KORRUPSIONI i Prokurorit/Sekuestrohet kaseta e emisionit, shoqerohet dhe prezantuesi Saimir Kodra.

29 Shtator 2016, 00:48Sociale TEMA

Oficerë të Policisë Gjyqësore kane shoqeruar ne fund te emisionit prezantuesin Saimir Kodra te emisionit “Stop”. Qëllimi I vizitës së tyre në këtë orë të vonë të mbrëmjes ka qenë sekuestrimi I materialeve filmike që emisioni Stop transmetoi në emisionin e sot, ku një oficer I Policisë Gjyqësore I identifikuar si Fatos Lusha kërkonte para për mbylljen e një çështje në hetim në ngarkim të prokurorit Ardian Braho, duke marrë si shpërblim 18 mijë euro.

Bashke me matrealet ata kane shoqeruar dhe prezantuesin Kodra.

Pak pas publikimit të videos së përgjimit mbi prokurorin e Tiranës, Ardian Braho nga emisioni “Stop”, gazetari Leonard Bakillari ka bërë një reagim ku sulmon drejtuesin e emisionit, Saimir Kodra.

Bakillari shprehet se, Kodra ka njohje personale me prokurorin dhe vetëm pak kohë më parë i ka kërkuar atij një nder. Sipas gazetarit, Braho ia ka bërë nderin por pa shkelur ligjin.

“Madje jo vetëm pak por ata kanë ruajtur miqësinë dhe shpesh takoheshin”, shkrua Bakillari.

 

6 komente në “KORRUPSIONI i Prokurorit/Sekuestrohet kaseta e emisionit, shoqerohet dhe prezantuesi Saimir Kodra.”

  1. adri says:

    Super i korruptuar prokurori. Ky e paska bere namin . Turp ti vije e ka qelbur shqiperine e Tiranen . Dhe qytetaret shqipetare presin drejtesi dhe ligj e zbatim ligji dhe ndershkimin e hajduteve nga ky kriminel ky krim i e bashkepunetor i krimineleve. Ne Burg kete qelbesire.
    BRAVO SAIMIR KODRA VETEM TI KE NGELUR NE SHQIPERI SE ED RAMA LESHI DHE AI I KORRUPTUAR ESHTE DERISA NUK NDERSHKON TE KORRUPTUARIT E KRIMINELET QE I KANE VJEDHUR DHE PO JU VJEDHIN PASURINE DHE SHPRESAT SHQIPETAREVE. NDERSA KY PROKURORI BRAHO KY KLRIMINEL QE PASKA GISHT NE PUSHIN E MIJERAVE CESHTJEVE ME MILIONA EURO TE KALBET NE BURG SE BASHKU ME TE GJITHE BASHKEPUNETORET E TIJ.

  2. adri says:

    o ju te gazetes tema botojini komentet

  3. nick says:

    Dmth sipas Bakillarit, Kodra i ka bere nder Saimirit pa shkelur ligjin, pra ka zbatuar ligjin, qe do te thote qe Bakillari e ka pasur per detyre te zbatonte ligjin dhe qe zbatimi i ligjit nuk eshte se i ben nder dikujt por detyre. Leonard Bakillari ka zgjedhur te mbroje krahun e gabuar duke dale ne mbrojtje te shkelesve te ligjit, pra me pak fjale , ky eshte morali qe ai na perciell. Logjike tejet klienteliste e udhehequr nga parime te padenja per nje shoqeri. Sajmiri e ka bere mire detyren e vet dhe kete duhet ta beje secili shqiptar i ndershem sepse korrupsioni po i merr frymen nje populli te tere.

  4. L leshi says:

    Po mire o Bakikari ky Braho le te bente korrupsion dhe se sajmiri duhet te rrinte urte se ishin miq, hajde mentalitet shqiptari dhe i thua vetes gazetar ti je nje cope plehre qe kerkon te mbulosh plehrat.

  5. anila says:

    Qe Saimiri eshte nje gjobe venes dhe maskara kete e dine te gjithe. Vetem para nje muaji dikush i pagoi Saimirit 30.000 Euro per te mos dale video e tij tek Stopi. Por dhe qe keta Prokuroret jane qelbesira kete nuk mund te mos e pranojme. Rrasini brenda te dy.

  6. h says:

    O Bakirllkar po rrocke ce pune ka gazetari me njohjet personale.Ai ben punen e vet pastaj mos harro se Sajmiri eshte vetem 1 person aty pasi ka gjithe ate staf qe punon.Atij bravo i qofte qe po i nxjerr cullak prokurore e nepunes te administrates.Po te kishte ndodhur ty ajo me ate fakirin e shkrete qe per te marre leket e veta duhet te jap 20% te shumes cfare do te thoshe? Do ja jepje sic ja kemi dhene te gjithe ne qe kemi patur rastin te ndeshemi me gjykatat e prokuroret dhe i kemi thene merri dhe i befsh ilace ose mos i gezofsh.Pse nuk eshte denuar 1 gjykates apo prokuror deri tani prandaj livadhisin keto kellira.Ku e keni Majlinda Andrean e gjykates se larte?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje