Befason imami shqiptar: Mbajtja e burkas, absurditet. Jo detyrim te myslimanët

29 Shtator 2016, 09:18Sociale TEMA

Votimi më i ri i Parlamentit të Zvicrës me shumicë kundër mbajtjes së burkas (mbulesë e plotë e grave myslimane) në ambientet publike, ka ngjallur komentime nga më të ndryshmet.

Shumica e njerëzve, edhe ndër myslimanët, nuk kanë gjë kundër kësaj ndalese. Një qëndrim të tillë e ka shprehur së fundi edhe kryetari i Bashkësisë Islame Shqiptare të Zvicrës, imami i njohur nga Berna, Mustafë Mehmeti, raporton albinfo.ch

Ai në një deklaratë të dhënë gazetës “Aargauer Zeitung” thotë se “mbulimi i plotë i gruas nuk është ndonjë detyrim në islam. Për këtë arsye ai nuk është i nevojshëm, transmeton albinfo.ch gazetën zvicerane.

Rrjedhimisht, sipas imamit shqiptar ndalimi me ligj i kësaj mbulese nuk përbën ndonjë akt armiqësor ndaj islamit. “Është absurde të bartësh burka. Bartja e saj nuk ka arsyetim teologjik dhe nuk bën pjesë ndër obligimet islamike”, thotë Mehmeti.

Prandaj, shton ai, ndalesa më e re nuk është shenjë kundër myslimanëve por, ndoshta, kundër atyre ultrakonservativë. Ndërsa ai ka thënë se problematike do të ishte një ndalesë e mbulesës së kokës, shamisë.

Qëndrim të ngjashëm kanë edhe myslimanet liberale. Kështu, kryetarja e Forumit për Islamin Pëparimtar, Saida Keller­Messahli, përshëndet këtë ndalesë, pasi që ajo është një shenjë kundër “akteve neveritëse të islamit politik”.

Thjesht, te burka, nuk bëhet fjalë për më shumë se një copë të thjeshtë veshjeje. Aty bëhet fjalë për mizogjeninë e salafistëve”, citohet ajo nga gazeta. Mesahli thotë se ajo vetë e ka përfaqësuar një qëndrim të tillë edhe para se SVP ta bënte iniciativën.

 

1 komente në “Befason imami shqiptar: Mbajtja e burkas, absurditet. Jo detyrim te myslimanët”

  1. saje says:

    Nga goja jote ne vesh te” MYSLIMANVE SHQIPTAR”.
    Se dyti:Mire do ishte tu shpegoje “myslo shpiptarve” se myslimanizmi nuk eshte fe shqiptare.
    Se treti:Fillo nga vetja jote e nderro emer e mbiemer(se me mehmet,muhamet,mamudie,sheqire,shaqire,meleqe,paleqe..nuk jane as emra dhe as i perkasin rraces ilere e dardane).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje