Nga tatuazhi i Berishës (që më pas e shndërroi në dragua), tek Donald Trump: Njihuni me taksistin e Tiranës që është bërë hit në mediat e huaja

28 Shtator 2016, 11:40Lifestyle TEMA
Nga tatuazhi i Berishës (që më pas e shndërroi në

Nuk është shumë e vështirë të gjesh Uljan Kolgjegjajn pasi ai tashmë njihet në rrethin e taksistëve në kryeqytet. Por fama e tij tashmë ka arritur deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe këtë herë jo për tatuazhin e Marinës që mban në trup, as për faktin se disa ditë pasi bëri tatuazh portretin e ish-kryeministrit Sali Berisha e shndërroi atë në dragua, por për… mbështetjen që i jep Donald Trampit. Do të thoni ju, pse ka nevojë Tramp për mbështetjen e djalit nga Tirana? Po Uljani bën të vetën dhe i shpreh hapur bindjet e tij në mbështetje të kësaj kandidature.

E gjetëm si zakonisht atje ku ka vendqëndrimin e tij, pranë Piramidës, duke pritur klientin e radhës. Shohim që taksia e tij, këtë herë ishte e mbushur me posterat e Donald Tramp. Dikur vendin e tij të nderit e kishte… Kim Kardashian dhe motra e saj, Kylie Jenner.

Kur e pyesim se përse e mbështet këtë kandidaturë, përgjigjet bindshëm dhe me vendosmëri: “Donald Tramp më duket shumë njeri i drejtë. Nuk është si politikanët shqiptarë që bëjnë fushatë dhe vjedhin, i fusin lekët në xhep. Ndërsa ai nuk nevojë vjedh pasi është biznesmen dhe ka lekë plot”.

Kolgjegjaj e ka një shpjegim të vetin se përse Tramp i është futur politikës. Sipas tij, ai është nisur nga një mision i caktuar. “Donald Tramp është futur në politikë për të hequr këtë farën e keqe të politikanëve që qeverisin gjithandej deri më tani. Ai është ndryshe nga të tjerët. I thotë gjërat troç, ashtu siç janë, pa diplomaci”- shprehet taksisti për Dita-n.

Uljani edhe pse ka fiksim amerikanët, deri më sot nuk e ka tentuar ndonjëherë të aplikojë në lotarinë amerikane, por nëse fiton Tramp, do ta provojë edhe ai fatin. Kur i themi që i preferuari i tij nuk i mbështet emigrantët, madje ka thënë se do t’i zhdukë ata nga Amerika, Kolgjegjaj e ka një arsyetim edhe për këtë deklaratë të mbështetësit të tij.

“Emigrantët që nuk e duan Donaldin janë ata që janë pa letra dhe që bëjnë pisllëqe. Dhe Donaldi do ta shuaj këtë farën e keqe. Ai i do njerëzit të rregullt, sipas ligjit. Emigrantët e rregullt nuk kanë arsye se pse duhet ta kenë frikë atë”-pohon taksisti.

Ai arrin deri aty sa të parashikojë edhe rezultatin e zgjedhjeve në Amerikë. “Tramp ka për të fituar bindshëm, 70 për qind mendoj unë. Do m’i kujtosh këto fjalë që po të them”.

Një djalë i cili deri më tani ka mbajtur portretet e disa femrave sharmante dhe të njohura në taksin e tij, duket pak e çuditshme që të preferoj një mashkull këtë herë. Por mesa duket, Hillari nuk është në shijet e tij, pasi ai thotë se, po të kaloi vakti duhet të hapësh rrugë dhe të zëvendësohesh më një tjetër. Në ditët e sotme, sipas tij, të ikën koha.

“Hilari Klinton nuk i hyn në punë askujt. Ajo është zonjë për veten e vet. Pse e gjithë familja do futet në politikë! Ka qenë burri, pse duhet të futet edhe ajo!? Pastaj s’ka moshë ajo për atë punë”- thotë Uljani.

Megjithatë, djaloshi taksist ka arritur të tërheq vëmendjen jo vetëm të njerëzve, por edhe të mediave të huaja këto kohë. “Këto ditë vetëm më fotografojnë. Vijnë njerëzit, bëjnë foto dhe qeshin”– tregon ai duke qeshur, gjithashtu.

Në mediat e huaja

Shoferit të taksisë i ka dedikuar një shkrim të veçantë edhe mediat e huaja, konkretisht “Associated Press”, (e më pas është transmetuar edhe nga shumë media të tjera amerikane) për të cilën, ndër të tjera thotë se manjati i pasurive të paluajtshme ka ndihmuar mjaftueshëm në shpëtimin e biznesit të tij.

Uljan Kolgjegja ka thënë për këtë media se, ideja për ta pikturuar automjetin e tij me fotot e Donald Tramp i ka ardhur pasi kishte dëgjuar kryeministrin Rama të thoshte se “Tramp mund të përbënte një kërcënim real ndaj marrëdhënieve shqiptaro-amerikane”.

Gjesti i tij ka tërhequr vëmendjen e shumë personave në Tiranë, ndërsa Kolgjegja thotë se po fiton më shumë para se kurrë më parë, gjatë 13 viteve si shofer taksie. “Fotot e tij më kanë sjellë më shumë klientë”, shprehet ai për “AP”.

Kolgjegja flet edhe në lidhje me presidencialet amerikane, teksa thotë se Tramp do të sjellë zhvillime të reja shpresëdhënëse anembanë botës, nëse zgjidhet president, ndërsa shfaqet më shumë skeptik ndaj kandidates demokrate, Hilari Klinton.

“Shikoni botën sot, e mbushur plot me luftëra. Presidenti Obama dhe Klintoni, e cila ka punuar për të më parë, nuk kanë bërë aq sa duhet”, thotë ai. “Tramp do të sjellë një ndryshim”.

Në komentet e mëhershme të tij për Trampin, kryeministri Rama ka thënë se “do të ketë pasoja shkatërrimtare” nëse ai zgjidhet president i SHBA-ve. Por këtu, ai nuk i është referuar republikanëve në tërësi, vetëm një “karakteri që ka sjellë shqetësim edhe mes vet republikanëve”, saqë shumë prej tyre tashmë duan dhe pritet të votojnë Klintonin.

“Kur Tramp të bëhet zyrtarisht president dhe të futet në Shtëpinë e Bardhë në janar, unë do të ndez 200 fishekzjarrë përpara zyrës së kryeministrit Rama”, ka premtuar Kolgjegja në fjalët e cituara nga “Associated Press”.

Tirana dhe Uashingtoni rivendosën marrëdhëniet diplomatike në vitin 1991 pas rënies së regjimit komunist në vendin tonë. Ndërkohë, edhe ish-presidenti amerikan George W. Bush pati një mikpritje si hero në Shqipëri, gjatë vizitës së tij në vitin 2007.

29 komente në “Nga tatuazhi i Berishës (që më pas e shndërroi në dragua), tek Donald Trump: Njihuni me taksistin e Tiranës që është bërë hit në mediat e huaja”

  1. Ustai says:

    U rrite e su poqe,ngele tere jeten kokloqe…i shkon shume kjo thenia ketij trapit!
    Malok eshte ky???

    1. Raimond vlonjati says:

      Ky qenka cun super inteligjent

      100 here me inteligjent se huri Edi Rama

      Te gjitha ato qe thote ky taksisti jane te verteta . Analiza e tij esht shum e sakte

      Ti duhet te kandidosh me te vertete per depudet se je 100 here me politikan i afte se kryeministri idiot qe keni aty
      Edhe per Hilarin ky djali ka folur shum bukur

      Meru me politike mor cun , se qenke tamam per ate pune

      1. Rajmonda tropojanja says:

        Gjysma e deputeteve te PD kane trute e Ramondit dhe ketij palloshit me taksi…Prandaj jemi aty ku jemi

      2. preshevali says:

        Te shqiptarët për tu marë me politik nuk duhesh të jesh për atë punë,
        por duhesh të jesh; rrenc, intrigues, shpifës, , dilinxhi, tradhtarë e me së shumti hajdut.

      3. Prec Ulaj says:

        Tipa si ky Spiunllekun dhe servilizmin kane,. Tropojan do jete patjeter.
        Ky i beri gojore Berishes 25 vjet, tani kerkon Trumpin, nje plak tjeter te cmendur te shkaterroje Ameriken.
        Eshte si puna e atij qe vajti te zgjidhte nje qengj ne kopem, dhe kapi Qenin.

      4. enter dobici Janulles says:

        Ti je pak me idiot se ky superidioti.

      5. Saba says:

        Qenka nji trap i madh qenka koka saliut shko mer malok vendose baben tend .

  2. Zeqo pilafi says:

    Spata durim ta lexoja deri ne fund. Por eshte e qarte qe ky bobi e meriton te jete deputet, me teper se sa disa nga deputetet aktuale. I lutem te mos ikë dhe ky jashte vendit siç bejne shum te tjere. Shqiperia ka nevoje per ty. Lufto dhe ti. Kantido per deputet.

    1. ariff says:

      Zeqo je i madh eshte i prere per deutet , eshte pak me lart se niveli Ben Blushit dhe pak me poshte se niveli i kawbojsit te Lezhes .

    2. Saba says:

      Pse mos kur esht saliu deputet mund te jet edhe ky maloku nuk te vjen cudi kurgja ne shqipri.

  3. sala says:

    maloku ka marr vize dhe ka zbritur ne Tirane

  4. L leshi says:

    Kjo tregon zgjuarsine qe kane maloket shqiptare, kam pare budallej me shumice por ky per mua eshte krybudallaj me i madh qe kam pare ndonje here dhe ti kushtosh kohe ketije eshte humbje…

  5. GENTI says:

    Nje fytyre kane kafshet si ne ne amerike e kudo.

  6. ........ says:

    KY bobi esht per deputet tek PDja te zevensoj saliun qe e kishte ne luk te zemres te perfaqsoj ty o zeqo pilafi se sa te ket njerez si ty e ky maloku ky vend kurr nuk do bej hajer,siç tha gon llaka tek portokallia , sa te jen te leshuar qent e avllis kjo do jet era e SHQIPRIS.

  7. Spartaku says:

    Ky me shume se taksist nuk behet.çfare fitimi ka ky torollak nga Sali Berisha? Ai ka bindjet e tija,dhe mire bene qe e simpatizon,por njeriu mendon se çfare te mirash i sjell ky Berisha vendit.Ai shkaterroi gjithe shqiperine,ka rrenuar popullin me firmat piramidale,sa Berisha kerkoi falje.Gjithashtu Berisha ka vrar njerez te pafajshem.Nuk e di a eshte dakord taksisti per vrasjet e 97-es,gerdecit,kater veta ne 21 janar ne mes te bulevardit? Po Trump pse e do qe te jete president i amerikes? Mos vall se e do Saliu? Saliu e do se po te vije ai,do dergoi njerzit e ti duke paguar shtrenjet te Trump qe reforma ne drejtesi te mos behet.Saliu ka bere krime dhe e di qe reforma do e fusin ne burg.Prandaj o taksist,me mire shiko punen tende se Saliu nuk di ku eshte per vehete.

    1. Bazarhesap says:

      Cfar te mirash ka ky nga “Sala”!!!
      Ka ardh n’Tirone ar t’ij,en po jetan n’toke zanum!!!

  8. Akili says:

    “Moj kasolle ku na mblodhe”…..Do ishte cudi qe ky tipi mos ishte fans i gjysh Liut. Se pas te cmendurit shkojne gjithe hajvanet.

  9. Nave Na says:

    Ti qenke figjure shteti eeerrrrrrrr!
    Ti qenke i partise sone, ti qenke Nave Na or tejna!
    Tash po ta shkruaj emrin perkrah deshmoreve te Partise sone:
    Sheqerja
    Sa leh Berisha
    Shkelzeni
    Lirija
    Argita
    Jozefina
    Uljan Kolgjegja
    Jemin Gjana
    Genc Pollo
    Ciljeta
    Flamur Noka
    Agim Doci
    Greta Koci
    Gjallica
    Lek Plepi
    Sudja
    Bujar Qamili
    Artjola Toska
    Sinan Hoxha
    Stresi
    NGC lluku ba ba shta
    Llumi lumi Na Na!
    U lodha tu shkrujt per kishe te Lacit eeerrrrr!
    Sa shume jena nave Na eerrrrrrr!

  10. akademiku says:

    po ja kujtoj kush eshte ai;NJE BUDALLA VERTITEJ RRETH NJE PELLGU KU VARESHIN GERSHETAT E NJE SHELGU RRETH BUDALLAIT VERTITESHIN ME ORE NJEZET AKADEMIK E PROFESORE,I DUKEJ BUDALLAI NJE QENIE E RRALLE ,VALL CMENIM KISHTE AI NE BALLE PAPRITUR BUDALLAI U UL PAS SHELGUT RREMBEU NJE GUR DHE E EHUDHI BRENDA PELLGUT,PER AKADEMIKET KY GUR BERI BUJEDHE U ZHYTEN TE TERE NE UJE ,HAJT THAN TTA GJEJM KUSH ESHTE I ZOTI SE KY NJERI SE HODHI SE KOTI,,QE ATEHERE AKADEMIKET MJEKRAT CJERRIN KERKOJN GURIN TA GJEJN DOT SE NXJERRIN,noshta kjo vjerrsh ka moshen e atij djallit,u paskash dit me koh kush eshte

  11. toi says:

    ajde kafshe kush te jep taksi ty mo

  12. Teodori says:

    Zeqo,te dhenat i ka dhe per kryetar grup per opoziten.

  13. Alket says:

    Se kuptoj se si mund te perkrahesh kete sharlatan trumf do te duhen vetem 5 minuta ta degjosh dhe te kuptosh se ke te besh me nje person antikushtetues racist genjeshtar fodull injorant kurse per kete personin e mesiperm nuk ja vlen bara qirane te japesh ndonje koment mjafto vetem pamja e tij jashtme te kuptosh se ke te besh me nje idiot te lindur

    1. enter"" says:

      Antikushtetues???? Jep fakte qe ai eshte anti kushtetues.
      Racist????? Cfare sjelljesh apo fjalesh ka bere Trump qe ju e quani racist?
      Genjeshtar???????? Aahahahaahahaahah, po per Hillary qe ka mashtruar me emailed ca do thuash?

      Shko e edkukohu o tru-shpelare

  14. Strong says:

    Tatuazh me portretin e Saliut? Po me portretin e Sllobodankes, Argites, Zenit pse jo? Te gjithe keta familjarisht kane “kontribuar” per kete Shqiperi qe kemi sot. Kur e keqja behet idhull, keshtu ndodh, 50% e shqiptareve kane idhuj satanike. A thua nga injoranca apo ligesia?

  15. Fshetnery says:

    malok mer!
    malokt ishin ata qe luftonin per turkun kundra luftetarve grek qe donin te cliroheshin nga zgjedha turke. ishin maloket shkodran mirditor qe ishin me trupat turke. se jan bythqima.
    se bashkohen me te keqen.
    edhe jugoret jo se jan me te mir,por kan nje sens tjeter sjellje. kan mas dhe dijn te ndalojn perpara se te shkaktojn drama dhe gjera te kqija te pariparueshme.
    kurse malokt I shkojn der ne fund te keqes dhe, kur dalin para pergjegjsis rrijn si hunj dhe s dijn ca t thon.
    shif salen ti.
    malok I ndyr.
    fatkeqsija e shqipnis jan malokt.
    dhe duhet bo nji dallim ndermjet malsorve dhe malokve.
    malsorve,, hiqi kapelen,respektoji.jan t mir.
    malokut rrasi derrin se s behet kurr njeri.se jan t pabes.

  16. enter"" says:

    Me inteligjent se shumica e shqitareve eshte!
    Bravo edhe gjykimin per Trump. Ky nuk eshte me trurin e shpelare si “liberalet” shqiptare apo ata ameriqene

  17. fteri says:

    ikë ore derdimen legen Kolgjegja,Vota i takon Hilari klinton mikut të përjetshëm të shqiptarve që provat i ka dhënë me çlirimin e kosovës ,jo psikopatit që shantazhon shqiptarët dhe refugjatët.Një njeri që do rrudhë edhe NATON, kjo ndikon negativë në mbrojtjen e tonë.
    ………PRANDAJ SHQIPO THIRRI “QOKËS ” sa s’është vonë ,dili zot atëdheut si gjithmon ,DILË NGA NOSTALGJIA E PËRBINDËSHIT SALI HIQI ATO TOTUAZHE ZHGARAVINA të KRIMINELIT SALI në trupin tuaj ,HIQE KARIKATURËN TAUMP nga makina ,DHE VENDOSË MIKESHËN TONË TË SHQIPTARVE EDHE 100 VJET ME amerikën dhe HILARI KLINTONIN !!!
    …………HILARIT I PËRKET VOTA e shqiptarve në mbarë botën DHE E ARDHMËJA E AMERIKËS ,dhe BOTËS .
    ………..Po më duket se je kobure e korrupsionit kriminal të S.Berishës një MERCENAR politik,nga kontigjnti i rrugaqëve të rrugës që përdor Saliu dhe Luli.Zgjohu dilë nga kjo jermi KARABUSH !!!!!!!!!

  18. Dikush says:

    Atij po i ecen puna, ju te tjeret pirdhni sa me shume se liroheni…. Ka mendimin e vet mer jahu….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje