Derbi Partizani-Tirana është sfida më e rëndësishme e kampionatit shqiptarë që për herë të parë luhet në jashtë Tirane, në “Elbasan Arena”.
Një sfidë e cila pritet që të dhurojë spektakël si brenda fushës së lojës, ashtu dhe shkallët e stadiumit me të dyja tifozeritë.
Më poshtë do të keni mundësi të ndiqni me VIDEO rastet minutë pas minute të kësaj supersfide./Fatjon Baze, TemA TV
Formacionet Zyrtare.
Partizani: Hoxha, Atanda, Krasniqi, Kalari, Ibrahimi, Vila, Trashi, Bertoni, Batha, Torassa, Ekuban
Tirana: Lika; Kërçiku, Muça, Teqja, Hoxhallari; Mervej, Karabeci, Daja; Taku, Edeh, Moises
Mbyllet derbi Partizani-Tirana me rezultatin 0-0.
Minuta 88’, Kundërpërgjigjet menjëherë Tirana me Edeh që I vetëm përballë Hoxhës ndalet nga ky I fundit
Minuta 87’, Partizani shumë pranë golit të avantazhit me Jurgen Bardhin I cili ndalet mrekullisht nga Ilion Lika
Minuta 83’, Lorenc Trashi provon me anë të një goditje dënimi por jashtë kuadratit
Minuta 67’, I pafat Partizani, Idriz Batha ekzekuton mjestërisht një goditje dënimi por ndalet nga tranversa
Minuta 57’, Sërish Partizani që tenton nga distanca me anë të Vilës por goditja e durrsakut përfundon larg kuadratit
Minuta 54’, Torassa i afrohet shumë pranë golit të avantazhit për Partizanin por topi i gjuajtur prej tij ndalet nga shtylla
Nis pjesa e dytë e ndeshjes Partizani-Tirana me të kuqtë që kanë kryer zëvëndësimin e parë duke future në lojë Ramadanin në vend të Bertonit
Mbyllet pjesa e parë e derbit Partizani-Tirana me rezultatin 0-0
Minuta 41’, Rrezikon Partizani me anë të argjentinasit Torassa i cili nuk përfiton sic duhet nga largimi i gabuar i topit nga Lika duke mos e dërguar topin në rrjetë
Minuta 30’, Rast i artë për Tiranën për të kaluar në avantazh me anë të Mervej i cili i vëtëm përballë Hoxhës nuk arrin dot të shënojë, ndersa dhe Moises ne topin e kthyer gabon
Minuta 16’, Kundërpërgjigjet menjëherë Partizani me anë të Emiliano Vilës i cili tenton nga distanca por Ilion Lika shpëton mrekullisht Tiranën
Minuta 15’, Shfaqet rrezikshëm Tirana me anë të sulmuesit Moise por që ndalet nga Alban Hoxha
Spektakolare kereografia e të dyja tifozerive në derbin e kryeqytetit Partizani-Tirana. Ka nisur sfida me topin e nisur nga qëndra nga ana e skuadrës së Tiranes
NJE SHKATERRIM TOTAL I TIRONCICES, QE NUK JU AFRUA ASNJEHERE PORTES SE PARTIZONIT!
Partizoni nuk pati fat,por pati gjak dhe zemer dhe e mbyti me peshtyme Tir()cken!
Me siguri fajin e ka Skenderbeu qe keta morrat e kuq luajne si te vdekur