Nga Teuta Shamku
Ajo që ndodh në vend depozitimin e mbeturinave në Porto Romano në Durrës, në një fushë të hapur, i kalon kufijtë e ndotjes së mjedisit. Fare pranë kësaj fushe, në rrugën “Brigada Franceskiane” ka me dhjetra shtëpi të banuara, që veç erës së rëndë e të padurueshme, si pasojë e dekompozimit të plehrave, djegies së tyre dhe çlirimit të mbetjeve toksike, mbajnë mbi supe hijen e vdekjes, e cila duket se po mbetëron mbi hapsirën ku janë shpërndarë mbeturinat. Duket se kjo zonë është përjashtuar nga çdo reformë e administrimit territorial, pasi asnjë autoritet zyrtar nuk ka reaguar për këtë rrezik, që rritet dita- ditës, prej 20 vitesh.
Ndërkaq qeveria dhe publiku janë përfshirë këto ditë në debatin për ligjin e mbetjeve, që do të vijnë nga importi, duke harruar se në Porto Romano po ndodh një katastrofë mjedisore.
……
Në grumbujt e këtyre mbetjeve të çdolloji, sheh banorë të zonës që gërmojnë mbi to, për të gjetur materiale të riciklueshme, letër, karton, plastikë, qelq, apo hekur. Ndihen të bezdisur nga kamera, perpiqen të fshihen pas dorës, e të thonë ndërdhëmbë “Ufaa ne po nxjerrim bukës e gojës, ju na nxirri në tv”.
Enden mbi plehra si personazhe filmash triller…. Fare pranë njerëzive që gërmojnë aty, kasfshë shtëpiake gjejnë ushqim.
Janë aty njerëzit, lopët, derrat, pula, apo zogj ….. Disa të rinjt që punojnë në fushën e plehrave thonë se këto kafshë janë të banorëve që kanë shtëpitë afër kësaj zone. Derrat janë më të shumtë në numër, i sheh mbi mbeturina, në fushë, në rrugë, apo të zhytur në llucën e kanalit që kundërmon erë të rëndë. Një tjetër ka gjetur vend për të fjetur……
Ata që punojnë në këtë vend tregojnë se ropaten mbi plehra gjithë ditën për të marrë në fund të saj 10 mijë lekë të vjetra. Ka djem në moshë të re, por shumica janë femra. Në këtë fushë ka pasur edhe prej tyre që janë lëndur, apo plagosur gjatë punës. Të tjerë kanë marrë sëmundje të rënda, që janë bërë shkak për humbjen e jetës.….
Këta të rinj që punojnë mbi plehrat e Durrësit, mendojnë të fitojnë jetesën e përditshme, por pa menduar se çfarë rrezikojnë, në shëndetin dhe të ardhmen e tyre. Ndërsa Bashkia e Durrësit vijon me projektet e saj, për ti bërë makiazh qytetit, por që fushën e Porto Romanës nuk ka bojë që e mbulon.
Kete vend e ka kapur MAFIA dhe edvini bashke me salehun,lulen, etj, jane vete MAFIA!
Te mjeret ne,nga tja mbajme!!!
Jo, eshte thjesht propagande polituke kunder Ramutit.
Plerat te mos ndihen dhe derrat te ushqehen ne paqe.
Helmimi eshte nhe genjeshter politike
Shkoni ne grykederrdhje te lumit Mat afer Patogut te shihni se sa mire mund ti menaxhojne zyrtaret tane te korruptuar pleherat. Nje mal me plehera eshte atje duke rrezikuar jeten e banoreve dhe nje kercenim ekologjik per gjithe rajonin. Cfare turizmi pret te zhvillohet ne bregdet te mbushur me plehera. Asnje zgjidhje nuk do marrin te gjitha keto plehera te komunes Fushe_kuqe. Ato jane hedhur ne grykderrdhje te lumit Mat duke pritur perbytjet qe ti cojne ne det. Kjo qeveri qe nuk zgjidh dot pleherat e nje komune ne Fushe-Kuqe si mundet te zgjidhe pleherat e Europes. Ky edhte krim i organizuar. Kjo quhet Mafje. Dergoni nje televizor ne Fushekuqe te shikojne njerezit se sa nerrezik jane.
Pyetje dhe komente idiote te gazetares. E painformuan mbi vendepozitimine mbetjeve. Ata qe punojne nuk jane te licensuar, por banore qe rropaten per te nxjerre buken e gojes. Mbetjet nuk kane pronar, por jane te qyteteve Durres, Kavaje, RRogozhine. Vendi eshte caktuar si pika me e larget e qytetit, jo nga Dako, por ketu e 2 dekada me pare. Problem nuk mbetet vendgrumbullimi i tyre por asgjesimi me ane te djegies qe cliron dioksid karboni dhe helme te tjera te rrezikshme ne ajer qe pushtojne gjithe qytetin. Ketu nuk jemi ne Sharre te Tiranes, ndaj duhet te beni diferencen ne lajm, pyetje dhe koment.