“Sot ka një luftë botërore për të shkatërruar martesën. Nuk shkatërrohet me armë, por me ide, ka koloni ideologjike që e bëjnë këtë”. Kështu është shprehur Papa Françesku gjatë një takimi me klerin në Tbilisi.
“Martesa është gjëja më e bukur që ka krijuar Zoti. Bibla thotë se Zoti krijoi burrin dhe gruan sipas shëmbëlltyrës së vet. Pra gruaja dhe burri që bëhen një janë shëmbëlltyra e Zotit”, ka thënë ai.
Papa është ndalur te pasojat që lë divorci veçanërisht te fëmijët. “Kush e paguan çmimin e divorcit? Burrë e grua?
Jo, më shumë paguan Zoti, sepse kur ndahet një trup i vetëm, njolloset imazhi i Zotit. Dhe për më tepër paguajnë fëmijët. Ju nuk e dini sa vuajnë fëmijët kur shohin grindje e ndarje mes prindërve”, tha Papa.
Papa Francesku shume sakte e ka shprehur Divorcin,grindjet e bashkeshorteve ne prani te femijve dhe mjafte pasoja…Me pak fjale veprime ne kundershtim me Biblen etj… Dakort!por une i drejtoj nje pyetje Papa Franceskut:Nese e pranone qe divorci eshte i denueshem,atehere perse e lejone te vijne ne Kishe apo gjetke keta njerez te denuar nga Bibla? Ceshtje Biznesi apo Ndryshe predikojme dhe ndryshe veprojme…
Nese keta njerez nuk do lejohen te vijne ne Kishe apo Xhami,dhe nese ligjet e Drejtesise nuk e bejne pa problem shpalljen e Divorcit
atehere numuri i tyre do te shkoje ne ulje te ndjeshme.Por keshtu si eshte Sot,pavaresisht nga situatat eko-sociale,Familjet po kthehet ne Clube Stripistesh,rrine sa rrine dhe i fusin nje divorc pa te keq.