Tekniku i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi, ka dhënë një intervistë për të përditshmen italiane “Tuttomercatoëeb”, ku flet për dy sfidat e ardhshme në eliminatoret e botërorit “Rusi 2018”, ndaj Lihtenshtejnit dhe Spanjës.
Gjithashtu, De Biasi flet dhe për interesimin e skuadrës kroate Dinamo e Zagrebit.
“Kemi dy ndeshje. E para mund të tingëllojë si një ndeshje e lehtë por nuk do të jetë e tillë, ndërsa më pas do të luajmë ndaj Spanjës e cila është kthyer në nivelet e disa vite më parë dhe ka lojtarë të mëdhenj në organikën e saj. Niveli teknik i lojtarëve të Kombëtares spanjolle është i mahnitshëm duke nisur nga, Diego Costa, David Silva, Jordi Alba”
Ndërsa më pas De Biasi hodhi poshtë mundësinë e transferimit tek Dinamo e Zagrebit.
“Jo. Nuk kam asnjë telefonatë. Unë kam një kontratë me Federatën Shqiptare, dhe jam i lumtur që jam trajnerii i ekipin kombëtar. Do ta respektojë angazhimin tim në këtë kombëtare.” tha De Biasi./f.b
Lihtenshtejni ne pjesen e pare ne ndeshjen ndaj Spanjes u mbrojt shume mire. De Biazi ka te drejte nuk duhet ti nenvleftesojme se ndryshe e pesojme.