thjeshte, kurse keta muter i kane dyert e hapura? Ambasadori gjerman duhet te shpjegohet per kete probem!!! Turp!!!

  6. N says:

    DO TE KERKOJME ME TE MADHE, QE TE VIHET PARA DREJTESISE . AI KA ABUZUAR KATER VJET ME DETYREN DUKE MOS I PRNDJEKUR TE KORRUPTUARIT POLITIKANE, DHE DUKE BASHKEPUNUAR ME MAFIOZET PER TU PASURUAR.

  7. sapa says:

    Ky qe do mbronte shtetin nga krimi eshte vete hajdut dhe kriminel!po per kete rast cfare thone plehrat socjaliste se ata te PD dihen tashme?

  8. nina says:

    Ambasadat e BE dhe e SHBA, te reagojne per kete reagim te tije.. se keshtu ja hedhin Shqiperise dhe popullit keta kriminele, pasi mbulohen me euro dhe atere nxjerrin nje sebep per tu zhdukur nga Shqiperia… Ambasadori Gjermane ketu duhet te reagoje dhe te mis lejoje asnje politikan shqiptare te largohet nga Shqiperia pa dhene llogari per detyren qe kan pase ne drejtim te shtetit…te mos i pranoje azile keta tipa… kur nuk pranojne azil njeriun e thjesht te Shqiperise…

  9. Treviso says:

    Shteti Gjerman nuk duhet ti hapi deren personave qe jane te lidhur me mafjen nderkombetare, dhe sidomos nje kryeprokurori. Qeveria gjermane me strehimin e nje kryeprokurori i lidhur kembe e koke me mafjen do ti beje nje ofendim te madh popullit.

  10. Llalla says:

    Eshte mashtrim i madh i ketij banditit. Askush nuk e ka kercenuar. Ka shume muaj qe i ka pergatitur femijet per International School of Bremmen. Germany. 20.000 euro eshte pagesa per secilin mga femijet. Dhe tani qe i erdhi fundi dhe nuk di si ti justifikoje shpenzimet marramendese ne Gjermani sajon pislleqe te tilla.Mjafton te shikoni jeten e shpenguar dhe luksoze neper hotele me 5 yje brenda dhe jashte vendit te femijeve te tij gjate muajve te fundit dhe e kupton qarte mashtrimin e ketij banditi.

  11. Kurkund Gramshi says:

    Prokurori i Pergjithshem me i paafte i ketyre 26 viteve dhe teresisht zar i Berishes dhe Metes..Denimi i tij duhet te jete nje shembull qe te mos behen te tille Prokuroret e tjere.

  12. Lala says:

    I perdorte parate e vjedhura per kancer te femijet e vete. Vdekshin e mos gezofshin asgje te vdjedhur qente e ndyre! I ka sajuar vete plehra kercenimet e leshit qe te arratiset e te haje paret e vjedhura rehat! Kancer ishalla i befshi!!!

  13. pedro i ri says:

    Thjesht nje hetim dhe nje kerkese interpolit

  14. Mos e ndyni Gjermanine me dhalle says:

    Gjermanet do ngrihen ne protesta kundrejt nje pisi sic eshte ky kaposhi salihalese ilirmutes ndofta eshte ceshtje kohe qe ta marrin vesh se nje i kortuptuar koke e kembe do jetoje ne kete komunitet ku korrupsioni pothuajse eshte zero Turp per Gjermanet nese e lejone. Qe ky pis te behet qytetar ityre aq me keq per drejtesine qe do ta mbroje kete kriminel duke i bere keto favore qe fakt duhet te shkoje ne burg

  15. tuli says:

    Po Agron Gjanajn e Durresit, do e mareq me vete mo Llalla, pasi amabasada Amerikani nuk i dha vize, se dhe ay shume zollume ka bere bashke me ty.

    1. fredi says:

      Kjo eshte manovra e llalles sepse po e ndjen cdo ta prese ketu po qendroj .ai e beri prokurorine e shqiperise me te koruptuaren se gjykatesit e per pasoje e di ce pret kete fshatar mafioz.tamam levizje prej polici .zoti e ndeshkofte mallkime nga ky popull kane per ta ndjekur kudo qe do shkoje.

  16. populli, te cilin e rropet Ju te mallkuar politikane says:

    Si ka mundesi qe nuk beson askush ne” kercenimin ” e sajuar prej tij?
    Pse ILDKPP nuk heton dhe sekuestron pasurine e tij e te shohim do ta perballoje jeten ne Gjermani?
    Keta jane te gjithe hajduter. U dalcin nga hundet ,gjak e qelb -thote populli

  17. ARTAN says:

    Bloof i LLales ,genjeshter e tija per te te dale i lare nga vjedhja dhe korupsioni qe ka bere , ai duhet te hetohet i pari se ka kusure per te lare dhe jo te lejohet rte beje lojra te tilla .Si ka mundesi qe nje njeri nga fshartat e Gramshit qe me intriga dhe ryshfete arriti aty ku e vuri politika , tatni jeton ne lluks me familjen e tij e cila shpenzon mijera euro per jete lluksi tia hedhi kaq paq ……..KULMI ……O SHTETE DEMOKRATIKE ,OPOPULL SHQIPTAR MOS U GENJENI NGA KY KOKOSH QE NGA THITE U BE ZABIT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje