"Do jetë i gjatë dhe i dhimbshëm": May zyrtarizon nisjen e Brexit

2 Tetor 2016, 15:59Bota TEMA

Britania do të nis procesin e daljes nga BE-ja në mars të vitit 2017

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May ka thënë se qeveria e saj do të nis procesin formal për daljen nga Bashkimi Evropian, në fund të muajit mars 2017.

May ka konfrimuar këtë afat për tërheqje nga Artikulli 50 i Traktatit të Lisbonës, në një intervistë dhënë sot BBC-së.

Ky traktat vendos rregullat që bisedimet për vendet që largohen nga blloku, duhet të zgjasin dy vjet.

Kryeministrja May ka thënë se ajo do të jap detaje të tjera për këtë proces në një fjalim që do të mbajë më vonë gjatë ditës në konferencën e përvjetshme të Partisë Konservatore.

Pak muaj më parë, kur ajo mori pushtetin deklaroi se Brexit do të ishte një proces i dhimbshëm dhe i gjatë.

1 komente në ““Do jetë i gjatë dhe i dhimbshëm”: May zyrtarizon nisjen e Brexit”

  1. vampajri says:

    tamam:
    I gjat,i trash dhe me kok t modhe.
    qe kur hy shkakton dhimbje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje