Kokëdhima: Do lë gjurmë në politikë! Me Ramën takohem çdo muaj

24 Shtator 2016, 09:10Politika TEMA

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima ka folur për marrëdhënien me kryeministrin Edi Rama, pas zërave se lidhja mes tyre është ftohur.

Kokëdhima u shpreh se marrëdhënia e tyre politike ka qenë korrekte, por theksoi se kanë dhe diferenca personale.

Përgjatë një interviste të dhënë në emisionin “Oktapod”, ish-deputeti i PS-së është pyetur për takimin e fundit me kryeministrin Rama.

Në lidhje me pyetjen, ai është përgjigjur, se me Edi Ramën është takuar rregullisht çdo muaj.

“Jam takuar rregullisht me zotin Rama, jam takuar çdo muaj. Jam pjesë e Partisë Socialiste. Do të lë gjurmën time në politikë. Unë jam i majtë i deklaruar, kam zbatuar politikën e të majtës gjithmonë, jam ithtar i Partisë Socialiste. Unë jam socialist dhe nuk mund ta vendos në dyshim asnjë nga ata pseudo­socialistët. Nuk do të largohem nga politika, do të lë gjurmët e mia në politikë”, u shpreh Kokëdhima.

1 komente në “Kokëdhima: Do lë gjurmë në politikë! Me Ramën takohem çdo muaj”

  1. Milo says:

    Gjurmen e le. Tani ik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje