Ditën e sotme është gjetur i vrarë me armë zjarri Aleksandër Bardhi, 47 vjeç në Shëndelli të Sarandës. Mësohet se ai është qëlluar me automatik dhe është hedhur në kanal, ku e ka gjetur një i afërm. Por, Aleksandër Bardhi është vëllai i Petrit Bardhit, ishkryeplak i Shëndellisë dhe ishadministrator i Kaçinarit në Mirditë. Petrit Bardhi dhe Vëllai tjetër, Florian Bardhi kanë patur probleme me ligjin. Petriti dhe Floriani janë arrestuar kohë më parë për trafik të lëndëve narkotike.
Një sasi e madhe droge, prej 424 kg kanabis u gjet në banesën e tyre në Sarandë, e cila dyshohet se kishte si denstinacion Greqinë. Floriani, do të do të merrte përsipër trafikimin e drogës nga Saranda në Greqi, pasi në banesë u gjet edhe një pasaportë biometrike me emrin e Florian Bardhit, 50 vjeç. Operacioni policor në atë kohë ishte koduar “Shëndellia”, pikërisht me emrin e fshatit të Sarandës ku jeton Petrit Bardhi dhe ku në 00:35 të këtij mëngjesi u gjet i vrarë vëllai i tij, shkruan Panorama.
Petrit Bardhi rezulton i dënuar edhe më parë për veprën penale “dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”. Në maj të vitit 2015 Petrit Bardhi u ndalua në Tiranë pasi iu gjet një pistoletë, por më vonë u vërtetua se ai kishte leje për mbajtjen e armës. Ndërsa në vitin 2013 kur mbante postin e kryetarit të komunës së Kaçinarit ai pati një përplasje me armë me policinë. Madje, Petrit Bardhi u lirua nga burgu me pretendimin se “gërhiste shumë”. 44vjeçari u emërua administrator i njësisë administrative Kaçinar pas zgjedhjeve vendore 2015, nga kryetari i Bashkisë së Mirditës, Ndrec Dedaj, i Partisë Socialiste.
cuditerisht keta perkojne gjithmon me rilindjen..kontrollin mbi partin o e ka zero rama o i ve vete se ska mundesi..do mbahet mend vetem per venien ne struktura te kriminelve..
CFAR DUHET TE BEJME NE ME ALBANISTANIN TONE,,,,TE QESHIM APO TE QAJME?????E LIRUA NGA BURGU SE GERHISTE SHUME,,,,,A KA BYTH KU TE RRI,,,,,
Ju fundrrira pse nuk e lexoni vendimin e gjykates per Pterit bardhin qe sipas jush “gerhiste naten”
Mor Selami po ajo fotoja e Lulzimes ,ai i rilindjes eshte?
Hahaha me lotGerhiste shume naten ky gjykatsi mund ta ket marr diplomen tek kristal univesstybyth
NDRECA NJE MI MIRDITE QE KA LUAJTUR ME EDIN,,ME MAJKON,SI KRYEPOLIC ITIRANES PER EDIN ME TARGA 3008.NJE NENDETESE E SISTEMITNJE INJRANT ME BRIRE……A E KA RRADHEN DHE NDRECA,,,
u lirua nga burgu se “gerrhiste shume”?!
vetem ne shqiperi i degjon keto maskaralliqe!
dhe Fullanin prandaj nuk e cuan ne burg…
EKONOMIA E HASHASHIT, I KA KETO NGJARJE ANESORE.
RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM HEROIK, DHE VELLA I POPULLIT KOLUMBIAN.
NUK KEMI PARE GJE AKOMA.
EKONOMIA E HASHASHIT, I KA KETO NGJARJE ANESORE.
RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM HEROIK, DHE VELLA I POPULLIT KOLUMBIAN.
NUK KEMI PARE GJE AKOMA..