FOTOT/ Mercedes vjen me hipermakinën hibride

26 Shtator 2016, 18:45Lifestyle TEMA
FOTOT/ Mercedes vjen me hipermakinën hibride

Mercedes-AMG R50 do të jetë dhurata që departamenti sportiv i kompanisë do t’i bëjë vetes për 50 vjetorin e tij. Gjatë zhvilimit të Grand Prix në Belgjikë, Mercedes konfirmoi se po punonte për këtë projekt, ndërsa tashmë gjërat duken më konkrete, pasi pritet të prezantohet në sallonin e makinave në Paris.

Supermakina sportive e Mercedes-AMG, e frymëzuar nga Formula 1, premton se do ripërcaktojë ligjet e fizikës. Mos të harrojmë që, nga ana tjetër, Red Bull tashmë bashkëpunon në projektin e supermakinës së Aston Martin të dizenjuar nga Adrian Newey, kështu që është e pamundur t’i rezistohet një ultra Mercedes-AMG të ndikuar nga Formula 1.

Makina e F1 që po ndërton Mercedes-AMG për në rrugë do të ketë strukturë fibre karboni. Nga çfarë dihet deri tani, projekti i quajtur Mercedes-AMG R50 do të jetë i pajisur me një motor turbo benzinë 1000 kuaj fuqi. Për më tepër, atë do e shoqërojnë dy motorë elektrikë me 150 kuaj fuqi secili, të cilët do të ndodhen në pjesën e përparme. Pra, në rast se do të përdoreshin të tre motorët, fuqia totale shkon 1300 kuaj.

Në lidhje me çmimin e blerjes, pritet që të mos jetë më pak se 2 milion euro.

2 komente në “FOTOT/ Mercedes vjen me hipermakinën hibride”

  1. Al says:

    Po briret ku mi ke…

  2. Saliu i biri sheqeres dhe i partizanit serb says:

    Sa e porosita nje te till

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje